Menjehere pas deklarates se Levizjes Socialiste per Integrim ka reaguar Partia Socialiste, duke deklaruar se rezoluta e Parlamentit Europian shprehet per transparencen e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit dhe hapjen e kutive te votimit.
Ne nje komunikim per mediat, deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni, apeloi qe puna e sesionit te ri parlamentar te nise me hetimin e te vertetes se zgjedhjeve te fundit parlamentare.
Kuvendi duhet te nise punen pikerisht me zbatimin e Rezolutes se Parlamentit Europian, e cila, shprehet qarte dhe pa asnje ekuivok, per transparencen e zgjedhjeve te kaluara dhe hapjen e kutive.
Le te nise puna e Kuvendit me zbardhjen e te vertetes se 28 qershorit, qe garantohet si fillim nga hapja e kutive te materialeve zgjedhore, nderkohe qe per fletet votimit opozita e ka ofruar tashme kompromisin e saj, reagoi Eglantina Gjermeni.
Deputetja socialiste, Olta Xhacka, komenton heshtjen e Kryeministrit Berisha per aferat korruptive
PS Korrupsioni i dirigjuar nga Berisha
Partia Socialiste ka vijuar dje akuzat ndaj Qeverise per afera korruptive, duke i kerkuar kreut te ekzekutivit Sali Berisha qe te jape sqarimet mbi denoncimet publike te bera prej tyre. Ne nje deklarate per mediat, deputetja socialiste, Olta Xhacka, deklaroi se tani per te gjithe eshte e qarte se vetem ne lumin Kardhiq, cifti Albana Vokshi dhe Arian Tartari kane perfituar jo nje, por plot gjashte hidrocentrale.
Ajo tha se tani kete te vertete te provuar me fakte u detyrua ta pranonte publikisht ministri i Ekonomise, Dritan Prifti, duke pergenjeshtruar deputeten Albana Vokshi.
Dy pyetje te reja ngrihen perpara opinionit publik shqiptar Se pari, pervec Albana Vokshit qe ne kohen kur Kryeministri firmoste koncesionet ishte funksionare ne kabinetin e Sali Berishes, cili eshte roli i motres tjeter Vokshi, Mimozes, e cila kur Arian Tartari dhe Albana Vokshi merrnin 6 hidrocentrale, punonte si drejtoreshe e privatizimeve ne ministrine e Ekonomise, qe ka ushqyer me kaq shume buke lepurushi Arian Tartarin dhe Albana Vokshin?, shtroi pyetjen deputetja e PS.
Se dyti, kerkoi ajo ne emer te socialisteve, si e shpjegon Sali Berisha faktin se nga gjithcka qe i quan investime te medha, dalin ne fakt lepujt e medhenj te korrupsionit qeveritar ne dem te ekonomise shqiptare, dalin ne pah emra personazhesh te lidhur ngushtesisht me familjen ne pushtet dhe pushtetin e familjes. Sali Berisha ben cben dhe hesht.
Ndoshta mendon se cdo cudi ne Shqiperi zgjat vetem tre dite, por cudia e korrupsionit te dirigjuar prej tij eshte se cdo tre dite na shfaqet nje cudi e re.
Megjithate, flet apo sflet Sali Berisha, shqiptaret po e kuptojne se ferra ku fshihet dhe ushqehet lepuri i korrupsionit eshte vete Sali Berisha, komentoi heshtjen e Kryeministrit, Olta Xhacka.