Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Policia e arrestoi per pengmarrje, prokuroria i mbyll dosjen

Publikuar me : 20.06.2010 Ne : Kronike - 160 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Veprimet e Sutermanit me pistolete loder ne nje dyqan celularesh, nuk cilesohen veper penale nga prokuroria


TIRANE- Mesditen e 19 majit te ketij viti, forca te shumta te policise se kryeqytetit, si dhe forcat speciale te RENEA-se, per 30 minuta rrethuan zonen ne kryqezimin e bulevardit Zogu i Pare me Unazen, dhe arrestuan nje person te armatosur me nje pistolete loder brenda dyqanit te celulareve.


Pas arrestimit, rrembyesi i dyshuar, Elton Sutermani, kishte qendruar ne dyqan kunder deshires se shiteses, pa e kercenuar, kanosur apo tentuar ta vidhte. Sipas pretendimit thjesht atij vetem i pelqente te rrinte prane shiteses. Ky qendrim i 28 -vjecarit nga Shkodra, qe tashme hetohet ne gjendje te lire, nuk eshte cilesuar si veper penale. Per shkak te kesaj prokuroret jane, te detyruar te mbyllin hetimet ndaj Sutermanit. Nga hetimet nje mujore, rezulton se i hetuari, nuk ka kryer ndonje veper penale, pavaresisht se per 30 minuta ai negocioi me policine dhe i alarmoi keta te fundit.


Arma e perdorur ka rezultuar se eshte loder dhe nuk mund ti ngrihet vepra penale e armembajtjes pa leje. Nuk kemi veper penale te kanosjes apo heqjes se paligjshme te lirise, pasi Sutermani nuk e ka kercenuar apo kanosur ne asnje moment shitesen, nuk i ka kerkuar asaj ti jape leke nga xhiroja e dites, thjesht ka shprehur deshiren per te ndenjur afer saj kunder deshires se shiteses,-thuhet nga prokuroria.

Gjithashtu, sipas hetimeve, i dyshuari nuk ka kryer as vepren penale te ngacmimit seksual pasi shitesja e ka mohuar kategorikisht nje gje te tille. Sipas akuzes, nuk mund te ngrihet ndonje veper penale, kur personi nuk ka kryer asnje veper, thjesht ka pasur deshire te rrije prane shiteses kunder deshires se saj. Ky qendrim i 28- vjecarit e ka alarmuar shitesen, e cila pasi ka pare dorezen e pistoletes (loder) poshte bluzes ka shtypur butonin e alarmit duke i ngritur ne kembe efektivet e policise.


Ndaj tij, sipas akuzes, nuk eshte kryer edhe ndonje ekspertim psikik, pasi nuk kemi ndonje veper penale per te cilen mund te marrim shkak per ti kryer akt-ekspertimin. Nderkohe, vetem pak dite me pare, ishte gjyqtarja Enkela Bajo e cila vendosi ndryshimin e mases se sigurise nga arresti me burg me afat 20 ditor ne masen e sigurise detyrim per paraqitje.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit