Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Kushtetuesja", mbaron mandati per Abdiun dhe Sadushin

Publikuar me : 29.04.2010 Ne : Politike - 390 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Gjykata Kushtetuese me dy vendime te vecanta, permes nje seance krejt formale, ka shpallur dje mbarimin e mandatit te dy gjyqtareve


TIRANE - Mberrin ne tre numri i gjyqtareve kushtetues qe u ka mbaruar mandati. Pas Kujtim Putos, Gjykata Kushtetuese me dy vendime te vecanta, permes nje seance krejt formale, ka shpallur dje mbarimin e mandatit edhe te gjyqtareve Fehmi Abdiu dhe Sokol Sadushi.


Tashme, brenda muajit maj, kjo gjykate do te duhet te marre te njejtin vendim edhe per tre gjyqtare te tjere, duke cuar ne gjashte numrin e anetareve qe u mbaron mandati.

Seanca


Gjykata Kushtetuese e perbere nga 7 gjyqtare, Vladimir Kristo, Kujtim Puto, Xhezair Zaganjori, Petrit Plloci, Vitore Tusha, Sokol Berberi, Admir Thanza, mori dje ne shqyrtim ne seance gjyqesore me dyer te hapura kerkesen e kryetarit per deklarimin e mbarimit te mandatit te gjyqtarit Fehmi Abdiu.


Pasi shqyrtoi kerkesen, trupi gjykues verejti se Abdiu eshte zgjedhur gjyqtar i Gjykates Kushtetuese per nje mandat 12-vjecar. Nga te dhenat qe disponoi gjykata rezultoi se Abdiu betimin para Presidentit te Republikes e ka bere ne daten 27.04.1998.


Per rrjedhoje, bazuar ne nenin 179/1 te Kushtetutes, kjo date konsiderohet edhe si date e mbarimit te mandatit te tij si gjyqtar i Gjykates Kushtetuese. Per keto arsye, trupi gjykues vendosi te deklaroje mbarimin e mandatit te Fehmi Abdiut.


Po nepermjet te njejtave procedura i njejti trup gjykues mori ne shqyrtim edhe kerkesen tjeter te kryetarit Vladimir Kristo per deklarimin e mbarimit te mandatit te gjyqtarit te Gjykates Kushtetuese, Sokol Sadushi.


Sokol Sadushi, eshte emeruar gjyqtar ne kete gjykate me vendimin nr. 358, date 23.4.1998 te Kuvendit te Shqiperise dhe nga te dhenat rezulton se ai betimin para Presidentit te Republikes e ka bere ne daten 27.04.1998. Per rrjedhoje edhe per te data 27 prill 2010 konsiderohet si data e mbarimit te mandatit te tij si gjyqtar i Gjykates Kushtetuese.


Nepermjet nje votimi formal gjykata, nisur nga te dhenat e mesiperme, vendosi te deklaroje mbarimin e mandatit te Sadushit si gjyqtar i Gjykates Kushtetuese. Ne daten 2 prill, kjo gjykate vendosi te deklaroje mbarimin e mandatit edhe te gjyqtarit tjeter Kujtim Puto.


Largimet


Dy muajt e ardhshem pritet te jene deciziv per Gjykaten Kushtetuese. Ne muajt maj dhe qershor, kete institucion do ta lene edhe tre gjyqtare te tjere, duke e cuar ne gjashte numrin total te anetareve qe u mbaron mandati.


Anetari i katert qe largohet eshte Admir Thanza, i cili eshte zgjedhur si anetar i Gjykates Kushtetuese per nje mandat plotesues te vendit te mbetur vakant pas daljes ne pension gati nje vit me pare te ish-kryetarit Gjergj Sauli, i cili gjithashtu ishte zgjedhur sipas dispozitave kushtetuese per nje mandat 12-vjecar.


Thanza ushtron funksionin e anetarit te kesaj gjykate, qe nga muaji shkurt i vitit 2009-te. Gjykaten do ta lere edhe Xhezair Zaganjori, i cili eshte zgjedhur anetar ne vitin 2003 per nje mandat plotesues, te nje anetari te meparshem te kesaj gjykate i zgjedhur edhe ai sipas dispozitave kushtetuese per nje mandat 12-vjecar.


I vetmi gjyqtar qe i mbaron mandati kushtetues 9-vjecar eshte Petrit Plloci, i cili eshte zgjedhur anetar i kesaj gjykate ne vitin 2001. Por, pervec largimeve, Gjykata Kushtetuese ne muajin qershor duhet te zgjedhe edhe kreun e saj te ri, pasi Vladimir Kristos i mbaron mandati 3-vjecar si kryetar. Por paralelisht me kete proces Presidenti dhe Kuvendi do te duhet te emerojne gjashte gjyqtaret e tjere qe do te plotesojne vendet vakante qe do te krijohen deri atehere.


Per kete qellim, kreu i shtetit ka nisur procedurat e konsultimeve me eksperte te fushes per te percaktuar se pari kriteret mbi te cilat do te mbeshtetet perzgjedhja e emrave te rinj. Nderkohe qe nga dy forcat e medha politike ka nisur te ushtrohet nje presion i madh ndaj tij, me qellim qe emerimi i gjyqtareve te rinj te jete sa me transparent dhe apolitike.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit