TIRANE- Njesia e Task-Forces ne Prokurorine e kryeqytetit, nga hetimet paraprake ka konstatuar se Bashkia e Tiranes nuk ka leshuar asnje leje ndertimi per firmen ndertuese Vizion Construction sh.p.k., ku administrator kryesor i te ciles eshte Arian Tartari, njekohesisht bashkejetuesi i deputetes se Partise Demokratike Albana Vokshi.
Vete deputetja pretendoi se bashkejetuesi i saj kishte dhene 100 milione euro ne forme ryshfeti per te marre nje leje ndertimi por hetimet e prokurorise kane vertetuar se kjo leje ndertimi nuk eshte dhene.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te organit te akuzes ne kryeqytet, te cilet saktesuan se verifikimi i prokurorise ka hedhur poshte pretendimet e deputetes Vokshi, e cila akuzoi publikisht kryetarin e Partise Socialiste njeherazi kreu i Bashkise se kryeqytetit Edi Ramen.
Vokshi akuzonte kryesocialistin se me ndihmen e nje personi te trete ne rolin e sekserit ishte kthyer ne perfitues te 20 per qind te te aksioneve te ketij projekti te madh ndertimi ne kete zone.
Informacionet e kerkuara ne Bashkine e Tiranes, ne lidhje me pretendimet e deputetes se PD-se Albana Vokshi dhe deputeteve te tjere te tjere te ketij subjekti politik ende nuk kane ardhur zyrtarisht,- thane burime te prokurorise te cilet me tej pohuan Jemi informuar se kjo firme ndertuese nuk ka perfituar asnje leje ndertimi per projektin ne zonen tek Liqeni Artificial.
Sipas tyre, eshte konstatuar gjithashtu se kthimi i prones ish-pronareve dhe tjetersimi i tij nga prone private ne truall, ne zonen ku ndodhet kendi i lodrave tek Liqeni Artificial, eshte kryer dhe realizuar ne nje vendim te KRRTRSH-se se Republikes dhe eshte firmosur nga kryeministri Sali Berisha gjate nje mbledhjeje te kesaj te fundit.
Pas kthimit te kesaj prone, vete pronaret kane kontaktuar me firmat private te ndertimit dhe gjithcka mes tyre eshte zgjidhur me kontrate, ku perfitimi i tyre do te jete i bazuar ne siperfaqen e tokes qe ata pronare kane.
Nga hetimet rezulton se firma ndertuese Vizion Construction sh.p.k., dhe personi Dritan Avllaj i etiketuar ne konferencat e PD-se me emrin Tan Lepuri kane nenshkruar nje marreveshje mes tyre per venien ne funksionim te projektit te ofruar nga kompania qe drejton bashkejetuesi i deputetes Vokshi, Arjan Tartari.
Nderkohe, nga ana tjeter, prokuroret e ceshtjes, ne ditet ne vazhdim, pritet te therrasin dhe te marrin ne pyetje per kete projekt shtetasin Arian Tartari dhe me pas shtetasin Dritan Avllaj.
Hetimet
Prokuroret Ardian Braho dhe Valentin Preci, nga e merkura e javes qe kaloi kane nisur hetimet per akuzat dhe kunder akuzat e deputeteve te Partise Socialiste dhe asaj te Partise Demokratike.
Qe nga mesdita e se merkures, dy prokuroret kane regjistruar procedimin penal pa emer, duke hetuar ne dy pjese, ate te shperdorimit te detyres per zyrtaret dhe funksionaret e ndryshem te Ministrise se Ekonomise dhe Energjetikes si dhe punonjesve te Bashkise se Tiranes.
Hetimi i dyte ka te beje me dyshimet per akuzen e Korrupsionit pasiv dhe aktiv te personave qe ushtrojne funksione publike, duke i verifikuar zyrtaret e larte per ndikimin qe mund te kene pasur ne shpalljen fituese te nje firme konkrete per koncesionet e ndryshme te dhena me vendim te Keshillit te Ministrave.
**************************************
Prokuroria Per Vokshin do kerkojme te dhena nga hetimi i ILDKP-se
TIRANE- Njesia e Task-Forces ne Prokurorine e kryeqytetit i kerkon Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILDKP-se) dosjen administrative te deputetes Albana Vokshi, ne lidhje me hetimin pasuror te saj dhe konfliktin e mundshem te interesit ne lidhje me koncesionet qe i jane dhene bashkejetuesit te saj, Arjan Tartari. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes, te cilet saktesuan se prokuroret e ceshtjes Ardian Braho dhe Valentin Preci, pervec shkresave drejtuar ILDKP-se i jane drejtuar edhe shume institucioneve tjera qe kane lidhje me keto koncesione. Pak kohe me pare, pas denoncimeve nga Shekulli, drejtuesi i ILDKP-se kishte urdheruar fillimin e hetimit administrativ te pasurise se deputetes Vokshi dhe lidhjes me Arjan Tartarin. Ne do te nisim hetimin administrativ mbi ekzistencen e marreveshjeve koncesionare, ku perfshihet edhe z. Tartari, Inspektorati i Larte do te verifikoje nese ka qene pjese e vendimmarrjes ne keto akte znj. Vokshi, ne kohen kur ka qene Drejtore Departamenti ne Keshillin e Ministrave, si organi qe trajton marreveshjet koncesionare te permendura ne artikuj,- pat deklaruar per Shekullin kreu i ILDKP-se Llalla.
Por i kontaktuar dje nga Shekulli kreu i ILDKP-se pohoi se ende nuk ka mberritur nje kerkese e tille nga ana e prokurorise. Zoti Llalla shpjegoi dje se ndodhej ende ne zyre por kerkesa e prokurorise nuk kishte mberritur. Sipas tij, hetimi per konfliktin e mundshem te zonjes Vokshi ende nuk ka perfunduar pasi vete procedura kerkon nje kohe me te gjate per te verifikuar te gjitha dokumentet.
Burimet e prokurorise pohuan se gjate marrjes ne pyetje te deputetes Vokshi, i jane kerkuar detaje te tjera ne lidhje me akuzat ndaj kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama, per projektin e ndertimit ne parkun e Liqenit. Pervec kesaj, ata e kane njoftuar deputeten Vokshi, se nese provohen akuzat e denoncuara ne media, per dhenien e 20 perqind te vleres se projektit per marrjen e lejes se ndertimit nga Bashkia e Tiranes, ky veprim perben veper penale per perfituesin e 20 perqind te vleres dhe dhuruesin e kesaj shume kundrejt fitimit te lejes se ndertimit. Per keto akuza te deputetes Vokshi, prokuroret i kane nisur Bashkise se kryeqytetit nje shkrese zyrtare ku i kerkohet informacion i detajuar per keto akuza.
Nderkaq, mesohet se grupi hetimor tashme ka nisur shkresat zyrtare ne adrese te Ministrise se Energjetikes, duke i kerkuar te gjitha dokumentacionet per procedurat e tenderimit dhe me pas menyren e dhenies se koncesioneve te HEC-eve dhe te vendburimeve te naftes. Gjithashtu, pritet qe ne ditet ne vazhdim, pas administrimit dhe analizimit te te gjitha ketyre dokumenteve, te merren ne pyetje zyrtaret e Ministrise se Energjetikes te cilet kane qene pjese e grupit te punes per perzgjedhjen e firmave fituese, shtetasi Arian Tartari, motra e deputetes shtetasja Mimoza Vokshi, shtetasi Dritan Havllaj apo edhe persona te tjere qe kane dijenine per keto ceshtje.
***************************
Prokuroria e kryeqytetit do te sekuestroje javen e ardhshme te gjitha materialet per lejet koncesionare qe i jane dhene njeriut qe bashkejeton me deputeten e PD Albana Vokshi, Arian Tartari. Hetimi i nisur kete jave parashikon verifikimin e te gjitha procedurave te ndjekura per dhenien me koncesion te disa hidrocentraleve dhe dhenien me koncesion te te drejtes per kerkim dhe shfrytezim nafte ne jug dhe juglindje te vendit. Lajmi behet i ditur nga burime te organit te akuzes ne kryeqytet te cilet ne mesin e kesaj jave regjistruan procedimin penal ne baze te dokumenteve te bera publike nga media dhe Partia Socialiste, kryesisht nepermjet deputetit te saj Erjon Brace. Te njejtat burime, pohuan per Shekullin se pritet qe gjate javes se ardhshme ata tiu dergojne shkresat perkatese Ministrise se Ekonomise, dhe kryeministrise, per tiu kerkuar ketyre te fundit procedurat e ndjekura dhe dokumentacionin e administruar ne rastin e dhenies se lejeve koncesionare per kerkimet ne fushen e naftes dhe ndertimin e hidrocentraleve, per llogari te Arian Tartarit, babait te femijeve te deputetes se PD-se, Albana Vokshi.
Te njejtat burime pohuan se kur dokumentacioni perkates te jete administruar nga njesia e Task- Forces, e hetimit te Antikrimit Ekonomik te Prokurorise se Tiranes, pritet te kerkoje edhe legjislacionin e nevojshem per dhenien e koncesioneve dhe ne menyre te vecante te koncesioneve ne fushen e energjetikes dhe kerkimeve te burimeve natyrore te naftes dhe gazit. Nderkaq, pervec marrjes se te gjithe dokumentacionit mbi dhenien e ketyre koncesioneve, si dhe procedurat e ndjekura ne baze te ligjeve ne fuqi, organi i akuzes pritet te marre ne pyetje edhe zyrtare te institucioneve qe jane perfshire ne keto procedura per te sqaruar secili pozicionin e tij.
Ne fund, sipas burimeve, nese do te vihen re elemente te vepres penale, personat e dyshuar mund te merren te pandehur. Deputeti Erjon Brace, dha deklarimet e tij ne prokurorine e Tiranes i ftuar nga perfaqesues te organit te akuzes, pas publikimit ne media nga ana e tij e dokumenteve qe implikonin deputeten Vokshi. Bashkejetuesi i saj, Arjan Tartari, kishte perfituar leje koncesionare ne kohen qe ajo ishte keshilltare e kryeministrit Sali Berisha per Ekonomine. Nderkohe, hetuesit e ceshtjes pohuan se deputeti i PS-se, Erjon Brace, ka depozituar nje numer te konsiderueshem vendimesh ne lidhje me kete ceshtje. Por, sipas tyre, te gjitha keto vendime do te merren edhe nje here nga organi i akuzes nepermjet procedures zyrtare.
Grupi hetimor kishte konfirmuar dy dite me pare per Shekullin se hetimet nisen per verifikimin e procedurave te hapjes se tenderit per koncesionet, menyren e perzgjedhjes se firmes fituese, si dhe hetimin per ndikimin e mundshem qe mund te kete pasur ish-keshilltarja ekonomike e kryeministrit Sali Berisha tashme deputetja e Partise Demokratike, Albana Vokshi, per perzgjedhjen e firmes fituese. Nje pjese te hetimit do te zere edhe roli i motres se Albana Vokshit, Mimozes, e cila ne ate kohe ishte drejtoreshe koncesionesh dhe privatizimesh ne Ministrine e Ekonomise.
Aksioner dhe drejtues ne kompanite fituese rezulton te jete babai i femijeve te saj, (bashkejetuesi) Arian Tartari. Sipas vendimeve te Keshillit te Ministrave dhe te dhenave te disponuara nga Qendra Kombetare e Regjistrimit (QKR), rezulton se bashkejetuesi i deputetes Vokshi, Arian Tartare, dhe kompanite ku ai eshte aksioner apo administrator kane perfituar kater nga gjashte koncesionet per kerkim-shfrytezimin e vend burimeve te naftes dhe gazit ne vend. Koncesionet jane fituar ne kohen qe Vokshi ishte keshilltare ekonomike e kryeministrit Berisha dhe me pas si deputete e Kuvendit te Shqiperise. Vlera totale e ketyre aksioneve, sipas denoncimeve te PS-se, kapin shifra qindra milione dollaresh. Gjithashtu rezulton se bashkejetuesi i deputetes Vokshi eshte aksionier ne pese shoqeri te ndryshme, shoqeri keto kryesisht te ngritura pas ardhjes ne pushtet te Partise Demokratike. Nderkohe, opozita e ka akuzuar METE-n se i ka dhene brenda nje dite gjashte kontrata koncesionare kompanise Alba Energy Plus ku administrator eshte Arian Tartari per ndertimin e HEC-eve ne rrjedhen e lumit Kardhiq duke e favorizuar ate dukshem ne raport me kompanite e tjera, nisur dhe nga fakti qe pjese e stafit te ministrise ishte edhe Mimoza Vokshi, motra e Albana Vokshit e cila bashkejeton me Tartarin.
Deputeti tregon per marrjen ne pyetje ne prokurori dhe procedimin penal per koncesionet e bashkejetuesit te deputetes
Brace Vokshi, dorezova nje mije faqe materiale
TIRANE- Deputeti Socialist Erion Brace tha dje se kishte rrefyer ne Prokurorine e Tiranes te gjitha ato qe dinte ne lidhje me dheniet e lejeve koncesionare ne fushen e energjetikes nga qeveria, per llogari te firmave apo subjekteve ku eshte pronar apo aksioner Arian Tartari bashkejetuesi i deputetes se PD-se Albana Vokshi. Sipas Braces, ai kishte dorezuar ne prokurori, afersisht nje mije faqe dokumente ne lidhje me dhenien e koncesioneve per ndertimin e hidrocentraleve nga qeveria si dhe per dhenien e koncesioneve ne kerkime te naftes ne kater vendburime nga gjashte te tille qe ka vendi yne.
Te enjten ne mesdite, nje prokuror i Njesise Antikorrupsion ne Prokurorine e Tiranes, me ka bere te njohur regjistrimin e procedimit penal lidhur me dhenien nga ana e Qeverise te nje sere kontratash koncesionare per ndertimin e hidrocentraleve, ne favor te familjareve te shtetases, deputetes, Albana Vokshi. Procedimi penal kishte nisur kryesisht, pas deklarimeve publike te nje sere zyrtaresh te PS, mes te cileve dhe une. Prokurori me beri me dije se ata kishin nevoje te mesonin prej meje rrethana lidhur me kete ceshtje,- tha dje Brace. Sipas tij, interesi i prokuroreve vertitej rreth deklaratave te disa deputeteve socialiste lidhur me nje sere vendimesh per kontrata koncesionare per ndertim hidrocentralesh ne favor te familjareve te zonjes Albana Vokshi. Deputeti socialist tha se kishte dhene ato detaje qe dinte lidhur me kete ceshtje, ndersa kishte dhene sqarime te hollesishme per cdo deklarate publike te bere nga selia e PS, te gjitha te mbeshtetura ne dokumente zyrtare dhe prova shkresore, ne total me nje mije faqe. Sipas deklarates, Brace kishte nisur rrefimin me miratimin nga qeveria te 4 kontratave mes Albpetrol dhe Strem Oil, qe i kalonin kompanise Stream 4 nga 6 vendburimet ne naftes e gazit qe Shqiperia ka. Kam vijuar rrefimin me cdo vendim e kontrate koncesionare per te ndertuar hidrocentrale ne Jug te vendit, miratuar nga Qeveria ne favor te familjes Vokshi. Kam shpjeguar, mbeshtetur ne dokumente zyrtare e prova po te tilla origjinen dhe transformimin e kompanive perfituese, natyren dhe pronesine e tyre,- tha Brace.
*****************************************
Njesia e task-forces ne Prokurorine e kryeqytetit ka marre dje ne pyetje deputeten e PD-se, Albana Vokshi ne lidhje me ceshtjen e dyshimte te dhenies me koncesion te disa hidrocentraleve dhe te drejtes per kerkimin e naftes per bashkejetuesin dhe babane e femijes se saj, Arjan Tartari.
Lejet koncesionare i jane dhene Tartarit ne nje kohe kur njeriu qe bashkejetonte, Albana Vokshi, ishte keshilltare e kryeministrit per ekonomine ndersa e motra, drejtoreshe e privatizimeve dhe koncesioneve ne Ministrine e Ekonomise.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te organit te akuzes ne kryeqytet. Sipas ketyre burimeve, njesia e perbashket hetimore ka filluar hetimet kryesisht per ceshtjen duke regjistruar procedimin penal per akuzat e korrupsionit aktiv te personave qe ushtrojne funksione publike; korrupsion pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike; shperdorim detyre si dhe akuzat e tjera qe mund te dalin nga hetimi, por pa ndonje autor konkret.
Per regjistrimin e ketij procedimi, mesohet se prokuroria ka perdorur, shkrimet e publikuara ne Gazeten Shekulli dhe me pas deklaratat e deputeteve te Partise Socialiste, kryesisht ato te deputetit Erjon Brace.
Vokshi
E para qe eshte therritur dhe ka deshmuar ne prokurori per kete ceshtje eshte vete deputetja Vokshi. Ajo i eshte pergjigjur interesimit te prokuroreve dhe ka dhene shpjegime ne lidhje me ceshtjet ne fjale. Nderkohe prokuroret e ceshtjen kane pyetur deputeten Albana Vokshi edhe ne lidhje me deklarimet e saj se njeriu qe bashkejeton ka dhene 100 milione euro ryshfet per nje leje ndertimi.
Vete Vokshi ka pohuar se Arjan Tartari i ka dhene 20perqind te aksioneve te njeres nga kompanite e tij, vlera e te cilave shkone rreth 100 milione euro, shtetasit Dritan Avllaj. Sipas saj, kjo gje eshte bere ne forme ryshfeti per te perfituar nje leje ndertimi nga Bashkia e Tiranes.
Por ne lidhje me kete ceshtje bashkia ka pohuar se nuk eshte dhene asnje leje ndertimi ne pronen e pretenduar nga deputetja Albana Vokshi. Madje nga ana e bashkise eshte bere nje kallezim penal per deputeten Vokshi duke e akuzuar per shpifje.
Pas Vokshit, ne prokurori eshte ftuar deputeti Erjon Brace per te dorezuar dokumentet qe ai disponon ne lidhje me keto ceshtje. Mesohet se deputeti Brace i ka dorezuar grupit hetimor te gjitha dokumentet qe Partia Socialiste disponon ne lidhje me deputeten Albana Vokshi, motren e saj Mimoza si dhe Arian Tartarin.
Pervec dorezimit te ketyre dokumenteve, mesohet se deputeti Brace ka dhene deklarime edhe ne lidhje me burimin e ketyre dokumenteve zyrtare dhe dijenine qe ai ka per keto ceshtje.
Hetimet
Nderkohe, grupi hetimor konfirmoi per Shekullin se hetimet kane filluar per verifikimin e procedurave te hapjes se tenderit per koncesionet, menyren e perzgjedhjes se firmes fituese.
Si dhe hetimin per ndikimin e mundshem qe mund te kete pasur ish-keshilltarja ekonomike e kryeministrit Sali Berisha tashme deputetja e Partise Demokratike, Albana Vokshi, per perzgjedhjen e firmes fituese, ku aksioner figuron te jete babai i femijeve te saj, (bashkejetuesi) shtetasi Arian Tartari.
Sipas vendimeve te Keshillit te Ministrave dhe te dhenave te disponuara nga Qendra Kombetare e Regjistrimit, rezulton se bashkejetuesi i deputetes shtetasi Arian Tartare dhe kompanite ku ai eshte aksioner apo administrator ka perfituar kater nga gjashte koncesionet per kerkim-shfrytezimin e vend burimeve te naftes dhe gazit ne vend.
Koncesione keto te fituara ne kohen qe deputetja Vokshi kryente detyren e keshilltares ekonomike te kryeministrit Sali Berisha dhe me pas si deputete e Kuvendit te Shqiperise.
Vlera totale e ketyre aksioneve, sipas denoncimeve te PS-se, kapin shifra qindra milione dollaresh. Gjithashtu rezulton se bashkejetuesi i deputetes Vokshi eshte aksionier ne pese shoqeri te ndryshme, shoqeri keto kryesisht te ngritura pas ardhjes ne pushtet te Partise Demokratike.
Nderkohe, opozita e ka akuzuar METE-n se i ka dhene brenda nje dite gjashte kontrata koncesionare kompanise Alba Energy Plus ku administrator eshte Arian Tartari per ndertimin e HEC-eve ne rrjedhen e lumit Kardhiq duke e favorizuar ate dukshem ne raport me kompanite e tjera, nisur dhe nga fakti qe pjese e stafit te ministrise ishte edhe Mimoza Vokshi, motra e Albana Vokshit e cila bashkejeton me Tartarin.
************************************************
Bashkia e Tiranes ka reaguar sot pas auzave te nje dite me pare se Kryetari Edi Rama kishte marre nje ryshfet prej 100 milion eurosh, ne kembim te nje leje ndertimi.
Zedhenesi I Bashkise ne nje prononcm per shtyp tha kompaniaVizion Construction shpk administrator kryesor i te cilit eshte bashkeshorti i deputetes Albana Vokshi, Arian Tartari, nuk ka perfituar asnje leje ndertimi.
Zonja Vokshi njesoj si te gjithe pushtetaret qe akuzohen me prova konkrete per korrupsion tregoi nje perralle me leje ndertimi. Por duke kerkuar te tregohet origjinale tha se Edi Rama i ka kerkuar rryshfet 100 milion euro. Mesa duket kjo duhet te jete arsyeja qe gjen zonja, faktit se firma e letrave qe ajo tund para ekraneve ska marre kurrefare leje ndertimi. - theksoi Serjani.
Deputetja e Partise Demokratike, Albana Vokshi, paraqiti dje perpara mediave nje kontrate bashkepunimi midis bashkejetuesit te saj Arian Tartari, biznesmenit Dritan Avllaj, i njohur ndryshe si Tan Lepri dhe tre biznesmeneve te tjere. Ne kete kontrate tregohet se 20perqind te aksioneve te nje kompanie i kalojne zotit Avllaj ne shkembim te ndertimit te nje godine ne ambientet e nje trualli. Mbi kete bashkepunim, zyrtarja demokrate ka ngritur akuzen se 20perqind te aksioneve jane nje forme ryshfeti per kryetarin e Bashkise se Tiranes, Edi Rama. Nga ana tjeter, burime nga bashkia e kryeqytetit bejne te ditur se ne kete institucion as eshte aplikuar dhe as eshte dhene ndonje leje ndertimi per kete prone. Pasi kane shqyrtuar te gjithe dokumentacionin qe ndodhet ne bashki, zyrtaret e ketij institucioni pohuan se behet fjale per nje marreveshje mes dy personave (ne rastin konkret Tartarit dhe Avllajt) qe nuk ka asnje lloj lidhje me Bashkine e Tiranes.
Por deputetja Vokshi ka insistuar se babai i femijes se saj ka dhene 100 milione euro ryshfet per nje leje ndertimi. Kam ketu dokumentin, ku kompania Vizion Construction, eshte detyruar, te fuse aksioner me 20 perqind mikun e Edvin Rames, Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepri, ne kembim te dhenies se lejes se ndertimit kesaj kompanie. Dhe ky 20perqind vlen jo me pak se 100 milione EURO. Mendoni vetem per nje cast sa leje ndertimi ka dhene Rama ne tre mandatet e tij si kryetar Bashkie? Sa 20perqind ka marre nga keto leje ndertimi qe bejne nje pasuri te tere prej qindra milione dollaresh, e padeklaruar prej tij, ngriti pretendimin Albana Vokshi.
Por, nga ana tjeter, pohimi i zonjes Vokshi hedh dyshime edhe per pasurine e vertete te Arian Tartarit, per te cilin vetem nje kompani vlen 500 milione euro, ndersa dihet se ai ka te pakten kater te tilla. Megjithese ende nuk eshte pergjigjur ndaj akuzave te socialisteve, deputetja demokrate i kerkoi kryesocialistit arsyen se pse hesht ne lidhjen e akuzat per lidhjen e tij me Dritan Avllajn. Ajo pyeti Ramen se pse nuk sqaron publikisht cfare interesash e lidhin me kete person dhe sa 20perqind ka perfituar nen emer te tij.
Ky, eshte vetem dokumenti i pare, ne ditet ne vijim, do te deshmoj fakte te tjera reale per aferat e paimagjinueshme korruptive te Edvin Kristaq Rames, te personave qe me te e lidhin interesa marramendese financiare, si dhe per te tere papagajte e tij qe kane folur per me shume se tre jave, duke shpifur e trilluar per mua, paralajmeroi deputetja e grupit Parlamentar Demokrat, Albana Vokshi. Ndersa komentonte ne daljen e djeshme per mediat jeten politike te kryesocialistit, zyrtarja demokrate tha se Rama i shqetesuar nga bumi turistik i muajve te fundit, u be qesharak edhe me ato qe fliste e qe si kuptonte as vete, per rritje ekonomike pa rritje ekonomike apo per borxhe publike mbi 100perqind, per renie te te ardhurave tatimore kur e verteta, e pranuar nga te gjithe organizmat e specializuar nderkombetare eshte krejt ndryshe.
Socialistet
Transparenca e bemave tuaja sapo ka filluar
TIRANE - Partia Socialiste reagoi dje ndaj akuzave te deputetes demokrate, duke i vleresuar si te vajtueshme, nderkohe qe opozita akuzon per kontrata shumemilioneshe, ne konflikt te hapur interesi mes pushtetareve dhe familjareve te oborrit te pushtetit, ne kurriz e dem te popullit shqiptar, zonja deputete flet percart per njerez te njohur te Edi Rames qe paskan lidhur privatisht kontrate me shokun e saj te jetes. Ne nje deklarate per shtyp, deputetja socialiste Eglantina Gjermeni, tha se ne Shqiperi ka qindra-mijera kontrata mes personash fizike dhe Partia Socialiste nuk eshte kunder te drejtes kushtetuese e ligjore te asnje individi per te bere biznes. Ne nuk jemi kunder zonjes Vokshi dhe nuk e akuzojme shokun e saj te jetes apo qofte edhe djalin e Sali Berishes thjesht pse merren me biznes. Jo. Ne i akuzojme keta pushtetare qe permes abuzimit me fuqine e pushtetit te qytetareve po pasurojne familjet e farefisin e tyre, duke grabitur Shqiperine dhe varferuar shqiptaret. Merreni me durim zonja e zoterinj, transparenca e bemave tuaja te turpshme sapo ka filluar, theksoi zyrtarja e PS.
REAGIMI
Bashkia per Vokshin Hajduti bertet, kapni hajdutin
TIRANE - Ne pergjigje te akuzave te deputetes Vokshi, reagoi dhe Bashkia e Tiranes, duke thene se pushtetaret qe kane akuzuar gjate ketij viti bashkine, te cileve u shtohet edhe deputetja demokrate, jane ne nje liste padish penale e civile qe ne kemi depozituar per keto shpifje te uleta. Hajduti bertet, kapni hajdutin, thote populli, nderkohe qe ky popull eshte perdite e me syhapur per te pare ate qe fshihet pas akuzave bajate qe te akuzuarit ne pushtet ngrene ndaj Bashkise se Tiranes, sa here dalin ne shesh te palarat e korrupsionit te tyre, u shpreh zedhenesi i Bashkise se Tiranes, Florion Serjani. Sipas tij, kjo Bashki perbaltet sa here qe kundershtaret e Edi Rames duan te shmangin vemendjen e publikut nga skandalet ku perfshihen. Ai tha se ky avaz nuk do ti pengoje te vazhdojne me sukses punen e tyre ne sherbim te qytetareve. Gjithashtu, zyrtari i Bashkise shprehu keqardhje qe qeveria nuk ben do te njejten gje, sepse qytetaret jane prej kohesh jashte vemendjes se saj.