TIRANE - Me gjithe kundershtimin e pronareve, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ka dekretuar dje ligjin Per perdorimin dhe shfrytezimin e tokave bujqesore te pakultivuara. Ky ligj parashikon qe tokat e pakultivuara hyjne ne qarkullim ekonomik nepermjet qiradhenies paleve te treta.
Megjithese ky ligj nuk cenon titullin e pronesise, sipas pronareve, ai eshte pasoje e ligjit 7501 dhe se askush nuk ka te drejte te vere ne perdorim pronen e pronarit legjitim. Ligji, i cili eshte dekretuar nga Presidenti synon te riktheje ne qarkullim ekonomik tokat bujqesore, vecanerisht ato te Ultesires Perendimore qe kane edhe potencialin me te madh prodhues te vendit.
Personat qe jane te interesuar per ta perdorur me qira token bujqesore do te nenshkruajne nje kontrate me autoritetet vendore qe varion nga dy deri ne pese vjet, por pa cenuar titullin e pronesise.
Megjithate, pronari i ligjshem i tokes bujqesore gjate periudhes se kontrates, nuk ka te drejte te beje kerkese per rikultivimin e saj. Vetem pas perfundimit te kesaj kontrate qe mund te jete dy, tre ose pese vjecare, ai ka te drejte te kryeje kerkesen e tij per tiu rikthyer punimit te tokes bujqesore duke e futur ate ne qarkullim ekonomik.
Por, nese pronaret e ligjshem nuk e vendosin ne pune token e tyre ajo u jepet serish me qira nje pale te trete. Sipas te dhenave te Ministrise se Bujqesise, rezultojne te papunuara rreth 50 mije ha nga siperfaqja ne pronesi private. Shumica e tokave lihet djerr edhe per shkak te emigracionit ne rritje te banoreve ne zonat rurale.