TIRANE- Krijimi i burimeve alternative te energjise, pervec asaj te prodhuar nga hidrocentralet dhe rritja e kapaciteteve prodhuese te vendit ka bere qe Kryeministri Sali Berisha ti ktheje edhe njehere syte pertej detit.
Megjithese italia eshte vendi i vetem i G8-s i cili nuk ka te ndertuar ne territorin e tij asnje Central Nuklear ndertimi i nje te tilli ne vendin tone ka qene kryefjala e diskutimeve te Kryeministrit Berisha gjate takimeve te zhvilluara me ministrin italian te Ekonomise, Klaudio Skajola.
Pas takimit, te dy palet lane te hapur mundesine e bashkepunimit midis dy qeverive per sa i perket projekteve ne kete fushe. "Institucionet dhe agjencite perkatese te te dy vendeve, te sapo krijuara, duhet te perforcojne bashkepunimin, ne menyre qe te kthejne ne rajonal projektin e ndertimit te nje centrali berthamor, i cili do te rrise burimet e energjise se rinovueshme dhe do te garantoje tregun rajonal dhe ate italian me energji ne afat te gjate", - thane ata.
Ajo qe bie me shume ne sy ka te beje me orientimin e Italise pro energjise nukleare duke marre parasysh se me nje referendum gjate viteve 80 pas shperthimit te Çernobilit italianet i thane "jo" asaj. "Italia perfshihet ne projektet nukleare, sepse beson ne to.
Dhe ashtu sic po orientohen vendet ne te gjithe boten, ajo beson se energjia e paster per te mbrojtur ambientin dhe energjia me kosto te qendrueshme ne Evropen Qendrore do te thote rikthim ne energji nukleare per prodhimin e energjise elektrike per perdorim civil", - tha Skajola
Gjate fjales se tij, Berisha theksoi edhe njehere synimin per ta bere vendin nje superfuqi rajonale energjetike duke kerkuar mbeshtetje per bizneset italiane qe duan te investojne ne kete sektor. Sipas tij, mbeshtetja e projekteve italiane ne fushen e energjise hidrike dhe te eres, nepermjet garancise financiare do te pershpejtonte realizimin e tyre.
Krahas energjetikes, pjese e diskutimit ishin edhe projektet e bizneseve italiane ne sektore te tjere te ekonomise. Italia eshte nje nga importuesit me te medhenj te prodhimeve te fasonit ne vend.
Mjaft kompani italiane, duke shfrytezuar krahun e lire te punes ne vend, kane hapur filialet e tyre ne Shqiperi ku sjellin mall gjysme te gatshem i cili pas perpunimit dergohet perseri atje. Nisur nga kjo Berisha ka ftuar edhe njehere biznesin italian qe te investoje ne vend duke u premtuar atyre mbeshtetjen e qeverise.
"Ne Shqiperi jemi duke bere gjithcka, jemi duke aprovuar cdo ligj, jemi duke marre e aprovuar cdo vendim per te krijuar klimen me te favorshme per investimet e huaja ne te gjitha fushat", - tha ai. Kjo ftese vjen vetem nje dite para firmosjes se marreveshjes partneriteti strategjik midis tij dhe Kryeministrit italian Silvio Berluskoni e cila pritet te forcoje edhe me tej marredheniet tregtare midis dy vendeve.
********************
Marreveshja
Italia, partneri strategjik i yni
Sot firmoset marreveshja midis dy kryeministrave e cila parashikon intensifikim te marredhenieve ekonomike
TIRANE- Italia do te vazhdoje te luaje rolin kryesor ne shkembimet tregtare te vendit. Duket se kjo marredhenie do te intensifikohet edhe me tej pas nje marreveshjeje me karakater ekonomik qe pritet te firmoset sot nga Kryeministrat Berisha dhe Berluskoni. Nuk dihet ende permbajtja e mareveshjes qe do te firmoset midis paleve por sipas kreut te ekzekutivit ajo do te forcoje edhe me tej marredheniet tregtare midis vende duke i kthyer ato ne raporte partneriteti strategjik.
"Do te desha te nenvizoja qe neser (sot) une do te firmos se bashku me Kryeministri italian Silvio Berluskoni nje marreveshje te partneritetit strategjik midis dy vendeve tona, nje marreveshje qe do te konsolidoje raportet tona te shkelqyera", - tha dje Kryeministri Berisha gjate takimit me ministrin italian te Ekonomise Klaudio Skajola.
Krahas marredhenieve tregtare, Italia realisht eshte vendi me te cilin Shqiperia ndan interesa te perbashketa te medha. Jane disa projekte gazjellesisht qe transportpjne gazin e lindjes per ne perendim te cilat kalojne edhe neper Shqiperi por pika fundore eshte italia.
Ky fakt eshte cekur edhe gjate takimit te Kryeministrit Berisha me ministrit Skajola. Gjate fjales se tij, ai theksoi rendesine e ketyre projekteve qe perfshijne vendet tona.
"Ky eshte nje tjeter kusht i domosdoshem i krijimit te nje tregu te qendrueshem energjie, me qender ne Shqiperi, qe shton garancite dhe pavaresine e furnizimit me energji dhe me gaz", - tha Berisha
Italia eshte importuesi me i madh i prodhimeve shqiptare me rreth 60 per qind te totalit. Gjithashtu, sipas te dhenave nga INSTAT gjate muajit dhjetor 2009 kemi importuar nga italia 26 per qind te totalit te eksporteve. Ne vend te dyte qendron Greqia e cila ze 5 per qind te eksporteve dhe 14 per qind te importeve.