TIRANE - Punimet e nisura per rikonstruksionin e sheshit Skenderbej nga Bashkia e Tiranes dhe paralajmerimi nga opozita per zgjatjen e protestave pertej dates 30 prill, mund te sjellin nje perplasje me militantet e Partise Demokratike, e cila me daten 1 maj do te zhvilloje nje antiming ndaj protestave te opozites.
Protestat e paralajmeruara nga opozita per te zhvilluar aksionin e saj politik permes kerkeses se vazhdueshme per te hapur kutite e votimit si rruge per zgjidhjen e krizes politike, do te kulmojne me daten 30 prill, por parashikohet edhe zgjatja e tyre pertej kesaj date. Ndersa nje dite pas protestave te opozites, me 1maj, ne diten e punetoreve, Partia Demokratike do te zhvilloje nje antimiting, te cilin ajo e konsideron si nje koncert festiv.
Zhvillimi i ketyre ngjarjeve ne nje dite dhe mundesisht ne te njejtat vende mund te coje edhe ne ndonje perplasje edhe pse burimet zyrtare nga selia blu bene me dije se eventi qe do te organizoje Partia Demokratike ne bashkepunim me ministrine e Kultures do te jete vetem koncert festiv.
Nje tjeter problem, qe pritet te shfaqet eshte edhe vendi se ku do te organizohet eventi. Edhe pse Bashkia e kryeqytetit po kryen punimet mbi sheshin qendror, ky vend
do te shfrytezohet per te organizuar koncertin e festiv, qe sipas perfaqesuesve te djathte behet ne kuadrin e arritjeve te Shqiperise, si 1 vjetorit te anetaresimit ne Aleancen e Atlantikut te Veriut, procesi i liberalizimit te vizave si dhe per procesin drejt integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian.
Megjithese nga partia ne pushtet, ende nuk eshte vendosur per teknalitetet e organizimit ne teresi te festes, sipas qendrimit zyrtar te PD-se, behet e ditur se do te jete sheshi Skenderbej qe do te vihet ne funksion, ashtu sic eshte vendosur historikisht nga selia blu per te zhvilluar evenimente politike, festive dhe protesta.
Organizimin e festes si pergjigje ne fakt ndaj protestave te opozites, Partia Demokratike ia ka faturuar Ministrise se Turizmit, Kultures Rinise dhe Sporteve, edhe pse ishte vete nenkryetari i kesaj force politike, Astrit Patozi qe deklaroi fund muajin e kaluar se Partia Demokratike do te kryeje nje event festiv me 1 maj, pikerisht nje dite pas kulmimit te protestave te opozites. Mazhoranca e ka aplikuar kete forme te antimitingjeve edhe vitin e kaluar ndaj protestave te opozites.
Protesta treditore e opozites ne 20 nentorin e vitit 2009 perballe selise se Kryeministrise, u pasua me reagimin e Partise Demokratike pak jave me pas, me 8 dhjetor, duke e shnderruar koncertin festiv ne formen e nje antimitingu nepermjet prurjes se gjithe administrates shqiptare ne sheshin Skenderbej, ne po te njejtin shesh ku pritet te mbahet koncerti i radhes, kesaj here me 1 Maj.