Dy nga ate akuzuarit nuk pranojne gjykimin e shkurtuar me pretendimin se nuk kane kryer korrupsion
TIRANE- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet, me kerkese te ish-shefit te klinikes obstetrike prane maternitetit "Koco Gliozheni", gjinekologut Petrit Rexhepi dhe infermieres mami Nilka Ferhati, ndau dosjen hetimore ne dysh, per shkak se keta dy te pandehur nuk pranuan shqyrtimin e dosjes se tyre penale ne aplikim te gjykimit te shkurtuar.
Nderkohe, ndaj mjekut reanimator Dritan Xhangolli, mjekut anestezist Lefter Mano dhe dy infermiereve mami Hyre Reci dhe Renata Turhani, ka vazhduar procesi gjyqesor ne aplikim te gjykimit te shkurtuar, qe nese deklarohen fajtore perfitojne uljen e 1/3 e denimit perfundimtar ndaj tyre.
Arsye e vecimit te ceshtjes mesohet se eshte mos pranimi i gjykimit te ceshtjes me aktet qe ndodhen ne fashikullin e gjykimit nga mjeku Rexhepi dhe infermierja Ferhati, pasi keta te fundit kane pretenduar se nuk kane kerkuar leke nga familjaret.
"Ne asnje menyre nuk kemi kerkuar leke nga familjaret, por, ata me deshiren dhe vullnetin e tyre na kane dhene.
Kete do ta vertetojme edhe gjate fazes se hetimit gjyqesor te ceshtjes nga themeli"-mesohet se kane pretenduar avokatet e mjekut gjinekolog Rexhepi dhe infermieres mami Ferhati.
Pas ndarjes se ceshtjes, dosja me nr. 1101 me te pandehurit Petrit Rexhepi dhe Nilke Ferhati te akuzuar per kryerjen e vepres penale te "Korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike" eshte hedhur ne short elektronik ku eshte caktuar gjyqtari Arjan Aliaj per gjykimin e ceshtjes.
Sipas akuzes, ndaj te pandehurve Rexhepi e Ferhati kane filluar hetimet qe ne shkurt te 2009 pas denoncimit te nje gruaje shtatzene, te ciles i kerkonin leke infermieret mami dhe mjeket per sherbimin dhe vizitat qe kryente ne ambientet e Maternitetit "Koco Gliozheni" ne Tirane.
"Agjentet, kane siguruar pamje filmike dhe zanore te infermiereve duke i kerkuar leke per sherbimin qe kryenin.
Ne disa raste te vizitave te tyre, te dyshuarit nuk i kerkonin leke, por, zvarritja e kryerjes se vizites linte te kuptonte se duhej te paguanin qe te merrnin sherbimin",-thuhet ne kerkesen per gjykim te perpiluar nga njesia e task-forces prane prokurorise se Tiranes.
Sipas kesaj dosjeje, tarifat qe pacientet duhet te paguanin per cdo vizite dhe lindje varionin nga 5 mije leke te reja deri ne 15 mije leke po te reja, ku jane provuar dy rastet te kryera nga te pandehurit.