Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Urgjenca e Patologjise, pacientet sherbim ne korridore

Publikuar me : 02.08.2010 Ne : Shendeti - 141 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Paciente te shtrire ku te mundin madje edhe ne korridore dhe mjeke qe vrapojne ne dhenien e ndihmes se shpejte. Te gjithe jane ne kerkim te shpetimit nga krizat e semundjes, por problemi me te cilin ndeshen eshte mungesa e nje shtrati per shkak te fluksit te madh te pacienteve.


Kjo eshte panorama qe te ofrohet ne sherbimin e Urgjences se Patologjise ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza ku mungesa e kapaciteteve te shtreterve eshte kthyer ne problematike serioze. Per kete ankohen vete pacientet por edhe bluzat e bardha te cilat theksojne se ky problem eshte evident prej disa vitesh.


Nendrejtori i QSUT-se, Mehmet Hoxha, shpjegoi se kjo situate do te marre fund, sepse ne spitalin e ri qe pritet te hapet se shpejti do te vendosen e gjithe urgjenca dhe ku hapesira do te jete me e madhe.


Pacientet


Pamje aspak te kendshme te ofrohen ne Urgjencen e Patologjise. Ky sherbim eshte gjithnje i mbushur me paciente sa disa prej tyre u duhet te ulen edhe ne karrige per te marre sherbim injeksione dhe serume per shkak se shtreterit jane te pamjaftueshem.
Sapo solla mamane se eshte e semure me zemer, por ketu jane te gjithe shtreterit e zene, sic e shikoni. Ajo nuk mundet te rrije ne karrige dhe keto kushte mund te them se jane skandaloze, pohon njeri nga pacientet.


Ne fakt nuk eshte vetem ankesa e tij, pasi edhe pacientet e tjere kane te njejtin shqetesim. Sipas tyre, kjo situate eshte vertet tronditese ndaj dhe strukturat pergjegjese duhet te marrin masa per te pasur kapacitete te mjaftueshme per te pritur pacientet.

Urgjenca


Mjeket e ketij sherbimi prej kohesh jane ankuar per kete situate dhe kane kerkuar zgjerim te sherbimit me me shume shtreter, pasi presin cdo dite me shume se 150 urgjenca, ndersa numri i shtreterve eshte 15. Sipas mjekeve, pacienteve nuk u ka munguar kujdesi i bluzave te bardha per asnje moment, ndersa sa i takon kushteve nuk jane ata pergjegjes per situaten.


Ju nuk keni pse me pyesni mua se perse pacientet rrine ne korridore apo te ulur ne karrige apo pse kushtet jane te tilla. Nuk jane mjeket ata qe i rregullojne keto gjera, ne vetem ofrojme ndihme mjekesore te specializuar, pohojne bluzat e bardha. Sipas tyre, per pacientet problem mbetet edhe pritja e gjate per tu transferuar nga urgjenca ne pavijone. Shpesh ndodh qe edhe pavijonet te jene te mbushura me paciente.


Mjeket


Urgjenca e Patologjise, me kapacitetet e para vitit 90-te
Fluksi i pacienteve ka mesyre dite e fundit drejt Urgjences se Patologjise ne QSUT.


Ne fakt per kete sherbim, ky nuk eshte fenomen i ri, pasi prej 20 vitesh po perballen me kete problem. Personeli i ketij sherbimi pohon se dikur i sherbehej nje popullsie prej 200 mije banoresh, ndersa tani po i njejti sherbim eshte per rreth 1 milion banore.


Duhet te dini se ketu vijne minimumi 100 paciente ne dite, ndersa kapacitetin e shtreterve po e shikoni vete, pohojne disa mjeke duke theksuar se ankesat e tyre i kane adresuar ne Drejtorine e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza.

15 shtreter ka sherbimi i Urgjences se Patologjise ne QSUT.

150 urgjenca paraqiten cdo dite ne Urgjencen e Patologjise

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit