Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kujtimet qe ngjallin "Topazin". Idete qe vdesin teatrin

Publikuar me : 28.05.2010 Ne : Kulture - 201 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Aktori Lazer Filipi rinderton me kujtime komedine e pare te Teatrit Profesionist te Shtetit, me regji te Sokrat Mios.


Nje rikthim 65 vite pas ne historine e vepres, sjelljet e aktoreve, reagimi i publikut qe paguante bileten me paret e luftes


Me 20 maj 1945, ne ish-kinema Kosova, Teatri Profesionist i Shtetit vinte ne skene te paren shfaqje te ketij institucioni te ri kombetar. Ishte komedia Topazi e Marcel Pagnolit.


Regjisori Sokrat Mio kishte zgjedhur per aktore Andon Panon, Ollga Shurajen, Besim Levonjen, Nikolla Panajotin, si dhe femije shkollash dhe figurante. Pervec Lazer Filipit, sot 89 vjec, askush nuk jeton me nga aktoret. 65 vjet me pas, Filipi rikujton Topazin, punen me regjisorin, sjelljet e aktoreve, ato qe nuk i ka regjur koha, si ka reaguar publiku per here te pare ne teater.


Ollga vinte nga teatri partizan i Permetit. Ishte aktore e re, e qete, nuk ishte impulsive, perpiqej te mbahej zonje. Andon Pano kishte nje ze te kumbueshem. E luante shume mire pjesen.


Keto pak kane ngelur ne kujtesen e aktorit Lazer Filipi, atehere 18 vjec, ne rolin e sherbetorit te zonjes Topaz, e interpretuar nga Shuraja.


Topazi, kujton Filipi, ishte nje mesues i ndershem qe e nxjerrin nga puna dhe detyrohet te punoje afer nje politikani. Shpejt e kuptoi ligesine e tij, hilete dhe dallaveret, por edhe atij iu fut ne gjak pushteti dhe arrin der aty sa perbalt parimet e veta dhe pa e kuptuar i ze vendin atij qe i kishte sherbyer.


Aktorit i ka mbetur ne mend si nje satire e forte, nje demaskim i se keqes. Me tej kujton Ka pasur shume sukses. Ate nate ka qene salla plot. Topazi mund te jete vene nja 30-40 here rresht.


Njerezit vinin ne shfaqje dhe kishin mall sepse atehere nuk ishte media e sotme, televizioni. Por, nuk u rivu me vone sepse filluam te merrnim pjese te tjera nga dramaturgjia boterore, klasike. Çmimi i biletes nuk i kujtohet, vetem qe kane qene paret e luftes, leke te stamposura.


Por, sapo ndonje kujtim i vjen ne mendje, i qeshet fytyra e ndihet mire qe eshte aty per te rrefyer nje kohe ne te cilen eshte deshmitari i vetem. Edhe pse eshte duke folur per teatrin e sotem me 65 vjet mbi supe, i kujtohet nata pas premieres, festa ne oborrin e teatrit, duke pire shampanje me miqte. Sepse atehere Shqiperia ka qene e mbytyr me shampanjen qe sillnin tregtaret.


Nga regjisori Sokrat Mio, kujton seriozitetin ne pune, shijen e holle te huazuar nga Franca ku kish studiuar, manierat e vecanta te interpretimit. Sokrati kishte mbaruar ne Paris per regjisure, ishte njeri qe e njihte teatrin mire, vecanerisht teatrin francez.


Ai krijoi edhe nje shkolle dramatike, por u mbyll se u hap teatri. Ishte nje profesionist i fjales artistike. Vuri ne skene Revizorin e Gogolit, me aktore Mihal Popin, Nikolla Panajotin, Besim Levonjen, Loro Kovacin, Xhevat Serezin, Mihal Stefen. Mio kerkonte realizem ne interpretim, interpretim te vertete, pa deklamacione, ne menyre te sinqerte, ashtu sic jane njerezit ne jete.


Duke e lene pas shfaqjen e pare, i kerkojme Filipit nje opinion per pervojen 65-vjecare te teatrit, cfare ka ecur bashke me kohen dhe cfare ka mbetur ne vend.


Edhe pse perpiqet ti ledhatoje fjalet per aktoret e sotem, veprat dhe gjendjen aktuale te teatrit ne Shqiperi, duket qe Filipit i ka mbetur koka pas, tek teatri i viteve 60 dhe 70, tek koha e arte sic e quan ai.


Atehere kur studiohej me kujdes repertori, kur behej art i gjalle ne skene, kur aktori shquhej me karakteret e tij. Kohet e fundit ka pasur nje renie nga cilesia e perzgjedhjes se dramaturgjise sepse ka hyre nje mode qe te veme pjese me sa me pak veta dhe pjese qe luhen kollaj.


Nder to hyjne edhe ca pjese te absurdit, me dy tri veta. Ka hyre edhe monodrama, ne menyre qe ato pese para qe jepen per nje shfaqje te mos shperndahen ne shume veta, por ti marrin dy tri veta, permend Filipi si probleme aktuale, pa harruar qarkullimin e repertorit, rigjenerimin e aktoreve, zhdukjen e frymes se te ndenjurit ne stol.


E si mund te ishte ndryshe Teatri Kombetar? Me nje organizim tjeter, me nje udheheqes artistik, me nje regjisor permanent, dhe te rigjenerohej vazhdimisht me gjak te ri. Mbi te gjitha te zgjidhen vepra cilesore. Kjo ka rendesi te madhe.

Filipi ka nje histori te gjate me Teatrin Kombetar, dhe mbi te gjitha me rolin e Leninit tek Oret e Kremlinit, i vene me 1957 me regjisorin rus Vladimir Bortko.


Por, para se te vinte Bortko, Filipi ka punuar per kete rol me Pandi Stillun, Zina Andrin, me Kujtim Spahivoglin. Per 20 vjet rresht nga 3 nentor i 1957, deri ne filmimin e pare per televizion, me 1977, nuk numerohen heret qe Filipi ka veshur kostumin dhe kapelen tipike ne rolin e Leninit. Dhe para tri vitesh, Saimir Kumbaro ua nguli ne kujtese kete figure edhe atyre qe kane lindur pas nentedhjetes. Si nje makth qe nuk te leshon per te vazhduar para.


Sot Topazi do te kujtohet ne Teatrin Kombetar nepermjet disa leximeve te aktoreve te rinj me rastin e aktiviteteve te zhvilluara ne 65 vjetorin e Teatrit Kombetar, qe nisin ne oren 11 dhe kurorezohen me Darka e Gabuar ne mbremje, ne oren 20.05.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit