Ne ligj parashikohet edhe ngritja e nje strukture ne rang ndermarrjeje per shmangien e rreziqeve gjate procesit te punes. Punedhenesi duhet te krijoje kushtet e pershtatshme per grate shtatzena
TIRANE- Te drejtat dhe detyrimet ne marredheniet midis punedhenesve dhe punonjesve do te jene subjekt i nje ligji te posacem qe pritet te miratohet se shpejti ne Kuvend.
Ne te jane percaktuar qarte detyrimet qe punedhenesi ka ndaj cdo punonjesi te cilat kryesisht kane te bejne me krijimin e kushteve te pershtatshme te punes po ashtu edhe detyrimet qe ky i fundit ka ndaj ndermarrjes ku eshte punesuar. Projektligji "Per Sigurine dhe Shendetin ne Pune" sapo ka mberritur ne Kuvend dhe pritet te diskutohet ne Komisionin e Çeshtjeve Sociale.
Sipas dispozitave te percaktuara ne ligj, fillimisht punemarresi duhet te marre masat per parandalimin e aksidenteve ne pune, informimin madje dhe formimin profesional te punonjesve.
Pas zhvillimit te seancave te vecanta per formimin e punonjesve, punemarresi ka te drejte qe te zhvilloje here pas here edhe seanca testimi te detyrueshme per te pare nivelin e pershtatjes se tyre me teknologjite e reja.
Pjese e ketyre detyrimeve jane, gjetja e personit te duhur per nje sektor te caktuar, futja e teknologjive te reja te cilat do te lehtesonin procesin e punes, minimizimin e efekteve te demshme ne shendet, etj.
Gjithashtu ligji i cili eshte hartuar ne kuader te integrimit te vendit ne BE, detyron punemarresin qe ti njohe punonjesve mundesine e mbrojtjes kolektive apo edhe individuale.
Per sa i perket detyrimeve te punonjesve me shume ato kane te bejne me marredhenien e tij me mjetet e punes. Punonjesi duhet te perdore me korrektesi te gjitha makinerite apo pajisjet e tjera te punes dhe me pas ti riktheje ato ne gjendjen e tyre te meparshme. Ne rast avarie, punonjesi duhet te informoje menjehere personin pergjegjes te atij sektori.
Ne ligj nuk percaktohen sanksione me te cilat do te perballen punonjesit apo punedhenesit. Keto detyrime Keshilli i Ministrave ka menduar ti percaktoje me hartimin e disa dispozitave ligjore te mevonshme.
Gjithashtu ne ligj jane hartuar disa nene te vecanta qe kane te bejne me organizimin e punononjesve te nje ndermarrjeje.
Ne rastin konkret, nese nje ndermarrje ka me shume se 50 punonjes, atyre iu njihet e drejta e krijimit te Keshillit te Sigurise dhe i cili do te luaje rolin e ndermjetesit midis ketyre te fundit dhe punedhenesve.
Anetaret e Keshillit vleresojne dhe propozojne masat qe duhet te merren per parandalimin e rreziqeve ne pune. Nga ana tjeter, punedhenesi eshte i detyruar te marre ne konsiderate propozimet e tyre duke bashkepunuar edhe me Inspektoratin Shteteror te Punes. Sipas projetligjit i cili se shpejti pritet te votohet ne Kuvend, perfaqesuesit e Keshillit te Sigurise nuk duhet te vihet ne dispozita te pafavorshme ne pune nga punedhenesi per shkak te funksionit qe ai kryen.
Nje vend te vecante ne ligj ze edhe marredhenia qe duhet te kene punedhenesit me grate shtatzena apo ato qe jane me femije ne gji. Ne rast se vendi ku nje grua e tille punon paraqet rrezik per shendetin e saj apo te femijes, punemarresi duhet te krijoje mundesine e gjetjes se nje vendi pune njelloj te vleresueshem. Nese nuk ia ploteson keto kushte, ai eshte i detyruar ti jape pushim te paguar asaj deri ne shmangien e rrezikut.