Si u zhduken te fortet e pare te Tiranes, nje histori e nisur ne fillim te vitevit 1990 kur ne kryeqytet u shfaqen edhe te fortet e pare te lagjeve. Ekzekutimet me te bujshme qe bene historine e krimit
TIRANE- Ekzekutimi tipik mafioz i Franc Konomit mesditen e djeshme hap edhe nje here nje nga dosjet me voluminoze e te vjetra te policise dhe prokurorise se Tiranes, ate qe mban siper mbishkrimin Djemte e rruges Bardhyl.
Brenda saj ndodhet nje nga historite me te bujshme te Tiranes se fillimit te viteve 90, hasmerine ndermjet Gaz Muces dhe grupit te Naim Zyberit. Nje hasmeri e cuditshme qe ka sjelle dhjetera atentate jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Milano te Italise. Viktimat jane te shumta, Gaz Muca, Taulant Muca, Fatos Keta, Naim Zyberi, Artur Grori e deri tek Miri i Xhikes dhe se fundmi Franc Konomi.
Historia
Ne fillim te viteve 90 ne kryeqytet u shfaqen edhe te fortet e pare, te cilet nuk ngjajne aspak me krimin e organizuar te diteve te sotme. Te fortet e asaj kohe mjaftoheshin vetem duke rrahur ata qe i shikonin shtrember ose duke vjedhur ndonje kale dhe duke shetitur me krenari ne lagjen e tyre.
Kush arrinte te kishte ndonje motor ishte edhe me i privilegjuar duke u bere simboli i te fortit te lagjes. Ne ate kohe nuk kishte para per te mbeshtetur krimin dhe per pasoje organizimi nuk ishte shume i madh. Ne kete menyre ne kryeqytet linden shume te forte, nga te cilet tashme shume pak kane mbetur gjalle. Ne zonen e Trenit te vjeter dhe te Restorant Durresit mbizoteronte Naim Zyberi dhe miqte e tij, cunat e restorantit.
Nje nder miqte me te ngushte te Naimit ishte edhe Tos Keta, vellai i te arrestuarit te disa diteve me pare Besnik Keta. Tos Keta nuk banonte ne nje lagje me Naim Zyberin por miqesia e tyre ishte e forte. Ata kishin ne zoterim tere lagjen e tyre dhe benin nje grupim shume te madh ne kryeqytet. Duke ndjekur unazen ne sensin antiorar vinte lagjja e Gaz Muces, ne rrugen Bardhyl.
Ne kete zone Gamend Muca ishte njeriu me i njohur dhe bente ligjin sipas menyres se tij. Duke qene se ai dhe Naim Zyberi ishin te forte lagjesh kishin njohje me njeri-tjetrin por edhe konflikte.
Gjate nje sherri perpara viteve 90, Gaz Muca plagosi me thike Naim Zyberin por ky i fundit nuk pranoi qe te tregonte ne polici se kush e goditi. Per kete arsye u denua vete me burg nga regjimi komunist. Pas daljes nga burgu, thika ishte nje plage e vjeter por qe nuk ishte harruar nga Naim Zyberi.
Konflikti i fundit ndermjet tyre ka lindur ne prill te vitit 1992 kur Naim Zyberi ka goditur me shpulle vellane e vogel te Gaz Muces, Landin. Ky i fundit kishte parakaluar me karshillek me motorin e tij ne zonen e Naimit dhe ky i fundit ishte ndjere i fyer.
Taulant Muca, ne ate kohe femije, ka kercenuar Naimin se do ti thoshte Gazit dhe pastaj do te kishte probleme per te. I ofenduar nga ky kercenim Naimi e ka goditur serish Landin dhe ka ofenduar ate edhe Gazin duke hapur nje konflikt ndermjet dy grupeve. Kaq ka mjaftuar dhe lajmesit kane bere punen e tyre duke nxjerre ne pah meritat e njerit grupim ose tjetrit.
Me shtate prill te atij viti, Gaz Muca ndodhej ne nje lokal prane shtepise se tij ne kryeqytet kur nje makine, tip Opel Kadet me ngjyre te verdhe eshte afruar drej tij. Ne makine ndodheshin pese djem te rinj dhe kane ndaluar perpara vendit ku ndodhej Gaz Muca, ne buze te rruges. I pari qe ka dale nga makina dhe ka hapur zjarr ne drejtim te Gazit ka qene Naim Zyberi.
Pas tij ka qelluar edhe Tos Keta. Sipas policise, dyshohet se ka qelluar edhe Franc Konomi. Dy bresheri automatiku tip Tomson i prodhur ne Polican jane zbrazur mbi trupin e Gaz Muces. Ky i fundit ka arritur vetem te ngreje doren lart dhe te tentoje te qelloje por pa rezultat.
Qe ate dite Tauland Muca eshte betuar se do te hakmerrej per vrasjen e te vellait dhe se njihte shume mire ekzekutoret. Pese vjet me pas, ai vendos te ekzekutoje Tos Keten, nje nga miqte e ngushte te Naim Zyberit. Land Muca ishte fuqizuar shume por jo aq sa te arrinte te qellonte Naimin.
Ky i fundit beri disa kohe burg per vrasjen e Gazit dhe me pas qendronte ne fortesen e tij ne zonen e Trenit te Vjeter se bashku me shume djem lagjeje. Nderkohe Naim Zyberi kishte krijuar edhe nje hasme te ri, Arben Grorin, te cilit i kishte vrare te vellane Arturin. Nuk zgjati shume dhe me 6 gusht te vitit 1997 Naim Zyberi u vra nga Ben Grori ne spitalin San Paolo te Milanos.
Persa i perket te tjereve, Franc Konomi ishte larguar ne Gjermani dhe Tos Keta ishte objektivi me i lehte. Ne fund te dhjetorit te vitit 1997 Land Muca arrin te organizoje dhe te kryeje vrasjen e Fatos Ketes ne kryeqytet. Nga ana e tij Edhe Tos Keta kishte nje vella, Besnikun, i cili nuk mund te qendronte pa mare hakun.
Besnik Keta priti deri sa situata u qetesua per te mos rene ne sy te policise dhe me 31 korrik te vitit 1998 kreu ekzekutimin me 24 plumba te Taulant Muces vetem 300 metra larg shtepise se tij. Kjo ceshtje si edhe te tjerat u harrua nga policia e Tiranes, e cila e rihapi nje muaj me pare pas gjetjes se gjurmeve te gishterinjve qe korrespondonin me ato te lena ne armet e krimit.
Naim Zyberi, i njohur ne Tirane si i forti qe banonte ne zonen e Trenit te Vjeter dhe Frigoriferit. Ai njihet si njeriu qe ekzekutoi Gaz Mucen ne vitin 1992 ne kryeqytet. Naim Zyberi eshte edhe vrasesi i Artur Grorit. Zyberi eshte ekzekutuar ne gusht te vitit 1997 ne spitalin San Paolo te Milanos nga Arben Grori
Gazmend Muca, njihet ne kryeqytet si Gaz Muca i forti i rruges Bardhyl. Ai eshte vrare nga Naim Zyberi dhe kater persona te tjere. Gaz Muca eshte bere i njohur edhe ne Itali ku dyshohet se ka kryer disa vrasje gjate udhetimit me traget si dhe ka organizuar revolten e shqiptareve qe jane arratisur nga stadiumi i Barit
Fatos Keta, nje nga miqte me te ngushte dhe te besuar te Naim Zyberit dyshohet se ka marre pjese ne atentatin ndaj Gaz Muces ne vitin 1992 ne kryeqytet. Tos Keta ka bere pjese ne banden e Zyberit deri sa eshte vrare per hakmarrje ne fund te dhjetor te vitit 1997 nga Land Muca, vellai i vogel i Gaz Muces
Taulant Muca, vellai i vogel i te fortit te rruges Bardhyl ka qene dhe shkaku i perplasjes me te fundit ndermjet te vellait dhe grupit te Naim Zyberit. Diten e vrasjes te te vellait ai eshte betuar se do te marre hak ndaj ekzekutoreve. Ne fund te dhjetorit te vitit 1997 ai eshte hakmarre duke vrare Tos Keten ne Tirane
Franc Konomi eshte nje nga pjesemarresit ne ekzekutimin e Gaz Muces bashke me Naim Zyberin dhe Tos Keten. Pas vrasjes ai largohet ne drejtim te Gjermanise ku qendron per disa vite. Konomi kthehet serish ne Shqiperi dhe behet personazh i nje gjobevenie, per te cilen u denua nga gjykata me tre vjet dhe kater muaj burgim
Dy te arrestuarit akuzohen nga Prokuroria e rrethit Tirane per vrasjen me paramendim per motive hakmarrjeje te Taulant Muces, vellai te vogel te Gaz Muces, me 31 korrik te vitit 1998. Vrasja eshte kryer nga Besnik Keta, Dorian Stafa dhe dy persona te tjere emri i te cileve nuk eshte bere publik nga policia e Tiranes.
Sipas saj, Taulant Muca ka vrare ne fund te dhjetorit te vitit 1997 Fatos Keten, i njohur ne kryeqytet si Tos Keta, nje nga miqte e besuar te Naim Zyberit. Nje histori e nisur ne fillim te viteve 90 dhe qe rihapet tashme 13 vjet me pas me arrestimin e dy te rinjve nga policia e Tiranes.
Kronologjia e vrasjeve mes te forteve te Tiranes dhe antentati i bujshem ndaj Naim Zyberit ne spitalin e Milanos
Armiqesia me Grorin dhe vrasja e Naimit
Pervec sherrit me Gaz Mucen, Naim Zyberi kishte dhe nje tjeter armiqesi te hapur, ate me grupin e Ben Grorit. Kjo armiqesi prodhoi shume viktima, mes tyre dhe vete Naim Zyberin dhe Artur Grorin. Gjithcka ka nisur pas rrjedhjes se informacionit ne polici ne vitin 1996 se Ardian Spahiu ( i njohur si Ad Topalli), nje anetar i bandes se Naim Zyberit, ishte spiun.
Kjo ra ne vesh te Gramoz Hamiti (Gramoz Çami) , i cili mori persiper te kryente eliminimin e spiunit. Per kete gje Gramoz Çami perdori nje nga miqte e Spahiut, Fatmir Ramen (Mirin e Xhikes). Atentati eshte bere tek zona e njohur si Selvia dhe pervec vrasjes se Spahiut, Hamiti plagosi edhe Mirin e Xhikes.
Vrasja e Ad Topallit ngre ne kembe grupin e Naim Zyberit, Met Hases dhe Ymer Macit, pasi Topalli ishte mik i tyre. Dhe shpagimi kerkohet te Fatmir Rama, njeriu qe e futi ne gracke. E gjithe banda shkon ne shtepine e Rames, por aty del Artur Grori, nje kusheri i tij, dhe u thote se Fatmiri nuk eshte ne shtepi. Per nje moment ata kthehen per te ikur, por me pas nderrojne mendje.
Naim Zyberi troket edhe nje here ne deren e Mirit te Xhikes dhe serish shfaqet Grori. Pas nje debati te shkurter, Zyberi zbraz nje karikator te tere mbi Grorin duke e vrare ne vend.
Pas kesaj vrasjeje, Arben Grori, i vellai i vetem i Arturit, betohet per hakmarrje. Dhe kjo vonon vetem nje jave. Vete Grori, Elvis Gjeci dhe nje bodiguard i njohur i Sali Berishes vrasin te Selvia nje nga ekzekutoret e Arturit, Ymer Macin. Pas kesaj, duke ndier se armiqte ishin te fuqishem, Grori kalon ne Itali.
Vrasja e Macit ben qe Naim Zyberi te niset drejt Italise ne kerkim te Ben Grorit. Dy rivalet gjejne njeri-tjetrin ne Milano. Rruget e qytetit italian shnderrohen ne nje fushe beteje ku dy rivalet qellojne njeri tjetrin dhe ndiqen me makina. Ne fund me i fituar del Grori pasi Naim Zyberi plagoset ne te dyja kembet dhe shtrohet ne spital ndersa dy police italiane qendrojne tek dera duke e ruajtur.
Por Grori nuk e le me kaq. Ai lidhet me nje tjeter armik te zyberit, Gert Gjeneralin i cili ndodhej ne Gjermani. Me 6 gusht 1997, i veshur si infermier Arben Grori me ndihmen e Gert Gjeneralit, ngjisin shkallet e spitalit San Paolo ne Milano dhe zbraz mbi fytyren e Zyberit pese plumba pistolete.
Arma ishte e pajisur me silenciator dhe asnje nga dy policet qe ndodheshin ne deren e dhomes nuk kuptoi asgje. Disa minuta me pas kur infermierja zbuloi vrasjen, policet u kujtuan se mjeku kishte hequr dorezat e bardha dhe i kishte hedhur tek nje nga koshat e pleherave ne korridor. Pikerisht gjurmet e gjetura ne doreza zbardhen rebusin e ngjarjes dhe emrat e ekzekutoreve.
Skema
Naim Zyberi ---------- Vrasin Gaz Mucen
Franc Konomi
Fatos Keta
Taulant Muca ---------- Vret Fatos Keten
Besnik Keta ------------ Vrasin Taulant Mucen
Dorian Stafa
Gramoz Hamiti------- Vret Ardian Spahiun (Ad Topallin)
(Gramoz Çami) Plagoset Fatmir Rama (Miri i Xhikes)
Met Hasa
Bujar Hasa -------- Vrasin Artur Grorin
Ymer Maci
Naim Zyberi
Arben Grori
Elvis Gjeci --------- Vrasin Ymer Macin
Arben Grori ----- Vrasin Naim Zyberin (Itali)
Gerti Gjenerali
Lavderim Tufa --------- Vrasin Fatmir Ramen (Mirin e Xhikes)
Persona te paidentifikuar
Vritet ne nje atentat ne Tirane Franc Konomi