Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shkolla e jetes e operatorit Beqir Vaqarri

Publikuar me : 07.03.2010 Ne : Kulture - 296 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Punoi prane mjeshterve operatore Gjika, Anagnosti, Milkani, Lubonja. Ne 80-vjetorin e lindjes se Beqir Vaqarrit



Me ndodh shpesh qe te kaluaren e larget ta sjell ne kohen e tanishme. Por kur ndjen largesine qe te ndan me atdheun, padyshim trishtohesh e malli ngre mbi valet e jetes kohen ne ish-Kinostudion "Shqiperia e Re". Asaj kohe dh atij mjedisi i perkiste Beqir Vaqarri, operatori i talentuar i filmit vizatimor, qe sot ben 80 vjec.
Lindi me 7 mars 1930 ne Tirane nga nje familje me tradite, sic flitej per Vaqarrasit. Pak shkolle beri ne jete, kaloi nje rini boheme dhe me 1959 fati e solli te filloje pune ne Kinostudio. Ishte me te vertete fatlum, sepse aty filloi shkolla e tij e vertete. Mesoi mjeshterine e ndricimit komponent sa i veshtire dhe i rendesishem ne interiere dhe eksteriere. Ekspeditat mes grupeve te xhirimit do ta conin anekend por syri dhe shpirti i Beqirit ishte syri i kameres. Regjisoret zbuluan tek ai cilesi te reja ne disa nga filmat dokumentare dhe artistike ku Beqiri kreu funksionin e asistent/operatorit. Viti 70-te e gjeti ne sektorin e kopertinave te filmit dokumentar dhe artistik prane operatorit Vaso dhe piktoreve Prizreni dhe Oparaku. Filmi vizatimor ishte ne vitet e para te zhvillimit. Beqiri shihte me vemendje kete art te ri dhe imagjinonte te ardhmen e cila nuk vonoi. Asistonte shpesh ne momente xhirimi ne atelier me operatoret e filmit vizatimor Vaso, Diamanti, Valla, Kondakciu, Basha, e me vone Mamaqi e rikthyer nga vitet e peripecive te internimit. I qete dhe intuitiv, ai krijonte besim tek regjisoret Bujar Kapexhiu, e me pas G. Leka, B. Ikonomi, A. Dauti, A. Maku, G. Qendro, Z. Varvarica, S. Xhahysa, GJ. Varfi, do ti jepnin rolin e operatorit ne filmat e tyre te vleresuar me cmime ne festivalet kombetare te filmit.


Aplikimi dhe eksperimentimi i teknikave te ndryshme e gjejne operator ne filmat me kukulla si "Serite e Pushbardhit" te V. Drobonikut dhe filma te tjere. Punuam se bashku me A. Muharremin per filmin "Kerpudha". Diskutimet e skenarit regjisorial ne sheshin e xhirimit fillonin shpesh me mendimet e tij, per menyren e ndricimit dhe xhirimit te trukeve apo panoramiket te cilat i kalkulonte me nje precizion te habitshem, kompozonte mjeshterisht kuadrin dhe kur gjithcka ndjente se i perkrahej, perplaste kembet nga gezimi.
Redaksite me ethet e subjekteve dhe plani vjetor, netet pa gjume mes studiove dhe dekoreve, mijera vizatime te realizuara, ekspeditat me grupet e xhirimit me muaj larg familjeve, tensionet e preokupimet, debora, shiu dhe dielli qe nuk ndodhnin atehere ku duhej, sukseset dhe deshtimet, laboratori dhe uji, dritat dhe erresira e papritur, jeta plot zhurme ne atelieret dhe studiot e montazhit te muzikes dhe zerit, e se fundi, e hena e mbledhjeve apo e vizionimeve ne sallen e madhe te projeksioni, ku shpesh priste gershera e censures.


Sa kujtime i lame ne harrese nderkohe qe fiksuam jete dhe ngjarje te te tjereve. Kjo ishte frymemarrja e cdo krijuesi dhe punonjesi te thjeshte te studios. Pjese e kesaj historie eshte dhe Beqir Vaqarri. Koleget e tij ne emigracion, i urojme sot 80-vjetorin, ditelindje qe perkon me vitin jubilar te 35-vjetorit te filmit vizatimor.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit