Keshilli i Ministrave.org po veren me shqetesim faktin qe shqiptaret qe po pasurohen nga dita ne dite po sjellin nje rritje te shpejte te papunesise, pasi asnje pasanik nuk denjon te punoje. E gjithe bota po perjeton krizen e varferise dhe papunesise, ndersa Shqiperia po vuan krizen e supermireqenies ekonomike.
Asnje shqiptar nuk deshiron te punoje, duke gjetur si shkak se punedhenesit nuk u krijojne kushte optimale dhe me kryesorja nuk u garantojne parkim per makinat Ferrari.
Keshilli i Ministrave.org ne ditet ne vazhdim do te marre masa per te nxitur punesimin. Nder masat e marra do te jene ngritjet e cmimeve te ushqimeve, ujit, dritave, naftes, gazit, doganes se makinave, taksave e ca te dali para. Keshtu, shqiptaret, nga miliardere do te kthehen ne milionere dhe do te detyrohen ti kthehen punes.
Kryeministri Berisha e cilesoi si fat, faktin qe ai vete ishte i varfer, pasi keshtu atij i jepej mundesia te punonte gjithe jeten. Per kete, kryeministri i keshilloi edhe cunat, d.m.th., ministrat, qe te varferoheshin sa me pare.