Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Si do privatizohet "Albpetroli"

Publikuar me : 10.03.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 311 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kompania "Albpetrol" zbardh strategjine e privatizimit. Mund te kthehet ne shoqeri koncensionare.


Pak dite pas deklarates se ministrit te Ekonomise dhe energjitikes, Dritan Prifti, lidhur me privatizimin e mjaft sektoreve shteterore, perfshi ketu edhe kompanine e naftes "Albpetrol", drejtuesit e kesaj te fundit zbardhin strategjine e privatizimit. Gjithcka ka dale ne analizen vjetore tekniko-ekonomiko-financiare te kompanise, analize qe u zhvillua mesditen e se martes.


Ne analize ishte parashikuar ardhja e vete ministrit Prifti, i cili e ka nderruar axhenden ne castet e fundit per arsye shendetesore. Por, ne analize qene te pranishem perfaqesues te larte te METE-s, si dhe te gjithe anetaret e Keshillit Mbikeqyres se "Albpetrol" sh.a.


Njeri prej ketyre te fundit, pasi ka zberthyer ze me ze arritjet dhe mosarritjet per vitin 2009, eshte ndalur pikerisht tek strategjia e privatizimit.


Gjate fjales se tij, anetari i keshillit mbikeqyres tha se duhet pare ideja qe kompania e"Albpetrol" te mos privatizohet, por ajo te kthehet ne shoqeri koncensionare. Edhe pse pas kesaj teze "privatizimi", takimi u zhvillua me dyer te mbyllura, mesohet se kjo ide eshte mbeshtetur nga te gjithe drejtuesit e kompanise.


Burime nga Albpetroli shprehen per faktin se nje forme e privatizimit te "Albpetrolit" mund te jete pikerisht kjo skeme. Qellimi i implementimit te kesaj skeme privatizimi eshte bere per arsye qe nje pjese e mire e industrise se naftes te kontrollohet nga shqiptaret.


Treguesit tekniko-ekonomike te vitit 2009 per kompanine "Albpetrol" jane bere prezent nga drejtori i pergjithshem, Ferdinand Murati, i cili ka meshuar ne faktin se per vitin 2009 "Albpetrol" sh.a. ka prodhuar ne total 260 mije tone nafte.


Per investimet si drejtori Murati edhe shefja e financave, Enkeleida Peshkopia, jane shprehur se jane realizuar ne masen 67.1 perqind. Kjo mase e vogel realizimesh ka ardhur si rrjedhoje e mosshlyerjes se shume faturave.


"Mungesa e likuiditetit shtet me shtet dhe shtet me privat ka bere qe zeri i investimeve te mos realizohet ne mase te madhe", eshte shprehur shefja e finances Peshkopia. Mungesa e likuiditetit qe eshte regjistruar shpeshhere nga "Armo" ka vene ne rrezik edhe pagat e punonjesve. Pagat jane vonuar si shkak i arkes bosh te kompanise, pasi "Armo" nuk eshte treguar e rregullt me shlyerjen e faturave.


Ne teresi treguesit ekonomiko-financiare pohojne faktin se "Albpetrol" e mbyll vitin 2009 me tregues pozitive, dhe deri me sot kjo kompani eshte perpjekur te zbuse efektet sociale ne zone, qe do te thote te mos regjistroje nxjerrje ne mase te punonjesve.


Me nisjen e implementimit te strategjise se privatizimit pritet qe mbi 1000 naftetare te lene vendin e punes. Aktualisht kompania ka 4 369 puse nga te cilet 2 114 puse jane ne pune, 1 539 jane te fondit te ndalur dhe 716 mbahen nen vezhgim. Kompania operon ne 8 rrethe dhe asetet e saj shkojne ne miliona dollare. K.Thanasi


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit