Sqima franceze, humori italian, pushteti gjerman dhe inteligjenca e nje shqiptari flasin nje gjuhe ne Vojcekun e regjisorit Stefan Neugebauerit. Nje histori tragjike per pushtetin qe i ben njerezit cinike dhe te peshtire
Sonte, ora 19.00, ne Akademine e Arteve shfaqet Vojcek, nje histori tragjike e shkuar me 1836 nga Georg Büchner, me regji te Stefan Neugebauerit. Büchner nuk e perfundoi dot dramen, pasi nderroi jete me 1837.
Neugebauer na siguron se Vojceku i tij i ka mbetur pothuajse besnik origjinalit, vetem se personazhi kryesor, Vojceku eshte shqiptar. Ky projekt teatror i mbeshtetur nga ambasadat Gjermane, Franceze, Italiane dhe Akademia e Arteve ne Tirane, tenton heqjen e barrierave gjuhesore dhe te sjelle ne nje veper te vetme pervoja teatrore ndermjet ketyre vendeve.
Interpretojne aktoret shqiptare Irgen Çela (Vojcek), Suela Çerri (Maria), Marjan Deda (Muzikanti), Emiljano Palali (Andres), Margret (Arjola Basho), aktori italian Gerolamo Fancellu (Kapiteni), aktori francez Frantz Helmer (Doktori) dhe aktori gjerman Folke Paulsen (Majori). Skenografia dhe kostumet jane realizuar nga Edlira Bozo. Muzika eshte kompozuar nga Marjan Deda. Ass/regjisor eshte Florand Veizi.
Nje dite para premieres regjisori Stefan Neugebauer rrefen pervojen per realizimin e kesaj shfaqjeje. Ai e sheh teatrin si hapesiren ku tregohet jeta dhe ku njerezit zbaviten. Kete tenton te arrije edhe ne kishezen e tij ne Berlin, ne Clubtheater, teatrin qe drejton prej tri vitesh.
Z. Neugebauer, sot jane provat gjenerale te Vojcekut dhe gjithcka eshte drejt fundit. Shohim qe hapesiren me te madhe te skenes e ze nje bunker. Çfare funksioni i keni dhene?
Bunkeri eshte simbol i luftes dhe e sheh gjithkund ne Shqiperi. E di qe shqiptaret nuk i kane shume per zemer. Por, historia zhvillohet ne nje kamp ushtarak dhe Vojceku bashke me gruan jetojne ne kete bunker. Ata jane te varfer.
Perballe bunkerit, eshte nje bar kazinoje. Po ashtu, eshte vendosur nje piano dhe nje muzikant luan ne piano. Marjan Deda e ka krijuar muziken enkas per shfaqjen. Ajo eshte dramatike dhe e frikshme sepse historia eshte e tille. Skenografia krijon kontrastin e duhur.
Bunkeri eshte nje simbol, por vepra jone nuk i referohet komunizmit. Historia ngjet ne nje kamp ushtarak. Ne vend qe te krijonim nje shtepi te zakonshme, ka me shume kuptim vendosja e nje bunkeri, qe mbart simbolin e luftes dhe ne te njejten kohe te komunizmit.
Çfare vleresoni te autori Georg Büchner?
Pike se pari e dua kete veper. Ajo te jep liri per ti futur te gjitha gjuhet. Gjithashtu, flet per lidhjen mes europiano perendimoreve dhe shqiptareve, sesi e kuptojne, ose sesi nuk e kuptojne njeri-tjetrin. Nuk do te doja nje veper qe ka kuptim per gjermanet, dhe qe nuk ka asnje lidhje me Shqiperine.
Autori i saj, Georg Büchner ka vdekur shume i ri, dhe dramat e tij jane te hershme, por jane shkruar ne nje menyre qe duken moderne sot. Vepra eshte fragmentare dhe askush nuk e di si do ti lidhte ai se bashku pjeset. Nje regjisor eshte krejt i lire per adaptimin e pjeses. Kjo gje me pelqen. Me pelqen gjuha e tij dhe historia e tij plot emocione, veprim, krim, xhelozi.
Ka gjithcka ne te. Nuk eshte nje drame e bazuar vetem te fjala. Ajo eshte nje burim levizjeje, energjie. Njerezit kane per ta kuptuar historine edhe pa ua ditur kuptimin fjaleve te tekstit. Kjo eshte nje veper e mire. Büchner nuk eshte si Gete apo Çehovi, veprat e te cileve jane me teper intelektuale.
Per kete shfaqje nuk do te perdoret vetem skena, por edhe lozhat, salla, i gjithe teatri. Publiku do te perfshihet ne ngjarje.
Çfare doni te arrini me kete?
Me pelqen qe njerezit te zbaviten. Nuk me pelqen qe te dalin nga teatri me mendimin Ishte shfaqje interesante, por nuk e mora vesh kuptimin e saj. Preferoj qe te perfshihen komplet ne histori, te ndiejne emocione. Te mos ndihet ideja qe je ne nje skene teatri. Por, kjo eshte jeta.
Büchner eshte krejt i panjohur ketu
E di kete. Di qe edhe eshte perkthyer nje drame tjeter e tij nga Ardian Klosi. Duhet te vihen me shpesh vepra te tilla.
Si e keni pare Vojcekun shqiptar?
Nuk ishte e thjeshte te gjendej aktori i duhur. Ai eshte aktori kryesor. Nese nuk gjendet i duhuri, me mire braktise shfaqjen. Bera nje casting ne shkurt dhe dikush me keshilloi per Irgen Çelen. Patem nje prove 10 minuteshe.
Ai nuk eshte i gjate, eshte i vogel por eshte i qeshur dhe plot energji. Ishin tipare te mira per rolin. Ka peshen e shfaqjes dhe eshte gjithe kohen ne levizje. Vojceku eshte energjik dhe inteligjent. Ai duhet te krijoje marredhenie me te gjithe ne shfaqje. Çela eshte nje aktor i zgjuar. Ndihem i lumtur qe e gjeta.
Po historia cfare ka ndryshe nga ajo qe ka shkruar Büchner?
Eshte e njejta histori, por ne kohen e sotme. Finalja e historise nuk eshte shkruar nga Büchner. Pas vrasjes se gruas, Vojceku nuk ka me zgjidhje per jeten dhe...do ta shihni ne shfaqje.
Duket si nje histori e zakonshme, dashuri, xhelozi dhe krim. Apo ka dicka pertej kesaj?
Eshte nje histori qe ndodh ne jete. Nje njeri mund te vrase dike tjeter per xhelozi. Fraza qe dua me shume ne kete histori eshte Çdo njeri eshte nje humnere, te merren mendte kur shikon poshte ne te. Kur sheh brenda vetes mund ta gjesh humneren. Ndodh qe nuk e ndesh asnjehere. Vojceku e sheh kete humnere kur sheh te shoqen me agjentin gjerman. Kjo e cmend ate. Por, Maria nuk eshte i vetmi problem i tij. Doktori francez ben nje eksperiment mjekesor me te, per dy muaj me radhe i jep te haje te njejtin ushqim. Ai do te zbuloje cndodh me te pas kesaj. Vojcek fillon te kete vizione dhe te cmendet nga ky eksperiment. Doktori eshte shume i cuditshem. Abuzon me pushtetin e tij dhe e trajton si kafshe.
Po cmund te beje Vojceku? Ai ka nevoje per para. Ka nje femije per te rritur. Ai eshte berberi i kapitenit italian qe tallet gjithe kohes me te i cili i rrefen per marredhenien e agjentin gjerman me te shoqen. Eshte mizor dhe e nxjerr mendsh Vojcekun. Nga te gjitha anet ai ka konflikte dhe eshte e kuptueshme qe nuk e kontrollon veten. I vetmi shok i tij deri ne fund eshte Andresi. Ai perpiqet ta ndihmoje, por nuk ia del.
Ku shfaqen idete e Büchnerit per lirine, perparimin, revolucionin?
Nuk mund te lexohen hapur, por aty shihet sesi cdo njeriu abuzon me pushtetin. Vojceku eshte viktime e pushtetit te gjithsecilit. Aty duket sesa cinike mund te jene njerezit.
Karakteret jane te ndryshem dhe aktoret qe i luajne vijne nga vende dhe pervoja te ndryshme. Çfare zgjidhje propozoni ju?
Le te marrin per shembull aktorin francez, Frantz Helmer. Ai eshte nje francez tradicional. Teatri francez eshte ndryshe me ate gjerman dhe italian.
Ai eshte i mberthyer pas fjales dhe ka deshire te mbaje fjalime te bukura. Ka menyra te tjera te luajturit te ketij roli, por ai ka kete karakter. Pak nervoz, pakez siperfaqesor dhe i pelqen te flase. Kjo eshte tipike franceze. Kurse aktori gjerman eshte nje burre i gjate, me ze te thelle dhe i fuqishem fizikisht. Kjo eshte e rendesishme per historine. Maria joshet nga bukuria fizike e tij. Aktori italian sjell nje fryme humori ne shfaqje. Mendoj se eshte humor cinik, pak tipik italian dhe pak nga karakteri i tij. Ka edhe pese aktore shqiptare.
Margarita eshte ne gare me Marien, te dyja te interesuara per agjentin gjerman. Maria eshte shume sensuale, spontane. Muzikanti eshte shqiptar, por gjithe kohen flet anglisht. Sepse ai nuk do te jete shqiptar, do te jete dikush tjeter dhe enderron te shkoje ne Amerike nje dite. Ne shfaqje eshte e ekzagjeruar, sepse ai nuk flet nje fjale ne shqip dhe thote Une jam nje amerikan. Kam lindur gabimisht ketu. Por, di qe ndodh. Kjo pjese nuk eshte e shkruar ne histori. E kam shtuar une.
Te njejten ndjesi kam pasur kur jetoja ne Gjermanine Lindore dhe doja te isha Gjerman i perendimit. Kjo ishte nje ndjesi familjare per mua. E njoh ate ndjesine qe, megjithese je ne vendin tend, nuk ndihesh si ne shtepi.
Cilat jane parimet qe nuk i keni tradhtuar kurre ne punen tuaj ne teater?
Punoj ndryshe nga regjisoret shqiptare. Ata e fillojne me punen ne tavoline, kurse une ne skene. Karakteret zhvillohen ne veprim e siper. Kjo eshte menyra ime e punes.
Po teatri qe pershtatet me parimeve tuaja?
Mua me pelqen qe ti zbavit njerezit. I dua emocionet. Kjo eshte nje histori tragjike. Une duhet ta cliroje paksa. Nese do te filloje me melankoli, njerezit do te lodhen shpejt me te. Duhet te jete e mbushur me jete, me gezim dhe kur ka pak mundesi per te qene e tille. Historia mos te ngjaje me e trishte se ceshte.
Teatri ka edhe funksionin e zbavitjes se njerezve dhe ata duhet ta ndiejne historine. Me pelqen qe te duket dicka autentike dhe ti flase audiences. Njerezit mos t e mendojne te jene, apo mos te jene. Nuk them qe teatri te jete personal, por edhe jo shume teater. Ai eshte thelbi i jetes. Duhet te jete real. Njerezit te mos mendojne Ky eshte teater, nuk ka te beje me ne. Ne fakt ka te beje shume me ne.
Irgen Çela E rende pesha emocionale e Vojcekut
Ky eshte projekti i pare jashte shkolles ku marr pjese. Gjuha nuk eshte problem ne shfaqje sepse teksti njihet nga te gjithe. Gjithkush e di cthote secili. Per sa i perket marredhenies me regjisorin, menyra e punes eshte komplet ndryshe nga ajo e
Akademise. Ketu merren gjerat hap pas hapi, dalengadale, duke bere analizen e pjeses, analizen e tekstit, duke shkruar ne procesin e mizanskenes dhe me vone te shfaqjes. Ndersa praktika e Stefan Neugebauerit eshte me e shpejte. Hidhet ne veprim direkt, ne vizatim te veprimeve skenike dhe gjerat qartesohen aty per aty, nderkohe qe kryhet veprimi. Ne fillim nuk di si te reagosh, ndodh qe edhe je kunder. Por, duhet te familjarizohesh. Vojceku eshte rol i veshtire dhe i bukur. Flet per nje njeri qe eshte i gatshem te sakrifikoje cdo gje per nje jete te thjeshte familjare. Eshte ne gjendje te veshtire ekonomike. Pervec detyrave te zakonshme ushtarake, pranon te kryeje edhe sherbime te tjera, pranon te kryhet eksperiment shkencore mbi te. Drama e tij eshte e madhe. Pervec frustrimit nga eproret, e tradhton edhe e shoqja. Aty merr fund gjithcka. Eshte shume e rende pesha emocionale e ketij personazhi. Shpresoj te arrij dicka.