Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nderhyrjet kirurgjikale me referim dhe reduktim i personelit

Publikuar me : 09.02.2010 Ne : Shendeti - 613 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nendrejtori i QSUT-se, Boci, shpjegoi reformat e reja qe do te behen ne QSUT. Urgjencat, sistemi i referimit dhe personeli ne qender te reformave


Urgjencat mjekesore do te sistemohen te gjitha ne nje godine dhe te gjitha ekzaminimet mjekesore pacientet do te mund ti marrin ne urgjencen ku jane shtruar.


Ndersa sistemi i referimit do te zbatohet me korrektesi edhe sa i takon nderhyrjeve kirurgjikale, te cilat spitali me i madh i vendit do ti ofroje vetem per ato spitale qe nuk i realizojne dot. Keto jane disa nga pikat kryesore te reformave qe do te marre drejtoria e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza".


Nendrejtori i ketij spitali, Besim Boci, ne intervisten per "Shekulli"-n shpjegoi te gjitha risite qe do te perfshijne spitalin, ku nuk perjashtoi edhe reduktimin e mjekeve dhe matjen e performances se tyre.


Tashme sistemi i referimit ka filluar te zbatohet ne QSUT, por a do te kete perseri reforme ne kete drejtim, duke permendur ketu, sidomos, nderhyrjet e shumta kirurgjikale qe behen nga rrethet?


Lidhur me reformen, kuptohet se pjesa kryesore i takon sistemit te referimit. Ne Qendren Spitalore Universitare, si e vetmja qender terciare ne Shqiperi, duhet te paraqiten te gjithe te semuret qe vertete kane probleme qe mund te zgjidhen ne kete qender. Ne kuadrin e sistemit te referimit, i cili me fillimin e aplikimit te tij eshte ndier rezultati, pasi 30perqind e vizitave ne QSUT kane rene qe kur ka filluar te zbatohet sistemi i referimit.


Por, kete sistemim referimi, pervec konsultave, ne kerkojme qe te nderhyjme edhe ne nderhyrjet qe kryhen ne QSUT qe do te thote se te ndare sipas kategorive te gjitha nderhyrjet kirurgjikale te kategorise se dyte apo te trete, qe fare mire mund te behen ne spitalet rajonale dhe te mos paraqiten fare ne QSUT, por te zgjidhen atje.


Kuptohet se ketu do te jene vetem nderhyrjet qe nuk kane mundesi te behen neper rrethe. Natyrisht qe efekti i pare eshte se kjo reforme do te sjelle nje frymemarrje te QSUT-se, pasi duke qene nje qender terciale dhe te merret me nderhyrje qe shume mire behen ne rrethe dhe, e dyta, kjo do ti vendose edhe mjeket specialiste te rretheve ne pozita pune, pasi nje pjese e mire e mjekeve te rretheve kane rene ne rutinen e perditshme dhe nuk po kryejne me as nderhyrjet rutine qe kryhen atje.


Sa i takon mangesive te disa ekzaminimeve apo medikamenteve, si do ta zgjidhni kete problem?

Pjesa e dyte e sistemit te reformes ka te beje me plotesimin e ekzaminimeve baze qe behen ne QSUT, pasi ne jemi koshiente se ne QSUT mungojne nje pjese e mire e ekzaminimeve baze, duke filluar qe nga ekzaminimet baze qe jane skaneri dhe rezonanca deri tek ekzaminimet laboratorike dhe ato te laboratorit te anatomise patologjie.


E thene me shqip, biopsie. Pra, ne gjate ketij viti do te synojme qe te gjitha sherbimet baze ne te spital te mos mungojne tek i semuri. Por, natyrisht, edhe kjo ka lidhje me sistemin e referimit se rritja pa kriter e numrit te semureve ne spital do te shpenzoje edhe buxhetin edhe koston e spitalit, dhe per pasoje do lere bosh spitalet e rretheve. Pra, ne QSUT do te ekzaminohen vetem ata te semure qe kane nevoje te ekzaminohen ne QSUT.


Stafi mjekesor i QSUT-se eshte i mbifryre, duke pasur parasysh raportin mjeke per numer shtreterish. A do te jene edhe burimet njerezore pjese e reformave te QSUT-se?


Sigurisht qe po. Sistemi i performances dhe burimeve njerezore. Ka shume emerime, sidomos vitet e fundit, por jo te gjitha emerimet u jane permbajtur kritereve apo sistemit te sakte te konkurrimit.


Nje pjese e mjekeve qe jane emeruar ketu nuk jane te nivelit te duhur dhe ne keto kushte duhet te shikohet edhe performanca e mjekeve ne spitale. Kuptohet, ne baze te nje raporti vjetor te punes qe bejne dhe kjo duke kontaktuar me shefat e sherbimeve.


Performanca eshte e thjeshte per tu matur, duke filluar nga konsultat qe ka realizuar, nivelin e konsultave, nderhyrjet qe ka bere ne spital dhe te ciles kategori jane, si te kategorise se pare, te dyte apo te trete.


Drejtoria duhet te qartesoje kontratat me shefat e sherbimeve duke i bere te qarte shefit te sherbimit se me sa mund ta mbaje sherbimin dhe sa mjeke i duhen. Te gjithe mjeket qe nuk performojne, mund te gjejne pune diku tjeter e jo ne QSUT.


Kjo do te thote se do te kete reduktim te mjekeve apo zevendesim te tyre?


Do te kete shkurtime vendi pune dhe aty ku duhet edhe zevendesime te tyre. Eshte fryre aq shume organika per numer shtreterish qe ka QSUT-ja, sapo ti mbledhesh, rrezik mjeke dhe paciente dalin njelloj.


Numri i mjekeve shkon rreth 382, ndersa shtreter jane 1400 shtreter ne gjithe spitalin, plus 139 pedagog dhe sipas perllogaritjeve i bie qe rreth 100 mjeke jane teper organikes se spitalit, pasi nje mjek, sipas rregullores, duhet te kete rreth 5 shtreter.


Urgjencat mjekesore jane nje problem ne vete per pacientet, sidomos sa i takon sorollatjeve qe iu behen. A do kete risi ne kete sherbim?


Ne kuader te masterplanit te ri te godines ne te cilen do te mblidhen te gjitha urgjencat dhe ne kuadrin e ndertimit te nje ndertese tjeter brenda 5 vitesh per kirurgjite, numri i shtreterve do te vije duke u reduktuar.


Me ndertimin e godines se re urgjencat do te sistemohen njehere e pergjithmone. Urgjenca e semundjeve te brendshme te infektivit, e kirurgjise te gjitha urgjencat do te mblidhen te kjo godine.


Do te jene nje personel non stop 24 ore dhe do te kete ekzaminimet nen stop 24 ore. Pra, te gjitha ekzaminimet qe i vije ne ndihme te semurit dhe ne vendosjen e diagnozes dhe ne shpernguljen e tij ne repartin perkates. Pra, problemet e mjekeve me urgjencat, duke levizur nga nje spital ne nje tjeter, do te marrin fund. Kjo do te zbatohet brenda 5 muajsh.

*************

QSUT, dixhitalizim i sistemit shendetesor

Ne QSUT ka ardhur koha qe te shikohet edhe sistemi i parkimit. Brenda muajit maj do te dorezohet projekti, i cili do te jete per sistemin e parkimit i gjithe spitalit. Keshtu u shpreh nendrejtori i QSUT-se, Besim Boci, i cili theksoi se per qytetaret do te lihen vetem dy vende te caktuara dhe ne spital do futen vetem me karte, dhe vetem ata qe jane personel.


Nderkohe, ai theksoi se prioritet tjeter qe eshte shume i rendesishem eshte dixhitalizimi i gjithe sistemit spitalor qe do te thote se ne cdo spital dhe dhome mjeku secili mjek do kete nje kompjuter dhe cdo i semure do te kompjuterizohet.


"Drejtori ne zyren e tij do te mund te kontrolloje fare mire se kush eshte paraqitur ne secilin sherbim. Gjithashtu, me ane te kompjuterizimit te semure do te lene datat e caktuara per vizita apo per shtrime.


Dhe mjeku e di shume mire qe ne kete dite do te kete numrin e parapercaktuar te konsultave. Pra, dixhitalizimi i te gjithe sistemit shendetesor", pohon Boci. Ndersa sa i takon sherbimit falas qe marrin kosovaret ne vendin tone, ai pohoi se do te zbatohen politika te reja per kete fenomen. "Ne fakt eshte e drejte kur thuhet se nje pjese e madhe pacienteve kosovare vijne ne QSUT dhe si te tille kane shume shpenzime.


Ne takimin qe kishim me kryeministrin disa dite me pare e ngritem kete problem, pasi ata kane nje kosto te larte sidomos ne onkologjik", pohon Boci, duke shtuar se ministri yne ka premtuar se shume shpejt do ta kohet me ministrin e Kosoves dhe do te bien dakord qe te behet nje marreveshje qe ata te na ndihmojne, te pakten, me fonde per kimioterapine. Megjithate, ai theksoi se ne nuk mund ti perzeme ata edhe pse tani kane krijuar shtetin e tyre.


Abuzohet me barnat e pacienteve, pushohet nga puna farmacisti


Korrigjime te faturave mjekesore te barnave me vlera te konsiderueshme lekesh dhe mosaplikimi tek pacientet i sasise se mjaftueshme te medikamenteve. Keto jane dy arsyet kryesore qe kane detyruar drejtorine e QSUT-se te pushojne nga puna ndihmesfarmacistin e sherbimit Onkologjik, Hysni Bajrami.


"Ky vendim i marre nga drejtoria e QSUT-se mbeshtetet edhe ne nje sere dokumentesh te tjera te Kontrollit te Larte te Shtetit. Ky i fundit ka vendosur nje gjobe prej disa milione lekesh per shkak te parregullsive ne farmacine ku ai punon", bejne te ditur burime zyrtare te QSUT-se.


Nderkaq, Drejtoria e QSUT-se njofton se do te kete te tjera kontrolle dhe inspektime edhe ne punen e mjekeve, infermiereve dhe te gjithe personelit shendetesor dhe administrates. Per kedo qe do te konstatohen shkelje me detyren, masa administrative do te jete e menjehershme konform ligjeve ne fuqi.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit