Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Prokuroria: 10 mln leke gjobe Neranxit

Publikuar me : 10.03.2010 Ne : Kronike - 223 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ish- deputeti i LSI-se akuzohet nga Prokuroria e Tiranes, per kontrabandimin e mallrave gjate periudhes 01- 04


Ish- Prokurori i Pergjithshem, Theodhori Sollaku, mbronte biznesmenin ish- deputet i Levizjes Socialiste per Integrim


TIRANE- Prokurori i njesise se Task-Forces se luftes kunder Krimit Ekonomiko Financiar ne Prokurorine e kryeqytetit, i kerkoi gjyqtarit te ceshtjes, Sokol Tona, deklarimin fajtor per ish-deputetin e LSI-se te pandehurin Nikollaq Neranxi per kryerjen e vepres penale te "Kontrabandes me mallra te tjera" dhe ta denoje ate me 10 milione leke te reja gjobe.


Por, i pandehuri Neranxi nese deklarohet fajtor do te perfitoje uljen e 1/3 se denimit perfundimtar, per shkak te gjykimit te ceshtjes se tij ne aplikimit te procedurave te posacme, ate te shqyrtimit te gjykimit te shkurtuar.


Paraditen e djeshme, gjate shqyrtimit te seances se peste gjyqesore ne ngarkim te te pandehurit Neranxi, prokurori Xhengo lexoi konkluzionet, duke renditur 21 rastet e kontrabandes se mallrave te kryer nga punonjesit e kompanise se drejtuar nga ish-deputeti i LSI-se ne Kuvend gjate vitit 2001-04 nga Greqia ne Shqiperi.


Sipas konkluzioneve, punonjesit e ish-deputetit Neranxi kane kaluar mallra pa paguar detyrimet doganore ne 21 raste, duke i shkaktuar shtetit nje dem prej rreth 13 milione e 664 mije leke te reja.


Vete ish-deputeti i LSI-se Neranxi nuk ishte i pranishem ne sallen e gjyqit, duke u perfaqesuar nga avokati i tij mbrojtjes ish-Prokurori i Pergjithshem Theodhori Sollaku qe pas leximit te konkluzioneve i kerkoi gjyqtarit Tona dy jave kohe per te pergatitur pretendimet perfundimtare.


Nderkaq, ne seancat e kaluara vete ish-deputeti i pandehur ka mohuar akuzat, duke i cilesuar ato si "politike". Kete qendrim i pandehuri Neranxi e ka mbajtur edhe gjate fazes hetimore, ne kohen kur Prokuroria e Pergjithshme kishte filluar hetimet duke i kerkuar kryetares se Kuvendit heqjen e imunitetit te deputetit te LSI-se.


Te cilit pas mbarimit te mandatit, dosja iu kthye njesise se task-forces se prokurorise se kryeqytetit, e cila ka pranuar me leter-porosi edhe disa te dhena zyrtare nga autoritetet e drejtesise greke ne lidhje me kontrabandimin e mallrave te ndryshem nga kompania e ish-deputetit Neranxi.


Sipas konkluzioneve te prokurorise, gjate vitit 2001-04 firma qe drejtohej nga babai i ish-deputetit tashme i ndjere i ka shkaktuar shtetit nje dem prej 13 milione e 664 mije leke te reja.


Kjo shume, eshte shkaktuar nga mos pagimi i doganes nga punonjesit e kompanise se ish-deputetit ne pikat e kalimit kufitar me Greqine, ne 21 raste duke kaluar kontrabande mallra si kaseta, albume fotografike, CD apo filma fotografike.


"Ka qene dogana greke e cila kishte filluar nje hetim ndaj shoqerise greke me emrin "Sacofot", e cila kishte deklaruar disa fatura per shitjen e mallit te saj tek nje kompani shqiptare e ish-deputetit Neranxi.


Nga verifikimet e kryera rezultonte se ne 21 raste kompania e ish-deputetit Neranxi kishte futur mallin ne Shqiperi por nuk e kishte zhdoganuar duke e futur ate kontrabande"-tha prokurori Xhengo.


Per te provuar keto akuza, sipas prokurorise, jane sekuestruar nje sere shkresash te derguara ne Drejtorine e Doganave, konkretisht prane zyres se drejtorit te pergjithshem nga i pandehuri Neranxi duke i "kerkuar lehtesira" per biznesin e tij.


Gjithashtu, edhe vete punonjesit e kompanise se tij, te pyetur per keto veprime i kane konfirmuar prokurorise se ne ate kohe firmen e drejtonte faktikisht ish-deputeti tashme Nikollaq Neranxi nderkohe me letra ishte regjistruar ne emer te babait te tij.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit