Shqiperia ka shume vende te bukura natyrore, ne te cilat Zoti ka krijuar mrekulli. Njera nga keto bukuri perrallore eshte Velipoja, aty Zoti beri mrekulli natyrore, duke krijuar nje plazh te jashtezakonshem natyral, qe ndoshta nuk mund ta gjen njeriu askund ne bote!
Fshati bregdetar me plazhin e madh e te bukur se bashku me qendren turistike shtrihen ne jugperendim te Shkodres, 35 kilometra larg saj, ne fushen e gjere te Velipojes, te lagura nga deti Adriatik, prane kufirit me Malin e Zi, me te cilin e ndan lumi Buna dhe grykederdhja e tij.
Plazhi i madh me gjatesi 14 kilometra dhe gjeresi 200 metra me rere te imet dhe te paster, nga banoret vleresohet si rera e dermanit per shkak te vetive te saj sheruese.
Shtrohet pyetja, a dime apo me qellim nuk duam ne shqiptaret qe ta menaxhojme nje vend te tille?
Ne shume vende te botes se zhvilluar, por edhe ne zhvillim, turizmin e kane te rregulluar, tek pasi qe dora e njeriut ka bere ndryshime te thella (artificiale), duke bere qe vendet e tilla te duken sa me bukur, vetem e vetem te terhiqen sa me shume vizitore, me qellim qe permes turizmit te forcohen ekonomikisht.
Ndersa, ne Shqiperi cdo gje e bukur ne natyre eshte krijuar nga Zoti, ndersa cdo gje tjeter qe ka prekur dora e njeriut (politika), ka shkaterruar natyren qe ka krijuar Zoti. A duhet qe ne Velipoje shteti te beje ndryshime te thella, per te terhequr turiste apo pushues? Pergjigja ime eshte e thjesht dhe e shkurter, jo! Pse?
Sepse, shteti shqiptar fillimisht duhet te shtrije dore dhe te beje ndryshime qe ne parim jane te thjeshta, por, sipas mendimit tim, jane shume te rendesishme per ta zhvilluar turizmin ne kete pjese te bregdetit shqiptar. Shteti duhet ti bej keto ndryshime
a) te ndertoje tualete publike; te formoje njesi per ndihmen e pare mjekesore; te formoje njesi zhytese per shpetim dhe ta mirembaje plazhin, duke pastruar ate cdo mbremje;
b) te ndaloje qarkullimin e automjeteve ne afersi te plazhit; te ndaloje shitesit ilegal, te cilet shpeshhere shkaktojne neveri tek pushuesit;
c) te vere orar te kufizuar lidhur me qarkullimin e automjeteve neper disa rruge, te cilat te shpien drejt plazhit; te vere orar te kufizuar per lokalet qe bejne zhurme nates.
Njerezit kane nevoje qe ta ndjejne thelle ne shpirt natyren, ashtu sic e ka krijuar Zoti, me disa ndryshime te thjeshta te domosdoshme.
Ate qe kam verejtur gjate pushimit qe isha ne Velipoje, eshte se shteti ende nuk ka vene dore ne plazhin e Velipojes! Ky plazh ne teresi menaxhohet nga njerez privat, te cilet nuk dihet se, a ia paguajne tatimin shtetit?!
Duke pare kete gjendje te krijuar ne Velipoje, atehere menjehere te shkon mendja, se shteti ende nuk ka vene dore, por politika po, sepse nuk eshte veshtire qe te realizohen ato te ndryshime te lartcekura.
Thash politika, sepse nje gjendje e tille ne Velipoje, gjendje e anarkise, krijohet vetem nga politika, per qellime perfitimi material te grupeve te caktuara, apo individeve te caktuar. Ky politizim (kriminalizim) i bukurive te natyres shqiptare perkatesisht bregdetit shqiptar iu shkon pershtati vetem atyre qe nuk ia do te miren shqiptareve. Te gjitha keto qe i kam cekur me lart i mungojne tani per tani Velipojes, gje qe ndikojne negativisht ne zhvillimin turizmit ne kete vend jashtezakonisht te bukur.
Turizmi eshte celesi i suksesit per Shqiperine ne marredheniet nderkombetare.
Shteti perkatesisht qeveria shqiptare duhet te beje politika te mirefillta strategjike per keto bukuri te natyres, me qellim qe te jene sa me atraktive dhe joshese edhe per turiste te huaj dhe ta forcoje ekonomine shqiptare permes turizmit.
Shqiperia, permes zhvillimit ne menyre racionale te turizmit, do te kishte sukses edhe ne arenen nderkombetare duke promovuar vlerat e verteta ne shume fusha te tjera te rendesishme duke ia hapur rruget vetes do te terhiqte investime nderkombetare; do tia lehtesonte vetes qe per nje periudhe te shkurter te vije deri te liberalizimi i vizave nga BE, po ashtu do ta shkurtonte rrugen per pranimin e saj ne BE.
Krejt ne fund, sa me e zhvilluar ekonomikisht Shqiperia, aq me afer do te jete integrimi i gjithe shqiptareve ne strukturat e institucioneve te BE. Me forcimin e Shqiperise, shteti i Kosoves do ta pershpejtonte rrugen e vet drejt strukturave te BE-se. Ne te kunderten, sa me shume qe vonohet Shqiperia, aq me veshtire do kete shteti i Kosoves dhe shqiptaret ti realizojne qellimet e tyre.