Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Taksat e makinave shqyrtohen nga KE

Publikuar me : 07.04.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 387 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Para se te kaloje ne tavolinen e Keshillit te Ministrave, drafti me ndryshimet e propozuara ne regjimin e taksave te automjeteve te perdorura qe imporohen ne vend nga BE eshte duke u analizuar nga zyra Komisionit Europian ne Tirane nisur edhe nga qellimi per te cilin ai eshte hartuar.


Burime zyrtare nga Ministria e Financave konfirmojne marrjen ne shqyrtim te ndryshimeve ne ligj nga zyra e Komisionit Europian ne Tirane per te pare perputhshmerine e tij me kushtet e percaktuara ne Marrevshjen e Asocim Stabilizimit te cilen vendi yne e ka nenshkruar ne vitin 2006. Pas marrjes se konfirmimit per perputhshmerine e tij me kushtet e MSA-se drafti pritet te shqyrtohet ne mbledhje qeverie per te kaluar me pas per miratim ne Kuvend.


Sipas dizpozitave te percaktuara ne marreveshje deri ne vitin 2011 Shqiperia duhet te zeroje taksat doganore per nje sere mallrash qe importohen nga Bashkimi Europian.


E detyruar nga kjo marreveshje qeveria shqiptare ka hartuar nje draft me disa ndryshime ne ligjin per taksat kombetare ku nder te tjera parashikohet heqja e takses fikse ose sic thirret rendom dogana per automjetet e perdorura qe sillen nga BE.


Me ndyrshimet e propozuara ne ligjin per taksat kombetare qeveria permbush detyrimet e percaktuara nga MSA-ja duke hequr taksen fikse per automjetet e perdorura qe importohen nga vendet e BE-se por synon te aplikoje nje regjim te ri taksash te cilat rrisin edhe me tej detyrimet e bleresve.


Kjo nisur edhe nga pritshmerite qe Ministria e Financave ka pas hyrjes ne fuqi te ketyre ndryshimeve. Sipas te dhenave te Ministrise se Financave te ardhurat nga importi i makinave gjate vitit 2009 arriten ne 2.9 miliarde leke nderkohe qe regjimi i ri i taksave pritet te rrise edhe me tej te ardhurat ne buxhet.


Regjimi i ri i taksave synon te demoralizoje edhe importin e makinave te vjetra ne vend. Si nje nga perberesit kryesore te llogaritjes se takses, vjetersia e makines do te rriste ne menyre te ndjeshme detyrimet e importuesit ndaj shtetit duke ndaluar ne nje fare menyre futjen ne vend te makinave te amortizuara.


Sipas draftit te ri, taksa doganore per makinat do te zevendesohet nga nje takse e re e perbere me se shumti nga taksa e karbonit. Shuma qe importuesi i nje automjeti do te duhet te paguaje do te jete produkt i nje shumezimi te madhesise se motorit, vjetersise se automjetit dhe llojit te karburantit qe ai perdor.


Per sa i perket vitit te prodhimit, eshte propozuar qe ato te shumezohet me nje koeficient fiks ku per rastin e autoveturave per cdo vit perdorimi do te jete 0.5. Per sa i perket takses fikse per llojin e kaburantit, parashikohet qe ajo te jete 20 leke per automjetet e qe punojne me benzine dhe 25 leke per ato me nafte. Pervec shlyerjes se ketyre detyrimeve ne momentin e hyrjes ne vend, drafti i ri parashikon taksimin e autoveturave edhe gjate shitjeve ne vend.


Pra plus taksave ne dogane ne momentin e shitjes tek nje tjeter perdorues, automjetit do ti llogaritet koha qe ka kaluar ne vend e cila do te shumezohet me cilindraten e motorit dhe llojin e karburantit duke nxjerre edhe taksen qe duhet paguar perseri prane Drejtorive Rajonale te Sherbimit Rrugor.

Formula e perllogaritjes se takses

Automjetet

Vjetersi X 0.5 X fuqi motorike X 20 leke (benzine) ose 25 leke (nafte)

Mjetet e tjera

Vjetersi X 0.25 X fuqi motorike X 20 leke (benzine), 25 leke (nafte)


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit