Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shfrytezimi me i padurueshem i emigranteve

Publikuar me : 11.03.2010 Ne : Kulture - 277 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Fale tyre, prej dy dekadash tashme, ekonomia e Shqiperise shtrihet ne Greqi, ne Itali, ne thellesi te Europes, deri matane oqeanit Atlantik dhe nuk vdes.


Jane emigrantet zgjatimi i kesaj ekonomie pa fizionomi; jane te larguarit me viza dhe pa viza, kryesisht pa viza, ne nje ikje qe nuk ka shoqe ne histori, me "anijet" e ambasadave te huaja, me anijet e flotes tregtare, me skafe, me not, me toke, me zvarritje, me marshime te gjata neper male, naten, diten, ne shi, ne debore, ne vape, ne uri, ne rraskapitje. Ikja e secilit eshte nje odise me vete, e denje per penen e Xhek Londonit.


Por, te gjitha keto ikje, nje gjysme milioni a sa mund te jene, i bashkon ankthi se mos do te mbyten ne det, se mos do ti qellojne me arme nga prapa, se mos do te ngrijne nga te ftohtit, se mos do te rrokullisen ne humnere, se mos do te perfundojne ne burg, se mos do ti kthejne nga kane ardhur, se mos nuk do te gjejne pune, se mos do te mbesin rrugeve, se mos nuk do tia dalin, se mos nuk te mbajne ne kembe jeten e tyre te re ne vendin e huaj ku nuk u perket gje prej gjeje.


Edhe pse kane kaluar vite, ky ankth vazhdon ne forma te reja e nuk ka te sosur. Kam pershtypjen se eshte vete jeta e emigrantit.


E atij qe ka ikur tashme, por edhe atij qe po kerkon shtigje te ike. Shqiperia vazhdon te hedhe matane, ku te mundet e si te mundet popullin e vet. Deri dje per shkak te varferise qe la pas diktatura komuniste.


Tani per shkak te paaftesise se qeverise per te krijuar pune dhe punesim, standardin e demokracise dhe shijen e te jetuarit.


Atyre qe kane ikur u qan zemra per tu kthyer. Ketyre qe kane mbetur u qan zemra per te ikur. E rralle, epike, e trishte, por jetedhenese eshte saga e emigracionit shqiptar. Kemi folur pak, kemi shkruar pak, kemi bere pak ose aspak per emigrantet.


Nganjehere - te me falin te gjithe per kete qe po them - me shkon mendja se nuk presin ata ndonje gje prej askujt, se linden vetem per te bere per te tjeret, se ky qe fati i tyre, te cilin ata e cojne perpara me bindje dhe me shprese se neser do te jete ndryshe.


Gjithe keto vite ata kane qene komuniteti qe vetem eshte shfrytezuar. I kane shfrytezuar, kundrejt shperblimit, brenda dhe jashte rregullave, padronet ku jane punesuar ne te bardhe dhe ne te zeze. I kane shfrytezuar terthorazi vendet ku punojne dhe jetojne.


I ka shfrytezuar ne kuptimin e mire, por edhe te keq te fjales atdheu i tyre, Shqiperia. Me parate qe kane derguar prane familjeve, ata kane mbajtur prej dy dekadash ekuilibrat makroekonomike te Shqiperise.


Mbi mundin, djersen, bujarine dhe talentin e tyre eshte ngritur mburrja shumevjecare e parise se Tiranes per stabilitetin e lekut, per qendrueshmerine e inflacionit, per qendrueshmerine e tregut. Megjithese larg, me parate e tyre, me prurjet, me dijet, me te rejat dhe me pervojen e tyre te re, emigrantet e kane bere me civile Shqiperine.


Mendjet me te kthjelleta te bashkatdhetareve tane jashte mbajne ne qortim te vazhdueshem deformimet e demokracise ne pallatet e politikes ne Tirane.


E kane merituar nje permendore ne Durres, ne vendin ku u nisen ne eksodin e pare biblik drejt Italise; nje tjeter ne sheshin Omonia te Athines, po ta lejonte qeveria greke; i kane merituar disa lapidare apo kroje ne vijen kufitare ku zgjateshin dikur telat me gjemba; e presin emigrantet dhe jo vetem ata, por gjithe shqiptaret nje shtylle perkujtimi per te renet qe nuk ia dolem dot, qe humben ne fund te deteve apo ne luginat e maleve.

Nuk kemi bere asgje, u kemi dhene me pak dinjitet me sjelljen tone ne Shqiperi se sa na kane dhene ata ne me sjelljen, me punen dhe parate e tyre jashte Shqiperise.

Te rrime shtrember e te flasim drejt. Ua kemi premtuar nje projekt te madh emigranteve: te drejten e votes.


E kane pasur dhe e kane ne program disa parti politike, te medha e te vogla. U fol gjere e gjate nga viti 2005 e kendej per voten e emigranteve. U zhvilluan takime, seminare, tubime, debate.


Si perfundim, gjithcka mbeti ne nivelin e deshires se mire, per te mos thene te demagogjise. Partite dhe politikanet nuk gjeten dot modalitetet dhe mundesite per te mbajtur fjalen e dhene.


Por... por - per turp e faqe te zeze - ne disa kuti votimi, qe nuk dihet sa jane per arsye se kutite nuk jane hapur, emigrantet "votuan" pa qene te pranishem.


Lajmi me trondites nga kutia e Ruzhdijes, e vetmja qe eshte hapur deri tani, ishte "votimi" me doren e komisionereve te Partise Demokratike i tetedhjete emigranteve qe nuk kishin qene fare ne Shqiperi ne 28 qershor.


Ne Zadrime te Lezhes kemi konstatuar te njejten dukuri. Qindra emigrant spaten nevoje te shpenzonin asnje qindarke per te "konsumuar " te drejten e votes.


Votuan bozhibozuket per ta. Keta e mbajten premtimin e partive, ne menyren me cinike qe mund te mendohet: duke firmosur per ta, duke votuar per ta partine qe donin vete. Lista e zgjedhesve ne emigracion u shnderrua papritur ne nje rezerve te arte per kacaket e zgjedhjeve.


Kjo eshte fyerja me e madhe qe mund tu behet atyre qe kane mbajtur stabilitetin e treguesve makroekonomike, stabilitetin e lekut, stabilitetin e inflacionit, stabilitetin e familjeve.


Por ky eshte nderkohe edhe shfrytezimi me i padurueshem qe mund ti jete bere e mund ti behet kesaj kategorie. Nje shfrytezim qe i mohon si qenie dhe i llogarit vetem si emra per hesapet e pushtetit.


Nuk mund ti dime permasat e nje maskarade te tille. Thjesht me aq sa ka dale ne drite nga kutia e fshatit Ruzhdije, dikush duhet te kerkoje falje.


Eshte minimumi qe mund te behet per te qetesuar shpirtrat e lenduar te mijera emigranteve, pavaresisht nga simpatite politike. Vota eshte shpirti. Çdo gje mund te delegohet, por shpirti nuk delegohet.


Te votosh ne emer te tjetrit eshte njelloj, madje me keq se ti futesh tjetrit si hajn ne shtepi dhe te mos i lesh gje pa marre. Kjo qe ka ndodhur eshte nje kambane alarmi per mbare shoqerine. Nuk mjafton denimi i falsifikatoreve. Duhen kerkuar zgjidhje qe kjo maskarade te marre fund.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit