Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vizat, BE-Shqiperise: Realizoni reformat

Publikuar me : 11.03.2010 Ne : Politike - 234 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Shefja e diplomacise europiane, Katerine Ashton, flet per vizat. Nderkohe, Belgjika ka kthyer 41 azilkerkuesit e pare


BRUKSEL - Bashkimi Europian vazhdon ti beje apel vendeve te Ballkanit Perendimor, Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines, se liberalizimi i vizave me keto vende do te realizohet vetem kur ato te kryejne me perpikeri reformat e kerkuara.


Nje qendrim te tille e ka paraqitur shefja e diplomacise europiane, Katerine Ashton, gjate nje fjalimi te mbajtur dje ne Parlamentin Europian. Ashton kerkoi qe Bashkimi Europian te ndihmoje me reformat ne vendet fqinje, duke filluar qe nga Bjellorusia e deri ne Marok.


"Bashkimi Europian duhet te deshmoje se eshte ne gjendje te ndihmoje reformat ne vendet fqinje, nga Bjellorusia ne Marok, nese deshiron qe te merret seriozisht si lojtar global", - eshte shprehur Ashton, ndersa shtoi se ndaj vendeve te Ballkanit Perendimor, BE-ja duhet te kerkoje implementimin dhe realizimin e plote te reformave, per liberalizimin e vizave me keto vende.


Deklarata e shefes se diplomacise se Bashkimit Europian, vjen ne nje kohe kur, liberalizimi i vizave me vendet si Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, jane kthyer ne nje problem serioz per Brukselin. Masa te shumta qytetaresh te ketyre vendeve kane "pushtuar" vendet e Bashkimit Europian, te hapesires Shengen, vecanerisht Belgjiken, duke kerkuar azil politik.


Por, pergjigja e zyrtareve te Brukselit ka qene negative, duke theksuar se liberalizimi i vizave nuk nenkupton perfitimin e azilit politik ne vendet e BE-se. Per kete arsye, lideret politike europiane u kane bere thirrje ketyre vendeve qe te ndergjegjesojne qytetaret e tyre per kete fakt.


Kerkesa e madhe e azilkerkuesve ka vene ne rrezik edhe vendimin qe mund te jepet per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen e Hercegovinen, duke bere thirrje qe pervec realizimit te reformave, duhet qe qytetaret e vendeve te Ballkanit te mos e cilesojne Europen si nje vend per te kerkuar azil.


Ne kete menyre, nje numer qytetaresh maqedonas dhe serbe jane kthyer dje nga autoritetet belge, per ne vendet e tyre, te cilet disa jave me pare udhetuan ne vendet e BE-se, duke kerkuar per azil politik e ekonomik. "Behet fjale per nje autobus, i cili financohet sigurisht nga shteti belg.


Ka tre shofere dhe udhetimi pritet te zgjase nga 30 deri ne 35 ore dhe mberritja e qytetareve nga Maqedonia dhe atyre nga Serbia, ne Kumanove parashikohet te enjten paradite dhe ne Presheve te njejten dite rreth oreve te pasdites", - u shpreh Dominique Ernould, zedhenese e zyres se te huajve ne Belgjike.


Zedhenesja e kesaj zyre vuri ne dukje se azilkerkuesit po kthehen ne vend te tyre, pasi ne Belgjike, sipas saj, nuk ekziston azili ekonomik e per kete arsye nuk ka se cfare tu jepet.


"Bileta e autobusit eshte falas dhe brenda tij iu ofrohet ushqim. Do te kene keshtu mundesine te kthehen ne shtepite e tyre ne kushtet me te mira. Kjo, sepse e dine shume mire se ne Belgjike nuk do tju jepet azil, pasi e kerkojne per arsye ekonomike dhe ne Belgjike nuk ka azil ekonomik", - theksoi me tej zedhenesja e zyres se te huajve ne Belgjike.


Sipas autoriteteve belge, nga ky vend jane nisur per ne kthim 41 persona, te cilet jane mashtruar nga agjencite turistike qe u premtuan azil politik ne rast udhetimi drejt zones Shengen.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit