Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Policet e objekteve transferohen ne kufi

Publikuar me : 29.04.2010 Ne : Kronike - 205 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kryeministri Berisha pohoi dje gjate mbledhjes se qeverise se policet do ti shtohen kufirit ne kuader te liberalizimit te vizave


Pritet qe kjo kategori te angazhohet ne kontrollet dhe patrullimet e kufirit te gjelbert


TIRANE- Rreth 200 punonjes policie qe me pare kane qene me detyre te ruajtjes se objekteve te rendesise se vecante te klasifikuara nga qeveria, do te lene kete detyre per tu transferuar ne strukturat e Policise se Kufirit dhe te Migracionit, si pjese e Policise se Shtetit. Nje lajm i tille eshte bere i njohur dje nga kreu i qeverise, Sali Berisha, gjate nje mbledhjeje te Keshillit te Ministrave.


Nje veprim i tille, pritet qe nepermjet nje akti normativ te Keshillit te Ministrave, pas shkrirjes se struktures ku kane sherbyer deri tani. Nderkohe qe kohe me pare eshte kryer nje transferim i tille, nga Policia e Objekteve ne drejtim te Kufirit. Nuk behet fjale per largime nga radhet e Policise, por vetem per transferimin e tyre nga nje sektor tek nje tjeter.


Ristrukturimin e Policise kufitare e beri dje te ditur Kryeministri Sali Berisha, i cili gjate mbledhjes se Qeverise, u shpreh se keto ndryshime jane te detyrueshme per te permbushur detyrimet e reja, qe ka Shqiperia, per te perfituar nga procesi i liberalizimit te vizave.


Ne fjalen qe mbajti ne mbledhjen e Qeverise, per propozimin e tij per dergimin e efektivave te ruajtjes se objekteve ne ruajtjen e kufirit Berisha u shpreh Vazhdon reforma e policise, por kete here jo me shkurtime.


Hiqen nga objektet 200 punonjes te Policise se Shtetit dhe dergohen qe te gjithe ne Policine e Kufirit, sepse procesit te heqjes se vizave, duhet ti pergjigjemi me shkalle me te larte te pergjegjesise ne sektorin e migracionit dhe te luftes kunder droges. Sipas Kryeministrit, edhe sektoret e tjere qe kane te bejne me kerkesat e udherrefyesit per liberalizimin e vizave duhet te konsolidohen.


Sipas tij, gjysme milion euro eshte planifikuar per fuqizimin e servereve dhe potencialeve te sistemeve te vecanta ne kufi. Zevendes drejtori i Pergjithshem i Policise per Kufirin dhe Migracionin, Pellumb Nako, tha se fillimisht projekti ka qene qe ne strukturen e re te policise kufitare te perfshihen edhe 300 efektive te tjere. Kjo strukture do te merret kryesisht me patrullimin e terrenit ne zonat kufitare, dhe do te kete karakterin e forcave kontrolluese te kufirit dhe te nderhyrjes ne rastet e nevojshme.


Nje force e tille duket se do te jete e perqendruar ne drejtim te identifikimit dhe goditjes se grupeve qe merren me kontrabandimin e klandestineve, apo me parandalimin e shkeljes se kufirit nga grupe te ndryshme personash me qellim kalimin e kufirit ne rruge te paligjshme.


Sipas Nakos, deri tani nga shifra e parashikuar jane marre vetem 180 punonjes. Zyrtari i larte i Policise se Shtetit u shpreh dje ne nje prononcim per gazeten Shekulli, se transferimi i 200 punonjesve te policise drejt kufirit, ka ardhur pas shkrirjes se struktures se policise se objekteve.


Per te mos i nxjerre ne reforme, policet qe deri tani kane sherbyer ne ruajtjen e objekteve te rendesise se vecante, do te shkojne te sherbejne ne strukturat e Policise Kufirit dhe Migracionit. Gjithe punonjesit qe kane sherbyer ne policine e objekteve kane marre sigurine e Kryeministrit Berisha, per te mos mbetur jashte radheve te policise, per te sherbyer ne strukturat e Policise se Kufirit.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit