Para dy ditesh, shqiptaret pane shfaqjen e radhes te kreut te mazhorances shqiptare ne nje sulm te eger e te papare per nje burre shteti ndaj opozites se vendit (dhe nepermjet saj gjithe popullit opozitar qe ne me shume se ne gjysmen e popullsise shqiptare eshte ngritur ne kembe kunder tij), qe prej 10 muajsh, ne te drejten e saj legjitime dhe morale kerkon vetem transparence te zgjedhjeve te fundit, ne menyre qe deformimi i vullnetit te zgjedhesve te mos ndodhe me.
Kreu i pushtetit te sotem ne Shqiperi, duke dashur te beje te fortin ne te gjitha rastet e mundshme, vazhdon te kundershtoje propozimet e opozites per normalizimin e situates, edhe pse ato kane tashme edhe konsensusin e institucioneve nderkombetare te akredituara ne Shqiperi, edhe pse ato i sherbejne zgjidhjes se krizes politike dhe institucionale, edhe pse ato i hapin rrugen dhe krijojne kushte per normalitet dhe transparence ne zgjedhjet e ardhshme.
Nje pushtet qe ka dale nga mashtrimi dhe nje vjedhje, per te cilen tashme jane bindur te gjithe shqiptaret, si dhe partneret nderkombetare, mund te mbahet ne kembe vetem me demagogji e genjeshtra.
Keshtu po ndodh edhe sot e pas 10-muajsh me Berishen. Frika dhe kembengulja absurde per te mos hapur kutite e votimit te zgjedhjeve te fundit i ka bindur perfundimisht shqiptaret per vjedhjen e votave. Ndaj, dhe protesta popullore ka ardhur vazhdimisht duke u rritur.
Por, kjo frike per hapjen e kutive e sensibilizoi dhe po e bind edhe faktorin nderkombetar per kerkesat e drejta te opozites. Berisha i la pa goje te gjithe, perfshi edhe nderkombetaret kur deklaroi pas kthimit nga Zagrebi se nuk kishte asnje dijeni per nje draft te rekomanduar nga nderkombetaret per zgjidhjen e krizes.
Dje, nga zyrat e OSBE-se u rikonfirmua se ky draft jo vetem ekziston, por ka konsensusin edhe te faktoreve te tjere nderkombetare, perfshi edhe Bashkimin Europian dhe SHBA-ne.
Nderkohe qe opozita eshte shprehur pro ketij pakti, ne interes te zgjidhjes se krizes ne Shqiperi, Berisha vazhdon ti genjeje shqiptaret dhe te beje pehlivanin edhe me nderkombetaret. Jo rralle, ai i nxjerr si mburoje nderkombetaret kur ka nevoje per ta, ndersa i quan megafone kur nuk i shkojne pas fillit.
Te njejten gje ben edhe me gjykatat dhe Kushtetuten e vendit. Deri dje Komisioni i Venecias ishte kryefjala e fjalimeve te tij per zgjidhjen e tij per zgjidhjen e krizes. Tani qe kete zgjidhje e pranoi opozita, Berisha ia kalon topin Gjykates Kushtetuese.
Berisha nuk po le gur pa levizur per te dale nga gjendja kaotike e krijuar, me presione e terror ndaj popullit opozitar dhe (sh)perdorimin e policise se shtetit; me angazhimin jo vetem te strukturave qeveritare, por edhe te administrates shteterore ne qender e ne baze per te penguar e mbytur qe ne embrion cdo shfaqje te pakenaqesive e pjesemarrjeve ne protestave te banoreve ne cdo cep te vendit; dezinformimin dhe perpjekjet per te manipuluar faktorin nderkombetar.
Se fundi, ai ka bere perpjekje per te perdorur edhe emrat e nje pjese te intelektualeve shqiptare, nje pjese te njohur e shumica te panjohur, njerez qe vijne nga fusha e krijimtarise kulturore e shkencore, mesimdhenes, nga fusha e sportit apo profesione te ndryshme.
Padyshim qe sot nuk eshte e veshtire te gjesh njerez te pozicionuar perkrah njeres apo tjetres force politike per shkak te bindjeve te tyre, qe mendojne ndryshe per probleme e situata te ndryshme apo qe jane indiferente ndaj zhvillimeve politike ne vend. Madje, mendimet dhe qendrimet ndryshe jane te vleresuara dhe pasuri ne nje shoqeri e hapur si ne kohet qe po jetojme.
Por, kur organizime te tilla ndermerren nga strukturat shteterore ne emer te partise ne pushtet, kjo eshte deshperuese.
Eshte deshperuese, sepse na kujton partine ne pushtet e para viteve 90-te ne kushtet e nje Shqiperie te mbyllur, e cila, sa here i lipsej, i bente thirrje krijuesve intelektuale e popullore, intelektualeve te kohes, asaj elite te ideologjizuar, sipas konceptit te sotem te Berishes, per ta mbeshtetur dhe zberthyer idete dhe veprimet qe vinin nga Lart.
Ne te vertete, kjo eshte nje perpjekje e deshperuar e Berishes per te perdorur krijuesit dhe intelektualet shqiptare si ne kohen e komunizmit dhe per ti percare ata si ne kohen e fashizmit.
Eshte e kuptueshme qe ne kohen e sotme dhe duke e njohur shoqerine shqiptare as opozita nuk do ta kishte problem te mblidhte njerez dhe te hartonte lista intelektualesh e krijuesish ne mbeshtetje te kerkesave te saj dhe te greves se urise. Madje, kjo nuk ishte e nevojshme edhe nga fakti se ata ishin dhe vazhdojne te jene pjese e protestave ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, si dhe ne te gjithe vendin.
Mbeshtetja e Driteroit te madh, apo akti vullnetar i Elsa Liles do te mjaftonin per te permbysur listat e hartuara nga pushteti, ku nje pjese e madhe lismetaresh gjeten rastin fatlum per tu shfaqur si intelektuale, edhe pse te njohur deri ne kufijte e fisit te tyre.
Gjate ketyre diteve kam takuar dhjetera prej tyre, disa kokulur, disa ne perpjekje per tu shmangur. Ka pasur dhe prej tyre qe jane shprehur se nuk kishin se cte benin, u kishin vene perpara alternativen o te firmosnin, o te mos paraqiteshin ne pune te nesermen; nje pjese e tyre e kane firmosur letren pa e lexuar tekstin, ne emer te mbrojtjes nga kercenimi te nje artisteje te vjeter e politikaneje te re.
Flet vete fakti qe pjesen derrmuese te listave e perbejne rrogetare te ketij shteti, njerez qe punojne ne dikastere dhe institucionet qendrore shteterore, artiste qe marrin nje pension te vecante per kontributin e tyre ne dy epoka (padyshim te merituar), pedagoge ne universitete, te lidhur me fije te dukshme e te padukshme me interesa me pushtetin e sotem.
Nje pjese jo e vogel e tyre jane (dhe do te mbeten pa dyshim) te njohurit, miqte e bashkepunetoret e mi. E kuptoj nje pjese prej tyre, pasi ua di mendimet, qendrimet e meparshme, si dhe fillin qe pershkon vepren e tyre te bere publike. I kuptoj dhe i mirekuptoj ne pacifizmin e tyre, njerezoren dhe humanizmin qe kane dashur te pershkojne me veprimin e tyre.
Por, mendoj, se nuk mund te jene te pandjeshem ndaj asaj qe kerkojne ata qe jane ngujuar deri ne veteflijim, jo per interesat e tyre, por per transparence te plote votes, edhe te votes se tyre, per me shume liri dhe hapesira demokratike ne kete vend.
Eshte e trishtueshme te mendosh se si ka mundesi qe keta intelektuale te shqetesuar per fatin e grevisteve dhe te jetes se tyre, nuk kane bere as mundimin me te vogel qe ti benin ndonje telefonate apo sms ndonjerit prej grevisteve per ti pyetur si jane, para se te merrnin lapsin e pushtetit e ta shpallnin veten midis firmetareve, pa le me te mendonin per ndonje vizite ne vendin e tyre te ngujimit, sic bene te tjere intelektuale, krijues e akademike, te cilet nuk i organizoi opozita kur vrapuan te shqetesuar per te kontaktuar drejtperdrejte me ta.
Do te doja tu beja nje ftese publike, per secilin prej tyre qe ishin aq te gatshem ti sherbejne pushtetit, ne mungese te njohjes dhe dyshimeve per kauzen e grevisteve te shkojne e te bejne nje vizite te grevistet, te shohin me syte e tyre se mund te vuaje njeriu per liri, se si vetesakrifikohet njeriu per nje kauze; per nje kauze qe nuk eshte vetem e tyrja, por e te gjitheve, edhe e atyre qe kane nxituar apo jane detyruar te firmosin nje karte, e cila do ti mundoje gjithe jeten, si gelltitja e nje luge corbe te prishur, apo si ajo historia e bishtit te qenit ne rolin e aktorit te mirenjohur Mirush Kabashi ne nje film shume te dashur per shqiptaret.
Kjo nuk eshte nje ftese per te perqafuar kauzen e tyre. Jo, le te vazhdojne te mendojne ndryshe, por te mund te kuptojne se ajo eshte nje greve e vertete; se askush nuk mund te detyroje ndokend, deputet apo qytetar te thjeshte te shkoje ne kete menyre drejt sakrifikimit sublim. Intelektual eshte ai qe sheh larg, jo ai qe nuk sheh dot pertej fleteve transparente te nje cadre.
Dalja publike e Berishes dje ne mbrojtje te listmetareve ishte nje nga te paparat e tij te zakonshme sa here ndjehet ngushte ne hapesirat e politikes shqiptare dhe kerkon te beje blofin.
Ai qe i nxori ne llogore nxiton tu dale ne mbrojtje perballe reagimit te njerezve per qendrimin e tyre te denatyrshem prej intelektuali.
Ai e ben kete per ti riinkurajuar duke e pare qe shume prej tyre e kuptuan shpejt se ne cbatak i futi kreu i shtetit, duke shfrytezuar ndjenjat e tyre humane dhe qytetare.
Intelektualet, krijuesit apo Elitat, sic i pelqen ti quaje Berisha ne natyren e tyre shfaqjen si opozite e pushteteve, madje eshte ky opozicion i tyre nje prej faktoreve themelore qe ve ne levizje shoqerine.