Sipas shefit te sherbimit te Toksikologjise, Sulaj, numri i vartesve te alkoolit po rritet. Mungojne medikamentet
Varferia, mungesa e nje vendi pune, mjedisi shoqeror dhe plot arsye te tjera po shtojne numrin e personave qe jane vartes te alkoolit. Ndersa demet shendetesore dhe sociale po shkaktojne probleme serioze per kete kategori njerezish. Mbi 3 mije persona, mes tyre meshkuj dhe femra, jane drejtuar ne sherbimin e Toksikologjise prane Spitalit Ushtarak ne Tirane per shkak te problemeve te medha shendetesore, si pasoje e konsumit per nje kohe te gjate te pijeve alkoolike. Shefi i ketij sherbimi, Zihni Sulaj, pohon se problem i madh eshte edhe mungesa e disa medikamenteve ne spital qe nevojiten per personat qe jane rende per shkak te konsumimit te alkoolit. Nderkohe, ai shpjegoi edhe disa nga arsyet se perse eshte rritur numri i personave qe konsumojne alkool.
Vartesit
Shefi i sherbimit te Toksikologjise, Zihni Sulaja, pohon se droga vret, por edhe alkooli ka te njejten rrezikshmeri. Nje pjese e ketij kontingjenti, jeta e te cileve varet vetem nga shishet e alkoolit, nuk jane me shume se 35 vjec dhe 12 perqind e tyre jane femra. Demet jane te medha dhe ne spital nuk ka ilace per ta. Nderkohe, ai thekson se mungesa e medikamenteve eshte problem per kete pacient. Sic e theksova, mungon natreksoni, akroposati qe per fat jane ne tregun farmaceutik, por nuk ka ne pavijon, - pohon Sulaj. Te alkoolizuarit kane probleme te medha fizike, por edhe psikologjike. Arsyet qe nje person e gjen zgjidhjen e problemeve tek alkooli, sipas mjekut Sulaj, jane te shumta. Nder to mund te permendim mungesa e nje vendi pune, varferia, mjedisi shoqeror, por edhe arsyet krejt individuale, - pohon Sulaj. Specialistet kane verejtur se numri i personave te alkoolizuar eshte shume i larte ne vende si Kukesi, Puka, Bulqiza dhe Burreli, dhe ne Tirane vjen kryesisht si nje problem i mbartur nga keto qytete.
Pasojat
Duke u nisur nga fenomeni alkoolizmit qe eshte nje fenomen mjaft i perhapur ne territorin shqiptar, por edhe ne bote konsiderohet patologji, pra semundje dhe eshte semundje multifunksionale. Keshtu shprehen specialistet, duke shpjeguar se kjo semundje prek gjithe sistemin e organizmit te njeriut. Alkoolizimi godet se pari sistemin fizik, duke filluar nga sistemi kardiovaskular, hepatitet, melcia, sistemin e tretjes, sistemin respirator, pra godet ne pergjithesi sistemin fizik, - pohojne specialistet, duke shtuar se, gjithashtu, kjo semundje godet edhe shendetin mendor, sepse nje vartesi nga alkooli i shfaqen probleme ne sistemin nervor, si shfaqjet depresive, neuropatia dhe shkojne deri ne psikoza. Por, ajo qe eshte akoma me e demshme eshte se alkooli godet edhe shendetin social dhe, se pari, shendetin e familjes.