Vala e protestave te PS-se ka zbritur edhe ne qarkun e Beratit. Tubime ne Berat dhe Çorovode
BERAT - Banoret e Beratit kane protestuar dje per shkurtimin e fondeve per ndertimin e tregut nga pushteti qendror. Protestuesit, te cilet kryesoheshin nga kreu i bashkise se ketij qyteti, Fadil Nasufi, dhe dy deputetet e Partise Socialiste, Erion Brace dhe Ermonela Felaj, kane kerkuar qe qytetit te Beratit te mos i nderpriten fondet nga qeveria sic eshte bere ne keto 20 vite. Kryetari i kesaj bashkie, Fadil Nasufi, i ka bere thirrje Kryeministrit Sali Berisha qe te respektoje marreveshjen midis dy pushteteve per te ndihmuar qytetin. Por, sipas tij, duke qene se deri me tani qeveria shqiptare nuk ka bere asgje ne kete drejtim, tregon per mungesen e vullnetit politik nga ana e kreut te ekzekutivit per te bashkepunuar. Ne jemi ketu, ne kete proteste per ti treguar Sali Berishes, se ne nuk te lejojme qe te na vjedhesh fondet per ndertimin e tregut. Ne i bejme thirrje qeverise Berisha qe te ndihmoje Beratin se ka 20 vjet qe nuk po i jep fonde. Qyteti ne UNESCO, nuk e meriton nje treg geto. Prandaj, ne i bejme thirrje Berishes nga kjo proteste qe te respektoje marreveshjen. Ne sot protestojme per nje varferi te madhe, infrastrukture te shkaterruar perballe kesaj situate Berisha nuk ka vullnet politik per te ndihmuar Beratin. Ne kete qytet, cdo dite rriten borxhet 1600 familje me 4 persona jetojne me 4600 leke ne muaj , - tha dje Nasufi gjate protestes. Nasufi vuri ne dukje se rreth 50perqind e familjeve ne qytetin e Beratit jetojne duke blere ushqime me liste tek tregtaret. Nderkaq, kryetari i Partise Socialiste te Beratit, Selman Hodaj, theksoi se qyteti eshte ne prag te katastrofes dhe se varferia ben qe protestes ndaj qeverise ti bashkohen te majte dhe te djathte. Ne na bashkon dhimbjet qe kane nje emer varferi. Qyteti eshte ne prag te katastrofes. Ne proteste na bashkojne varferia te majte e te djathte, - tha ai. Me pas, deputeti i Partise Socialiste, Erion Brace, nenvizoi se qeveria po shkaterron te gjithe vendin duke privatizuar te gjitha institucionet e vendit. Por, sipas tij, protestat e opozites do te vazhdojne ne ditet ne vijim per te kulmuar ne daten 25 prill ne Berat dhe me 30 prill ne Tirane me qellim largimin e qeverise se Kryeministrit Berisha. Kjo qeveri po na shkaterron, ajo do te privatizoje te gjitha institucionet dhe populli nuk perfitoje as nje qindarke. Ne do te vazhdojme protestat sa te largojme Berishen. Duke nisur qe ne protesten qe ne do te organizojme me 25 prill ne Berat dhe me 30 prill ne Tirane, - eshte shprehur Brace. Gjithashtu, nje proteste e ngjashme eshte mbajtur edhe ne Skrapar, konkretisht ne qytetin e Çorovodes, ku ka marre pjese edhe deputeti i PS-se, Fidel Ylli, i cili ka theksuar se kjo proteste zhvillohet ne kuadrin e protestave te shumta te opozites per te hapur kutite e votimit. Sipas Yllit, nepermjet protestave populli opozitar duhet te ndryshoje qeverisjen dhe situaten ekonomike ne vend, te cilat sipas tij, jane perkeqesuar qe nga grabitja e votave ne zgjedhjet e 28 Qershorit.