Pas shpalljes se pluralizmit kombesia shqiptare nga Çameria u organizua ne ShoqatenÇameria. Per shume arsye, edhe perkunder aktivitetit shume te dendur patriotik per sensibilizimin e ceshtjes came, kombesia shqiptare nga Çameria nuk arriti qe, permes kesaj shoqate te arrinte suksesin qe e arriti permes Partia Drejtesi dhe Integrim (PDI), te drejtuar nga z. Tahir Muhedini.
Çamet arriten qe me ne fund, ta kene nje deputet, z. Dashamir Tahiri, biznesmen cam nga Vlora. Por, menjehere pas ketij suksesi te PDI-se, ne skenen politike te kombesise came na u shfaq Partia Drejtesi dhe Unitet (PDU), e kryesuar nga z. Shpetim Idrizi, i cili mandatin e deputetit e kishte fituar si kandidat i PSSH-se dhe jo si perfaqesues (kandidat) i partise came PDI. Kesaj partie iu bashkengjit edhe deputeti i PDI-se, dhe aktualisht ne skenen politike te cameve veprojne dy parti politike came.
Gjykojme se kjo percarje e kombesise shqiptare nga Çameria ne dy parti politike iu intereson dhe fryhet vetem nga armiqte e ceshtjes se pazgjidhur came, sepse duke vazhduar keshtu , te ndare e te percare ne dy parti, ne zgjedhjet e ardhshme kombesia came ne Republiken e Shqiperise nuk do te arrije ta fitojne as edhe nje deputet te vetem.
Te dy partite came duhet ta organizojne nje Kongres te Perbashket, qe do te duhej te quhej Kongresi i Unitetit Kombetar te Çameve.