Kreu i shtetit i ka kerkuar mazhorances qe te mos preke pavaresine e SHISH dhe Gjykates Kushtetuese
Presidenti per zgjedhjet Pa analizuar te kaluaren nuk mund te ndertojme te ardhmen
TIRANE- Presidenti i Republikes, Bamir Topi kritikoi dy forcat kryesore politike per qendrimin e mbajtur gjate nje viti, qe nga zgjedhjet e qershorit dhe kerkoi prej tyre nje angazhim me te madh ne zgjidhjen e krizes. Kreu i shtetit u shpreh kritik ndaj politikes shqiptare, e cila, sipas tij, nuk mundi te gjeje gjuhen e perbashket gjate sesionit te shkuar parlamentar per miratimin e ligjeve te cilat kerkonin shumice te cilesuar.
Presidenti Topi u shpreh se te zgjedhurit vendosen interesat partiake mbi ato kombetare, duke mbajtur peng transparencen e zgjedhjeve te shkuara. Por, qe te ndertojme te ardhmen me mire eshte detyrim te analizojme te kaluaren.
E verteta mbi te kaluaren qarteson natyrshem edhe te tashmen,- tha kreu i shtetit. Nderkohe presidenti shprehu edhe qendrimet e tij per dy ceshtje shume te rendesishme, Gjykaten Kushtetuese dhe SHISH.
Ne te dyja rastet ai i beri apel mazhorances qe te mos preke pavaresine e institucioneve se ne kete menyre demton te gjithe shtetin shqiptar. Lidhur me akuzat e ndersjella midis dy forcave politike per afera korruptive, per kreun e shtetit zgjidhja do te ishte kufizimi i imunitetit te te zgjedhurve.
Sipas tij zhveshja nga imuniteti do te vertetonte akuzat per korrupsion nga drejtesia dhe kerkoi respektimin e vendimeve te institucioneve te pavarura.
Apeli per dialog
Kreu i shtetit Bamir Topi kerkoi dje nga politika shqiptare nje angazhim me te madh ne dialogun per gjetjen e zgjidhjeve. Ne mesazhin drejtuar deputeteve pak para nisjes se sesionit te ri parlamentar, kreu i shtetit deklaroi se reformat ne vend kerkojne nje dialog me te madh mes faktoreve te klases politike.
Duke e vleresuar si zhgenjyes sesionin e kaluar parlamentar, per kreun e shtetit klasa politike deshtoi ne marrjen e pergjegjesive qe i takojne
Nje ndjenje keqardhje dhe zhgenjyese me shoqeroi gjate gjithe sesionit te pare te kesaj legjislature, por edhe nje shprese se debati politik ne Shqiperi do te rikthente demokracine parlamentare pothuajse te munguar gjate nje viti, duke provuar se ajo mbetet akoma shume e brishte ndonese po i afrohemi dy dekadave te pluralizmit politik,- deklaroi Topi.
Per kreun e shtetit pamundesia e politikes shqiptare per te gjetur nje platforme te perbashket per zgjidhjen e problemeve ka lene te zhgenjyer edhe faktorin nderkombetar.
Presidenti i Republikes u shpreh se gjate nje viti funksionim te Parlamentit, nuk eshte miratuar asnje ligj me vota te cilesuara, ndaj shtoi ai, demokracia duhet te funksionoje dhe politika duhet te gjeje gjuhen e perbashket.
Mazhoranca te leshoje
Nuk eshte e rastit qe gjate nje viti nuk kemi qofte edhe nje ligj te miratuar me vote te cilesuar. Ne kuptimin substancial demokracia funksionale nenkupton nevojen e nje konsensusi bazal per te ardhmen e nje vendi demokratik. Çdo mazhorance qe vjen ne pushtet duhet te dije se nuk mund te kryeje reforma te rendesishme pa nje vote te gjere qe do te thote konsensus, -theksoi Presidenti.
Sipas tij roli i Kuvendit dhe kontributi i te zgjedhurve nuk maten me numrin e shumte te ligjeve, por duke qene me afer qytetareve. Duke vene theksin te nevoja per gjetjen e nje kompromisi mes forcave politike, presidenti Topi kerkoi prej te zgjedhurve vazhdimin e reformave te thella.
Anetaresimi ne NATO na ngarkoi me pergjegjesi te gjera. Reformat e thella politike qe duhen zbatuar, kuadri ligjor qe duhet cenuar me tej, qendrueshmeria e nje reforme kerkojne me shume se vullnetin e nje ligji,- sqaroi ai.
Ne mesazhin e tij drejtuar Kuvendit, Presidenti shprehu bindjen se gjate ketij sesioni do te mund te arrihet kompromisi jo vetem per te tejkaluar debatin politik mbi transparencen apo kushtetutshmerine e zgjedhjeve te fundit politike dhe mbi percaktimin e numrit te perfaqesuesve politike ne komisionet zonale zgjedhore apo komisionin qendror te zgjedhjeve, por sipas kreut te shtetit per te gjetur zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes se zgjedhjeve ne Shqiperi. Ne kete pike Presidenti Bamir Topi u shpreh i gatshem edhe per ndryshime kushtetuese nese do te pranohet nga te dy palet.
Ai mund te prodhoje edhe ndryshime kushtetuese, por te tilla qe ti rezistojne kohes dhe rotacioneve politike, qellimeve afatgjata politike dhe interesit kombetar te integrimit, theksoi kreu i shtetit .
Per numrin nje te shtetit shqiptar, organizimi i zgjedhjeve te ardhshme lokale do te jete deshmia e seriozitetit te pergatitjes zgjedhore dhe infrastrukturore sipas standardeve te kerkuara nga Bashkimi Evropian dhe prova e maturise politike perballe interesave kombetare.
Presidenti Çeshtja e pronave, themeli i demokracise
Kreu i shtetit shprehu nevojen per zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes se prones duke e cilesuar ate si gur themeli te funksionimit te shtetit ligjor.
Zgjidhja e drejte e ceshtjes se prones, kthimit dhe kompensimit te saj mbetet themeli i funksionimit te nje shteti ligjor, guri i proves se demokracise, luftes se vendosur dhe pa ngjyrime politike ndaj korrupsionit ne politike, administrate e shoqeri,- theksoi Topi.
Per Presidentin Topi, zgjidhja e ceshtjes se kthimit dhe kompensimit te prones nuk eshte vetem nje ceshtje e te drejtave te njeriut, por garanci per nje zhvillim te harmonizuar te ekonomise dhe mundesi e lehtesi per investime nga sipermarres te lire, vendas dhe te huaj.
Ajo eshte nje kusht per tu integruar dhe si e tille ,edhe si detyrim kushtetues, une besoj se ky Kuvend do te pasqyroje vullnetin konsensual per te gjetur zgjidhjen e qendrueshme dhe afatgjate vijoi ne mesazhin e tij presidenti Topi.
Pak dite me pare presidenti Topi rrezoi projektligjin e qeverise duke e vleresuar ate antikushtetues. Ne njoftimin e presidences, kreu i shtetit sqaroi se eshte detyre e Kuvendit, sipas Kushtetutes, te nxjerre ligje per rregullimin e drejte te ceshtjes se prones, te shpronesuar dhe konfiskuar padrejtesisht nga regjimi komunist, por eshte kushtetuta e cila detyron Kuvendin dhe me tej te gjitha strukturat e shtetit qe te bejne rregullime ligjore per te garantuar te drejten e prones private.
Sipas institucionit te presidences, nepermjet ndryshimeve qe kerkohen te behen ne ligjin per pronat, cenohet rende edhe siguria juridike duke i dhene mundesine A.K.K.P-se te rishikoje vendime te ish-komisioneve per kthimin dhe kompensimin e pronave dhe per me teper edhe ti shfuqizoje ato. Nderkohe Keshilli i Ministrave ka parashikuar qe ligji Per kthimin dhe kompensimin e prones ta kaloje serish ne parlament me 16 Shtator.
Deputetet duhet te lene mandatin
Duke prekur debatin e fundit ndermjet dy forcave politike lidhur me akuzat per korrupsion, presidenti Topi deklaroi se zgjidhja do te ishte kufizimi i imunitetit te perfaqesuesve duke i hapur rruge drejtesise qe te hetoje rastet.
Zhveshja e te zgjedhurve nga imuniteti do te lehtesonte organet e prokurorise dhe gjyqesorin per te vepruar ligjerisht dhe ne kohe ndaj akuzave te perditshme per korrupsion, e do te provonte sinqeritetin e deklaratave politike mbi pavaresine e institucioneve dhe presioneve politike mbi ato, -theksoi Topi.
Ai u shpreh se raporti midis pergjegjesise, papergjegjshmerise dhe imunitetit te nje te zgjedhuri eshte tregues i pagabueshem i shkalles se pjekurise se politikes shqiptare dhe demokracise se saj.
Per kreun e shtetit shkalla e demokracise varet sa nga pavaresia e ligjeruar e institucioneve si Prokuroria, Sherbimi Informativ Shteteror, Gjyqesori, Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit aq edhe nga vullneti per te respektuar vendimet e ketyre institucioneve te pavarura duke i zbatuar ato, si dhe nga menyra e sjelljes dhe komunikimit me keto institucione.
Gjate hapjes priten diskutimet per zgjidhjen e krizes politike
Nis punen sesioni i ri parlamentar
Ne oren 12 te dites se sotme do te nise zyrtarisht sesioni i trete i legjislatures se XVIII-te te Kuvendit te Shqiperise me seancen plenare hapese. Kalendari i punimeve parashikon ceremonine hapese te sesionit te ri, ku pritet pershendetja e Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, e Kryeministrit Sali Berisha dhe e krereve te grupeve parlamentare te mazhorances dhe opozites.
Gjate kesaj pjese priten qe dy forcat politike te shprehen edhe per qendrimin e tyre per zgjidhjen e krizes politike. Opozita i ka vene disa kushte mazhorances per zgjidhjen e saj, nderkohe qe deri me tani te djathtet nuk duket se kane ndryshuar qendrimin e tyre.
Si pike e dyte eshte parashikuar miratimi i programit te punes se Kuvendit per periudhen 6 shtator - 4 nentor 2010, si dhe te kalendarit tre javor te punimeve (6-23 shtator). Konferenca e Kryetareve e cila u mblodh diten e enjte perfshiu ne kalendarin tre javor te punimeve te parlamentit 25 projektligje.
Qe ne fillim te punes se Kuvendit mazhoranca do te sfidoje opoziten duke perfshire ne kalendar ligjin e SHISH apo miratimin e mbi 20 projektligjeve te cilat kerkojne shumice te cilesuar. Nga ana tjeter opozita ka deklaruar se nuk do te miratoje asnje nisme te qeverise nese kjo e fundit nuk do te pranoje me pare hetimin e zgjedhjeve te kaluara parlamentare.