Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Politikanet kane rrethuar gjirin e Lalezit"

Publikuar me : 27.08.2010 Ne : Kronike - 203 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Shume pak kilometra nga qyteti i Durresit shtrihet vija bregdetare e nje gjiri te mrekullueshem, ai eshte gjiri i Lalezit. Uji i paster dhe natyra perreth e bejne kete vend te lakmueshem, por pushuesit nuk jane te tille.


Ata zgjedhin te pushojne ne kete vend per arsye te shumta qe plazhet e tjera te Shqiperise nuk i kane. Me rastisi fundjaven qe shkoi te beja nje dite plazh ne kete zone te virgjer te Adriatikut, dhe u mahnita nga bukuria dhe pastertia natyrore e mjedisit te atyshem.


E vetmja gje qe te binte ne sy ishin disa rrethime luksi e te kushtueshme dhe mu ndermend per momentin se mund te ishte nje rrethim ushtarak. Nuk ishte keshtu dhe do te jete shume me keq ne te ardhmen. Lakmitare qelluan te ishin politikanet e femijet e tyre qe skane te ngopur.


Ata e kane rrethuar natyren per te ngritur perbindeshat e tyre te radhes aty mu buze detit, do presin pemet dhe do ta betonizojne ranishten dhe ne nuk do te gjejme me pellembe e shesh plazhi publik. Keshtu kane bere dhe me Saranden e Edmond Gjokes, i cili pa kriter u ka dhene te drejten vrasesve te natyres tia hane zemren shkembit per te hedhur themelet e nje qyteti te ri fantazme.


E kane katranosur dhe ende vazhdojne ta katranosin. Por, ata nuk e dine se mungesat shpirterore kurre nuk mund ti plotesojne perfitimet ekonomike.


Njeriu i pasur pa te drejte e ka shpirtin e varfer. Deri ku do te shkoje nepsi e llupesia e ketyre pushtetareve per te pasur sa me shume, per te vrare aq me shume natyre duke e kthyer vendin tone ne nje katrahure te shemtuar si model shfrytezimi e pastaj te mburren me antivlerat qe vete i kane krijuar, duke shpenzuar per spote publicitare, duke genjyer turistet?


Keta po e mjerojne vendin si mos me keq, sepse nuk u kerkon kush llogari, dhe pjesa tjeter eshte se kane siguruar brezni te tera duke e syrgjynosur popullin e vet pa ua bere syri terr. Shqiptari ngrihet vetem te protestoje per para duke u nxitur nga politika, kete e ka treguar koha, por shqiptari harron qe pasuria me e madhe eshte mjedisi perreth ku ai jeton.


Shfrytezimi i bregdetit nga ana e politikaneve ka marre trajtat e nje simbioze te institucionalizuar tashme, vjedhja publike e prones eshte kthyer ne nje ceshtje ditore qe nuk i dihet se ku do ta kete fundin, nuk mund ti marresh tjetrit shpirtin e driten e syve se ke pushtet, se kete pushtet e mban ne kembe me banda kriminale te lidhura fort pas vetes, me qente e pushtetit qe lehin pas te zoteve te paudhe.


Kjo histori e ka nje fund, sikunder pati nje fillim premtimesh te genjeshterta, si gjithnje do jete nje histori me pasoja, por keto do te bien mbi kurriz te atyre qe kane abuzuar. Kjo situate perngjan me kohen e kooperativave bujqesore, ku shqiptarit i moren cdo gje dhe e lane rrugeve.


Parlamenti shqiptar eshte kthyer ne nje salle burse ku politikanet nuk zihen per hallet tona, por ata shqyhen vetem per prona, per aksionet e tyre, per pushtet, per vjedhje duke treguar andej ekranit se nje pale eshte shume e mire dhe tjetra qe cirret na do te miren ne.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit