Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Politike
Kuvendi kalon draftin, "shkarkohet" Bahri Shaqiri

Publikuar me : 11.03.2010 Origjina : Gazeta Shekulli Lexuar : 222 here.
'

Mazhoranca qeverisese jo vetem vendos nen kontrollin e saj Sherbimin Informativ Shteteror, por percakton afate per zgjedhjen e drejtorit te ri


TIRANE - Mazhoranca qeverisese vendos nen kontrollin e saj Sherbimin Informativ Shteteror. Shumica e djathte ka miratuar dje pa pranine e opozites dhe ne nje seance te mbyllur per mediat, ndryshimet ne ligjin "Per Sherbimin Informativ Shteteror", duke lene si pjese te draftit qe do ti paraqitet tashme seances plenare, thuajse pjesen me te madhe te dispozitave qe percaktojne varesine dhe kontrollin direkt te aktivitetit te ketij sherbimi nga Kryeministri.


Drafti i integruar edhe me amendamentet e SHISH-it dhe qe ka marre voten e komisionit te ligjeve pavaresisht se ka me shume nene nga projektligji fillestar i paraqitur nga qeveria, permban ne vetvete thuajse te pandryshuar pikat qe percaktojne detyrat e ketij sherbimi, ku natyrisht mbeten edhe kompetencat dhe te drejtat qe ka kreu i qeverise, si ndaj drejtorit ashtu edhe ndaj veprimtarise se tij.


Pavaresisht modifikimeve, qe i eshte bere draftit fillestar, ne projektligj ka mbetur thuajse e pandryshuar varesia qe i krijohet ketij sherbimi nga kreu i qeverise, pa pelqimin e te cilit SHISH-i nuk mund te ndermarre thuajse asnje hap ne realizimin e misionit te vet, qe natyrisht eshte siguria kombetare.


Ne nenin 3 te ligjit ekzistues te SHISH-it shtohen nje sere pikash dhe ne ndryshim nga drafti fillestar, projektligji i integruar ka pesuar vetem nje spostim te renditjes se detyrave qe ka sherbimi inteligjent shqiptar, por qe ne te vertete nuk prekin pikat me te nxehta per te cilat gjate ketyre diteve ka pasur nje kundershtim te forte si nga opozita ashtu edhe nga faktori nderkombetar.


Keshtu serish ne kete draft percaktohet se SHISH, ne permbushje te detyrave te tij, me pelqim te Kryeministrit, bashkepunon me sherbime te vendeve te tjera dhe mbledh informacion rreth veprimtarise se tyre, kur kjo eshte e nevojshme.


Madje, ne krahasim me projektligjin e qeverise tashme drafti i integruar shkon edhe me tej ne kete drejtim pasi sanksionon se procedurat per raportimin dhe marrjen e pelqimit tek kryeministri percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave, cka rrit edhe me varesine dhe kontrollin e ketij institucioni nga ekzekutivi.


Nje ndryshim qe mund te konsiderohet pozitiv per sa i perket detyrave te SHISH-it eshte se ai do te mbledhe informacion ne sherbim te zbulimit apo parandalimit te krimit te organizuar, kontrabandes, pastrimit te parave, si dhe korrupsionit te personave, qe ushtrojne funksione publike, vetem kur ky korrupsion cenon sigurimin kombetar.


Gjithashtu, ne krahasim me variantin e meparshem projektligji i ri nuk permban dhe nje pike teper te kontestuar dhe qe percaktonte mbeshtetjen qe SHISH duhet te jepte veprimtarise se forcave policore ne parandalimin e krimeve te renda. Por ajo qe duket se i ve kapakun gjithe projektligjit dhe qe nga opozita eshte kritikuar forte eshte perkufizimi qe i behet mandatit te drejtorit dhe zevendesdrejtorit te SHISH ne 5 vjet.


Por sikur te mos mjaftonte me kaq ne projektligj eshte bere dhe nje percaktim kohore per zgjedhjen e drejtorit dhe zevendesdrejtorit te ri, procedura te cilat duhet te perfundojne brenda dy muajve te pare nga data e hyrjes ne fuqi te ketij ligji.


Me kete ndryshim duket qarte se drejtori aktual i SHISH, i cili ka qene i pranishem gjate seances se djeshme degjimore ne Komisionin e Ligjeve ka pranuar dhe kapitullimin e tij, pasi me hyrjen ne fuqi te ketyre ndryshimeve ai do te duhet te lere postin qe mban per ti hapur rruge nje gare te re per kreun e ri, ku natyrisht nuk perjashtohet as ai te kandidoje.


Draftit perfundimtar i jane shtuar dhe nje sere amendimesh te tjera, te cilat kane ardhur si propozime te SHISH-it dhe qe kane kryesisht karakter teknik, sic eshte edhe ai qe i jep te drejten punonjesve te SHISH per te marre informacion nga autoritetet shteterore, qendrore ose lokale dhe nga personat fizike e juridike, perfshire dhe shfrytezimin e regjistrave, bazave te te dhenave, dokumentacionit zyrtar, etj.


Nderkohe qe me pare, ne celje te seances se djeshme kreu i SHISH-it, Bahri Shaqiri, duke shpjeguar zanafillen e ketyre ndryshimeve ka kerkuar nder te tjera edhe siguri me ligj per operacione qe sherbimi kryen nepermjet atyre qe ai i cilesoi si "struktura ilegale".

*******************

Me te zeza jane ndryshimet e bera ne krahasim me draftin fillestar

PROJEKTLIGJ

Nr. ______ date ________2010

PER

DISA NDRYSHIME NE LIGJIN NR. 8391, DATE 28.10.1998 "PER SHERBIMIN INFORMATIV TE SHTETIT", I NDRYSHUAR

Ne mbeshtetje te neneve 78 dhe 83, pika 1 te Kushtetutes, me propozim te Keshillit te Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:


Ne ligjin nr. 8391, date 28.10.1998 "Per Sherbimin Informativ te Shtetit", i ndryshuar, behen ndryshimet e meposhtme:


Neni 1

Neni 2, paragrafi i pare, ndryshohet si vijon:

"Sherbimi Informativ i Shtetit ka per mision te siguroje informacionin e domosdoshem, nga jashte dhe brenda vendit, per problemet qe lidhen me sigurimin kombetar."

Neni 2

Neni 3 ndryshohet si vijon:

" Neni 3

Sherbimi Informativ i Shtetit kryen detyrat e meposhtme:

a) Mbledh informacion dhe kryen veprimtari zbulimi per aktivitetet qe zhvillohen jashte vendit, ne funksion te sigurimit kombetar;
b) Mbledh informacion dhe kryen veprimtari kunderzbulimi brenda vendit per ruajtjen e integritetit, te pavaresise e te rendit kushtetues;
c) Mbledh informacion per terrorizmin, per individe, grupe apo organizata qe mbeshtesin e financojne ate;
d) Mbledh informacion per prodhimin, trafikimin e armeve, e lendeve narkotike, trafikimin e qenieve njerezore, si dhe krimeve kunder mjedisit;
e) Mbledh informacion qe i sherben zbulimit apo parandalimit te krimit te organizuar, kontrabandes, pastrimit te parave, si dhe korrupsionit te personave qe ushtrojne funksione publike kur ky korrupsion cenon sigurimin kombetar;
f) Mbron sigurine e veprimtarise se vet, te informacionit, te punonjesve, te aseteve dhe te teknikes me mjete te pershtatshme, duke perfshire verifikimin e kualifikimin e kandidateve, te te punesuarve e te kontraktuesve.
g) Kryen certifikimin e personave (Vetting), sipas percaktimeve perkatese ligjore;
h) Kryen veprimtari mbeshtetese tekniko - administrative, sipas nevojave, per realizimin e funksioneve te mesiperme.
SHISH, ne permbushje te detyrave te tij, me pelqim te Kryeministrit, bashkepunon me sherbime te vendeve te tjera dhe mbledh informacion rreth veprimtarise se tyre, kur kjo eshte e nevojshme. Procedurat per raportimin dhe marrjen e pelqimit percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.
Per realizimin e funksioneve te mesiperme, Sherbimi Informativ i Shtetit, ruan raporte te drejta ndermjet nevojes se sigurimit te informacionit te domosdoshem dhe respektimit te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut.
Ligjshmeria dhe objektiviteti jane parimet baze te punes se Sherbimit Informativ te Shtetit.
Sherbimi Informativ i Shtetit ruan sekretin lidhur me burimet, identitetin e bashkepunetoreve, metodat e punes si dhe informacionin e klasifikuar sekret shteteror, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi."

Neni 3

Neni 5 ndryshohet si vijon:

" Neni 5
Sherbimi Informativ i Shtetit drejtohet nga Drejtori, i cili eshte pergjegjes per:

a) veprimtarine e Sherbimit Informativ te Shtetit dhe kontrrollin e saj;
b) mbarevajtjen e Sherbimit Informativ te Shtetit;
c) garantimin qe cdo informacion te disponohet vetem brenda qellimit dhe funksioneve te Sherbimit Informativ te Shtetit;
d) garantimin se Sherbimi Informativ i Shtetit nuk ndermerr veprime te cilat kane per qellim ti sherbejne, apo ti sjellin perfitime ndonje partie politike;
e) garantimin e zbatimit te marreveshjeve nderinstitucionale;
f) informimin dhe raportimin te Presidenti i Republikes dhe te Kryeministri, per probleme qe lidhen me sigurimin kombetar.

Drejtori i paraqet Kryeministrit raport vjetor per punen e Sherbimit Informativ te Shtetit, si dhe i raporton kur i kerkohet nga Kryeministri, ne cdo kohe dhe per cdo ceshtje qe lidhet me veprimtarine e SHISH.
Me kerkese te Kryeministrit, Drejtori i Sherbimit Informativ te Shtetit, raporton edhe ne Keshillin e Ministrave."

Neni 4

Pas nenit 5, shtohet neni 5/1 me permbajtjen si vijon:

" Neni 5/1

Me propozim te Kryeministrit, Presidenti i Republikes, emeron dhe shkarkon drejtorin e Sherbimit Informativ te Shtetit. Per kandidaturen e propozuar, Kryeministri merr mendimin e Komisionit Parlamentar per Sigurine Kombetare.
Me propozim te Kryeministrit, Presidenti i Republikes, emeron dhe shkarkon zevendesdrejtorin e Sherbimit Informativ te Shtetit. Per kandidaturen e propozuar Kryeministri merr mendimin e Komisionit Parlamentar per Sigurine Kombetare.
Drejtori dhe zevendesdrejtori qendrojne ne detyre per nje mandat 5-vjecar, me te drejte riemerimi vetem nje here. Procedura per emerimin ne detyre fillon jo me vone se 60 dite para mbarimit te mandatit perkates.
Zevendesdrejtori eshte ne varesi te drejtorit te Sherbimit Informativ te Shtetit dhe kryen detyrat e ngarkuara prej tij. Zevendesdrejtori zevendeson drejtorin kur mungon ne detyre, por jo me shume se tre muaj.
Drejtori i Sherbimit Informativ te Shtetit, per efekt te trajtimit financiar ka status te njejte me ate te ministrit, ndersa zevendesdrejtori ka status te njejte me ate te zevendesministrit.


Neni 5

Paragrafi i katert, i nenit 7, shfuqizohet.


Neni 6
Neni 9 ndryshohet si vijon:

"Neni 9

Ne permbushje te detyrave te percaktuara ne paragrafin e pare te nenit 3, Sherbimi Informativ i Shtetit e ve informacionin e nevojshem ne dispozicion te organeve te Policise se Shtetit apo agjencive te tjera te zbatimit te ligjit, sipas kompetences dhe pa cenuar veprimtarine e tij.
SHISH informon institucionet kompetente edhe kur cmon se informacioni ne dispozicion te tij eshte i nevojshem per zbulimin ose parandalimin e veprave penale dhe kur kjo nuk cenon veprimtarine e tij.
Sherbimi Informativ i Shtetit nuk kryen veprimtari te karakterit ushtarak ose policor."

Neni 7
Ne nenin 13, paragrafi i katert ndryshohet si vijon:

"Punonjesit e SHISH per permbushjen e detyrave ne funksion te sigurimit kombetar, kerkojne informacion nga autoritetet shteterore, qendrore ose lokale dhe nga personat fizike e juridike, perfshire dhe shfrytezimin e regjistrave, bazave te te dhenave, dokumentacionit zyrtar, etj. Drejtuesit dhe punonjesit e autoriteteve shteterore, personat juridike dhe fizike, permbushin kerkesat e punonjesve te autorizuar nga Drejtori i SHISH. Ne keto raste punonjesit e SHISH duhet te identifikohen, duke paraqitur dokumentin zyrtar te identifikimit dhe autorizimin perkates.

Neni 8

Ne permbajtjen e ligjit behen zevendesimet si vijon:
a) fjalet "Sherbimi Informativ Kombetar" zevendesohen me fjalet "Sherbimi Informativ i Shtetit"
b) fjala "SHIK" zevendesohet me fjalen "SHISH"
c) fjalet "Kuvendi Popullor" zevendesohen me fjalet "Kuvendi i Republikes se Shqiperise".

Neni 9
Dispozite kalimtare

Ne zbatim te nenit 5/1 te ketij ligji , Drejtori dhe zevendesdrejtori i Sherbimit Informativ te Shtetit emerohen ne detyre brenda 60 diteve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji. Ne ndryshim nga neni 5/1 i ketij ligji zevendesdrejtori i Sherbimit Informativ te Shtetit heren e pare ka nje mandat 3 vjecar.

Neni 10

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

'




Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 0 komente per kete artikull !

Vlereso kete artikull :

0.0/10 (0 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit