Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vendimi Shqiptaret do deklarojne te ardhurat dhe shpenzimet

Publikuar me : 15.07.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 189 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ne fund te cdo viti, kryefamiljaret duhet te plotesojne nje deklarate tatimore ne te cilen te pasqyrohen te gjitha te ardhurat dhe shpenzimet. Nese diferenca eshte pozitive, tatohet me 10 perqind


TIRANE- Shqiptaret do te duhet te mesohen qe per cdo blerje apo sherbim te marrin dhe te ruajne faturat. Kjo nuk ka te beje me ndonje fushate sensibilizimi por me fillimin e zbatimit te ligjit per deklarimin e te ardhurave dhe shpenzimeve.


Ashtu sic ishte paralajmeruar muaj me pare, qeveria ka ndryshuar ligjin Per tatimin mbi te ardhurat duke detyruar cdo familje qe ne fund te vitit te plotesoje nje formular ne te cilin te pasqyrohen te gjitha te ardhurat dhe shpenzimet e kryera gjate 12 muajve, te cilat gjithashtu duhet te jene te vertetuara me faturat perkatese.


Ligji pritet te kete nje shtrirje shume te gjere thuajse ne te gjithe te punesuarit ne privat ose sektorin publik ne vend, pasi deklaraten tatimore do te duhet ta plotesojne te gjithe ata qe kane me shume se 200 mije leke te ardhura vjetore nga paga si dhe te vetepunesuarit qe qarkullojne me shume se 2 milione leke gjate vitit.


E gjithe kjo behet ne sherbim te vjeljes se tatimit mbi fitimin ne masen 10 per qind ose marrjen e nje kompensimi nga ana e qytetareve nese diferenca midis te ardhurave bruto dhe shpenzimeve eshte negative.


Keshtu, pas plotesimit te deklarates tatimore, administrata tatimore ben llogarite midis te ardhurave dhe shpenzimeve e me pas shumen e dale e taton me 10 per qind, e cila sipas legjislacionit ne fuqi perben te ardhuren e tatueshme. Shumes se ketij tatimi i zbriten tatimet e paguara, gjate periudhes tatimore.


Nese ne fund te perllogaritjes diferenca eshte pozitive, qytetari eshte i detyruar qe brenda 30 diteve nga data e paraqitjes se deklarates tatimore te paguaje tatimin. Nese diferenca eshte negative, tatimet ia kthejne deklaruesit shumen e taksave te paguara me teper ose, me pelqimin e tij, kjo shume mund te perllogaritet si pagese e kryer per vitin tatimor vijues.


Nese deklaruesi do te preferoje qe shumen ta marre me para ne dore, ajo do te dorezohet brenda dates 31 mars te vitit qe pason periudhen tatimore.


Ne kahun e shpenzimeve do te zbriten gjate perllogaritjes, pagesat e kontributeve shoqerore e shendetesor; interesat bankare te kredive te marra per shkollim si dhe shpenzimet qe jane bere per mjekim per deklaruesin, femijet apo personat qe ai ka nen kujdestari. Ne keto te fundit, behet fjale per shpenzimet qe jane bere ne rastet kur ata kane qene te pambuluar nga sigurimi i detyrueshem shendetesor.


Ne gjithe kete, vlere thelbesore do te kete marrja dhe ruajtja e fatures per cdo shpenzim apo te ardhur. Plotesimi me informacion te gabuar apo te rreme te deklarates tatimore dhe mos korrigjimi i saj brenda kufijve ligjore te lejuar apo vonesat ne plotesimin e saj konsiderohet si shkelje e rende nga organet tatimore duke parashikuar madje edhe ndjekje penale per deklaruesin.


Pas hyrjes ne fuqi te ligjit, pritet te dale edhe nje udhezim i Ministrise se Financave ne te cilen do te percaktohen hollesisht te gjitha veprimet qe do te ndiqen nga deklaruesit dhe administrata tatimore si dhe detyrimet qe do te kete secili deklarues duke iu referuar te ardhurave dhe shpenzimeve.


Megjithese ndryshimet ne ligj jane bere qe tani, ai pritet te filloje se zbatuari nga fillimi i vitit 2012 ku gjate tre mujorit te pare, qytetaret do te duhet te plotesojne formularet per te ardhurat dhe shpenzimet qe kane bere gjate vitit 2011. Emirjon Senja



Te ardhurat qe do te deklarohen


Te ardhura bruto nga paga apo te ardhura te tjera nga marredheniet e punesimit;
Te ardhurat bruto nga dividenti per pjesemarrje ne shoqeri tregtare apo nga veprimarite e biznesit;
Te ardhurat bruto nga qiraja apo shitja e sendeve te luajtshme apo te paluajtshme, ne pronesi te deklaruesit;
Te ardhurat bruto nga interesa bankare;
Te ardhura bruto te krijuara nga investimet ne tituj, ne pasuri te luajtshme apo te paluajtshme;
Shuma bruto te fituara nga lotari apo nga lojera te tjera te fatit;
Te ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, te drejtat ekskluzive dhe pasuri te tjera qe perbehen vetem nga te drejta dhe qe nuk kane forme fizike;
Te ardhurat bruto nga skema te sigurimit suplementar;
Te ardhurat bruto nga trashegimia dhe dhurimi;
Te ardhura bruto te tjera, per te cilat nuk eshte mbajtur tatimi ne burim.

Tatohen edhe parate e fituara nga bastet

TIRANE- Pjese e deklarates tatimore ne fund te vitit dhe rrjedhimisht te ardhura te tatueshme do te jene edhe parate e fituara nga bastet sportive. Nese dikush merr pjese ne nje bast sportiv apo llotari kombetare dhe ka fituar, do te duhet qe te mbaje nje kopje te biletes fituese apo nje vertetim te saj dhe me pas ta dorezoje tek organet tatimore bashke me deklaraten.


Po ashtu, te tatueshme do te jene edhe te ardhurat nga trashegimia. Nese dikush do te trashegoje nje prone, ne fund te vitit duhet ta deklaroje ate dhe me pas te paguaje edhe 10 per qind te vleres se saj.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit