Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rama: Ne Kuvend, pas hetimit te plote te zgjedhjeve

Publikuar me : 19.02.2010 Ne : Politike - 258 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kryetari i PS-se, Edi Rama, pershendeti qendrimin e Kryetarit te Asamblese Parlamentare te OSBE-se


TIRANE - Deklarata e Presidentit te Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Joao Soares, eshte vleresuar nga Partia Socialiste, e cila ka shprehur mirekuptimin e saj te plote per qendrimet e shprehura ne te kryesisht per sa i perket hetimit te zgjedhjeve parlamentare.


Ne nje dalje te posacme per mediat, kreu i selise roze, Edi Rama, i sapokthyer nga vizita qe zhvilloi ne Vjene ku u takua me drejtuesit me te larte te OSBE-se, ka pershendetur vleresimin dhe zgjidhjet qe jep Soares ne deklaraten e vet per situaten politike ne Shqiperi. Rama ka theksuar se ajo qe rekomandon drejtuesi i larte i OSBE-se per sa i perket hetimit te zgjedhjeve eshte ajo qe Partia Socialiste kerkon.


"Ne jemi plotesisht e teresisht ne nje mendje me sa shkruhet ne kete deklarate lidhur me ndermarrjen e nje hetimi te plote e teresor te zgjedhjeve, bazuar ne Kushtetuten dhe vendimin perkates te Gjykates Kushtetuese per hetimin parlamentar. Kjo eshte gjithcka kerkojme dhe jam i lumtur te them se me Presidentin Soares rame gjithashtu ne nje mendje qe hetimi parlamentar as mund te kufizohet e as mund te kushtezohet", - u shpreh kryesocialisti Edi Rama ne deklaraten e vet.


Natyrisht, kreu socialist ka riperseritur edhe nje here garancine qe i ofron mazhorances dhe te gjithe partnereve nderkombetar se hetimi i zgjedhjeve kerkohet vetem ne funksion te shpetimit te zgjedhjeve te ardhshme dhe jo per te ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve te shkuara. "Demokracia shqiptare nuk eshte ne krize, sepse opozita eshte ne bojkot.


Ne jemi ne bojkot, sepse demokracia eshte ne krize. Dhe fundi i kesaj krize fillon me transparencen e plote, teresore, te pakufizuar e te pakushtezuar te zgjedhjeve. Jo per te ndryshuar rezultatin po per te shembur sistemin e korrupsionit elektoral.


Tanime tere bota kerkon hetim te zgjedhjeve dhe vete OSBE-ja qe ka shkruar raportin e zgjedhjeve sot ka kerkuar publikisht qe zgjedhjet te hetohen plotesisht e teresisht. Uroj me gjithe zemer qe qeveria dhe perkatesisht zoti Berisha ti degjoje kambanat qe bien nga te kater anet, perpara se kriza te behet e padurueshme per popullin", - u shpreh Rama.


Nderkohe, ai ka garantuar se deputetet socialiste do te zene vendet e tyre ne Kuvend, duke i dhene fund bojkotit menjehere sapo mazhoranca te pranoje nje hetim te tille, te plote dhe te hollesishem.


"Padyshim zoti Soares nenvizoi edhe bindjen e tij se opozita duhet te kthehet ne kuvend dhe une i rishpreh edhe publikisht vullnetin tone per ta mbyllur bojkotin me tu mbyllur perpjekja e qeverise per ta kufizuar e kushtezuar komisionin hetimor parlamentar duke nxjerre kutite e votimit nga objekti i hetimit", - theksoi Rama.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit