Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Mashtruesi" Podri kallezohet edhe nga babai

Publikuar me : 26.07.2010 Ne : Kronike - 193 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

POLICIA/ Fatjon Podri akuzohet se ka mashtruar 40 vete dhe ka perfituar prej tyre nje shume prej 320 milione lekesh

Gjykata vendosi qe ta linte ne burg 28-vjecarin deri ne fund te hetimeve. I riu prej 12 muajsh kishte nisur punen duke marre shuma te medha parash nga njerez te ndryshem


TIRANE - Ideatori i skemes mashtruese piramidale dhe perfituesi i rreth 320 milione lekeve te vjetra Fatjon Podri, i cili u arrestua nga policia e kryeqytetit nje jave me pare, eshte kallezuar ne polici edhe nga babai i tij. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Drejtorise se Policise, te cilet sqaruan se pervec tre kallezimeve, mbi bazen e te cilave eshte arrestuar 28-vjecari, ne dosjen hetimore eshte administruar edhe kallezimi i shtetasit Shpetim Podri, babai i te arrestuarit.


Ky i fundit dyshohet se per ta larguar djalin nga rruga e keqe e mashtrimit dhe bixhozit i eshte drejtuar policise duke e kallezuar te birin 28-vjecar per mashtrim te personave te ndryshem. Kallezim ky, qe sipas burimeve nga policia, ndodhet ne dosjen qe tashme ka marre ne hetim prokurori i ceshtjes, Sotir Kllapi.


Ky i fundit, gjate seances se vleresimit te mases se arrestit bazuar ne provat e siguruara gjate hetimeve paraprake, i kerkoi gjykates qe te riun 28-vjecar ta izoloje ne qeli me masen arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve. Per kete mase ishte dakord edhe avokati mbrojtes, Baftjar Rusi, i cili kerkoi nga akuza te sqaroje pozicionin e te arrestuarit gjate fazes hetimore.


Gjyqtarja e masave, pasi degjoi pretendimet e paleve, vendosi qe i riu 28-vjecar te qendroje ne qeli. Edhe vete i riu Podri ka pranuar si para togave te zeza, ashtu edhe para oficereve te policise gjyqesore gjate marrjes ne pyetje, se ka perfituar shuma te medha parash nga persona apo biznese te ndryshme, para keto qe, sipas tij, i ka harxhuar ne kazinote e kryeqytetit.


Sipas ketyre burimeve, i riu Podri prej rreth 12 muajsh me pare kishte filluar punen e mashtrimit ndaj biznesmeneve te ndryshem, duke u prezantuar si vellai i pronarit te nje kompanie te madhe te kafese qe ndodhet ne treg, si dhe menaxheri i pergjithshem i kesaj kompanie.


Gjate kesaj kohe, Podri kishte arritur te mashtronte shume persona, emrat e te cileve i ka deklaruar ne nje flete format A4 te shkruar me shkrim dore, te cilen me pas ia ka dorezuar te vellait, duke i kerkuar te shlyente borxhet e tij qe i kishte lene ne bixhoz e kazino.


Nuk kane kaluar 24 ore nga dorezimi i kesaj letre, kur policia ka trokitur ne banesen e te riut duke e arrestuar per mashtrimin e tre personave nga te cilet ka perfituar nje shume prej rreth 320 milione leke te vjetra.


Te mashtruarit ia kishin dorezuar shumat e ndryshme ne kohe dhe momente te ndara nga njeri-tjetri, por kishin marre te njejtin premtim, kthimin e shumes ne fund te muajit.


Tre viktimat duke pare se 28-vjecari u kishte marre parate dhe ishte zhdukur, i jane drejtuar policise duke e kallezuar. Gjate diteve ne vazhdim, me urdher te prokurorit Sotir Kllapi, policia ka ndermarre nje sere verifikimesh te listes se shkruar dhe dorezuar nga vete i arrestuari tek i vellai i tij.


Nga perllogaritja e shumes se parave te perfituara nga Podri, mbi bazen e letres se shkruar nga vete ai me dore, rezulton se jane mashtruar mbi 40 vete, te dhenat e te cileve ndodhen ne letren e firmosur nga vete ai se bashku me numrat e telefonit personale te tyre, thuhet nga burimet e policise.


Viktimat e Podrit


Fatjon Podri i dyshuar per mashtrim te disa personave dhe subjekteve tregtare, u arrestua mbremjen e se henes nga policia e kryeqytetit, me akuzen e mashtrimit ne shuma te medha me shume se nje here.


Podri, vetem 28 vjec, banues ne Tirane, prezantohej si pronar dhe administrator i nje kompanie private qe ishte e interesuar per te marre para me interes ne shuma te medha.


Parate do te riktheheshin me norme fitimi disa here me te madhe se ajo qe subjektet apo personat mund te kishin investuar ne fillim. Pre e mashtrimit te tij rane me teper se 40 vete, kambiste, pronare pikash te kembimit valutor si dhe persona te tjere qe kishin aktivitete te ndryshme tregtare.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit