Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
“Albpetroli” vlen me shume se 400 milione USD

Publikuar me : 03.11.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Qeveria ka nxjerrë në shitje të gjithë aksionet e saj në kompaninë shtetërore të naftës, “Albpetrol”. Projektligji, ku parashikohen edhe procedurat e shitjes sapo ka mbërritur në Kuvend dhe pritet të shqyrtohet në mbledhjet e radhës të Komisionit të Ekonomisë. Për t’u theksuar është fakti që ndryshe nga privatizimet strategjike të bëra gjatë viteve të fundit, ku ka mbajtur një pjesë të vogël të aksioneve, kësaj radhe, qeveria ka vendosur që të heqë plotësisht dorë nga pronësia shtetërore tek “Albpetroli”. “100 për qind e aksioneve të kapitalit u ofrohen për transferim investitorëve strategjikë të cilët janë shoqëri të specializuara në fushën naftës dhe të gazit, nëpërmjet shitjes së aksioneve me procedurë të hapur. Pagesa e kësaj paketë të aksioneve bëhet me para”, – përcaktohet në projektligjin e propozuara nga qeveria. Vlera totale e aseteve të “Albpetrolit” përllogaritet që të jetë mbi 400 milionë dollarë duke e bërë atë privatizimin më të shtrenjtë që ka bërë qeveria gjatë këtyre viteve. Të paktën kjo është vlera paraprake që pohojnë burime konfidenciale nga METE, vlera fillestare e tenderit pritet të shpallet nga qeveria.

Një pjesë e të ardhurave do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve për organizimin e tenderit dhe pagesën e kompanisë së huaj konsulente, ndërsa pjesa më e madhe e të ardhurave që do të mblidhen nga shitja, do të derdhen në buxhetin e shtetit. Shuma e përfituar do të përdoret gjithashtu edhe për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin e punonjësve që do të dalin në reformë.

Kompania e huaj e përzgjedhur për të bërë vlerësimin është “Patton Boggs”, e cila njëkohësisht paguhet nga qeveria shqiptare për të lobuar në emër të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E njëjta kompani ka bërë edhe konsulencën gjatë shitjes së ARMO-s, duke përfituar 4 milionë dollarë nga ky transaksion. Sipas ligjit të miratuar nga qeveria, kompania në fjalë pritet të marrë 2.5 për qind të vlerës së shitjes.

Në inventarin e saj, “Albpetrol” ka gjithsej 4 000 puse, nga të cilët vetëm 1 260 janë në shfrytëzim, 1 500 i përkasin fondit të ndaluar dhe pjesa e mbetur mbahet nën vëzhgim. “Albpetrol” e ka të shtrirë aktivitetin e tij në disa zona të vendit, në të cilat gjendet asete me vlerë dhjetëra milionë dollarë. Aktualisht, nëntokën shqiptare për nxjerrje nafte e shfrytëzojnë, kompani të tilla si “Bankers Petroleum”, “Stream Oil”, “Sherwood”, etj., ndërkohë që së fundmi janë ofruar oferta edhe nga kompani të tjera.

“Albpetroli” është ndër të fundit privatizime strategjike që ka ndërmarrë qeveria që prej vitit 2007, ku u shiten “ARMO”, Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe aksionet e shtetit tek “AMC”. Në shitje janë gjithashtu edhe aksionet shtetërore tek “Albtelekom”. Nga shitja e “ARMO-s”, shteti shqiptar përfitoi rreth 160 milionë lekë të ardhura, ndërkohë që të ardhurat nga “Albpetrol” pritet të jenë më të mëdha. Të ardhurat nga privatizimet kanë qenë oksigjen për buxhetin e shtetit. Pas privatizimeve të mëdha, ritmi ra ndjeshëm duke bërë që të ulen edhe të ardhurat prej tyre që transferohen në buxhetin e shtetit. Qeveria pret miratimin e projektligjit që më pas të kalohet në procedurat e tjera të shitjes, ku përfshihet edhe zhvillimi i tenderit.

 

Privatizimi, rrezikojnë 4 050 punonjës

Pjesa më e prekshme në rastet e privatizimeve të një kompanie shtetërore është fati i punonjësve. Zakonisht, në raste të tilla, pronari i ri bën një ristrukturim të kompanisë duke nxjerrë në rrugë një numër të konsiderueshëm punonjësish. Aktualisht, “Albpetrol” ka 4 050 punonjës, të trajnuar edhe të kualifikuar.

Reforma tek “Albpetrol” vijon prej më shumë se një viti kur në mënyrë të vazhdueshme nxirren nga puna dhjetëra dhe qindra punonjës. Vetëm në vjeshtën e vitit të shkuar janë nxjerrë në asistencë rreth 1 300 punonjës, proces i cili u shoqërua me protesta nga ana e këtyre të fundit.

Qeveria ka përcaktuar në ligj se një pjesë e parave që do të realizohen nga shitja e “Albpetrol” do të përdoren për trajtimin e punonjësve që do të mbeten pa punë. Kompania që do blejë “Albtelekomin” nuk do ta ketë të përcaktuar me ligj mënyrën e trajtimit të punonjësve. Do të jetë një Vendim i Këshillit të Ministrave ai ku do të përcaktohen kushtet.

 

Si u miratua lista me 1 280 prona të nxjerra në shitje

“Albpetroli” është ndër të fundit në listën e aseteve të mëdha që ka privatizuar qeveria. Ndërkohë, në fillim të këtij viti, ekzekutivi ka publikuar një tjetër listë privatizimesh me plot 1 280 pasuri shtetërore, të cilat u nxorën në shitje. Pjesën më të madhe të listës e përbëjnë prona të Ministrisë së Mbrojtjes siç janë repartet ushtarake, depot e armatimit, bateritë e mbrojtjes kundërajrore, apo edhe fabrika të ndryshme të prodhimit të veshjeve të ushtrisë. Në liste gjenden edhe godinat e postave kufitare të ushtrisë. Po ashtu, në listën e objekteve të nxjerra në shitje u përfshin edhe një serë fabrikash dhe uzinash të tjera, të cilat janë konsideruar edhe si krenaria e sistemit komunist, por që tashmë nuk shfrytëzohen. Përmendim këtu ish-ndërmarrjen e Duhan Cigareve në Durrës, pjesë e të cilës janë edhe një serë magazinash dhe objektesh të tjera.

Në listë gjenden edhe mjaft objekte të ish-kombinatit të tekstileve si dhe godina të tjera që janë në emër të Institutit të Ndërtimit Tiranë. Mjafton t’i hedhësh një sy listës për parë mjaft objekte dhe ndërmarrje, të cilat në shumicën e rasteve tashmë nuk janë funksionale, por ka edhe prej tyre që ende shfrytëzohen madje janë godina të strukturave të mbrojtjes së institucioneve shtetërore, siç është Garda e Republikës. Nuk mund të lihet pa përmendur vetë godina e Komandës së Republikës. Kjo godinë është nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, ashtu si dhe objektet e tjera ajo pret të ndërrojë pronar.

 

 

Asete të tjera në shitje

Aksionet në Albtelekom

INSIG-u

Albpetroli

Komanda e Gardës së Republikës në Tiranë

Termocentrali Korçë

Uzina e përpunimit të naftës në Cërrik

Makineri dhe pajisje të Uzinës së Superfosfatit Laç

Ish-Ndërmarrja Profarma Librazhd

Objekte të ish-Kombinatit të Tekstileve

Objekte të ish-Ndërmarrjes së Duhan Cigareve Durrës

Fusha e Aviacionit Laprakë, Tiranë

Objekte dhe prona të ish-metalurgjikut Elbasan (64 të tilla)

Linja e Prodhimit të Letrës, Kombinati i Drurit Lezhë

 

 

Transaksioni, kompania lobuese e qeverisë fiton 10 milionë USD

Kompania “Patton Boggs”, e cila ka marrë përsipër të bëjë vlerësimin e aseteve të “Albpetrolit”, është një emër tepër i njohur për qeverinë dhe publikun shqiptar. Kompania në fjalë ka bërë edhe konsulencën për shitjen e “ARMO-s” duke përfituar një për qindje suksesi me vlerë 4 milionë dollarë. Por kjo shumë është të paktën dy herë e gjysmë më e vogël nga ajo që parashikohet të përfitojë nga shitja e “Albpetrolit”, shtuar kësaj edhe shpërblimin nga Këshilli i Ministrave për shërbimin e konsulencës. Janë plot 10 milionë dollarë që parashikohet të përfitojë kjo kompani, nëse “Albpetrol” shitet në vlerën paraprake prej 400 milionë dollarë.

Vetëm pak ditë më parë, qeveria miratoi një shtim fondi prej 20 milionë lekë për zërin e shpenzimeve korrente të saj, para të cilat do të përdoreshin në formë pagese për kompaninë “Patton Bogs”. “Kryeministrisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2011, zëri ‘Shpenzime korrente’, t’i shtohet fondi prej 20 000 000 lekësh, për përballimin e shpenzimeve për shtesën e marrëveshjes së angazhimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe studios ligjore ‘Patton Boggs LTD’, lidhur në datë 12.7.2010, me nr.2711 prot. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Kryeministria për zbatimin e këtij vendimi”, -përcaktohej në vendimin e qeverisë.

Duke krahasuar edhe dokumentacionin e publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike, më pas u vërtetua se shuma në fjalë ishte shpërblimi që qeveria i jepte kësaj kompanie për shërbimin e konsulencës për “Albpetrolin”. “Objekti i prokurimit: Përzgjedhja e shoqërisë konsulente për privatizimin e shoqërisë Albpetrol Sh.A., Fier. Fondi limit: 30 000 000 lekë pa TVSH. Vlera e Shpallur fituese: 25 5000 000 lekë, pa TVSH, dhe me një tarifë suksesi prej 2,5 perqind të çmimit të shitjes . Operatori ekonomik i shpallur fitues: Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë Patton Boggs Llp”,- kjo është ajo ç’ka është zbardhur nga APP në faqen e saj zyrtare në tenderin për përzgjedhjen e kompanisë konsulente për privatizimin e “Albpetrolit”, nga i cili doli fitues “Patton Bogs”.

Vetëm nga dy transaksionet e mësipërme, mësohet se “Patton Bogs” ka përfituar nga qeveria shqiptare rreth 4.25 milionë dollarë. Shumë më tepër është vlera që pritet të përfitojë ajo nga shitja e “Albpetrol”. Burime konfidenciale nga METE, bëjnë të ditur se vlera e aseteve të “Albpetrolit” përllogaritet në mbi 400 milionë dollarë. Kompania do të shpërblehet me 2.5 perqind të shumës, e cila nga një përllogaritje e thjeshtë mësohet të jetë jo pak, por 10 milionë dollarë.

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 67 here.
Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renieMonedha europian, euro, foto arkiv Vlera e euros dhe çmimet e aksioneve në botë kanë rënë pas frikës së krizës globale ekonomike, që lidhet me krizën greke të borxhit dhe problemet në bankat spanjolle. Aksionet në tregjet aziatike dhe evropiane, të premten dukej se do të shkonin drejt rënies më të madhe javore që nga nëntori i vitit të kaluar. Rënia erdhi pasi 16 banka spanjolle u zhvlerësuan nga agjencia e vlerësimit Moody, si dhe në lidhje me shqetësimet, se Greqia...Lexo te gjithe artikullin »


» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501
» KLSH METE, 1.8 miliarde leke shkelje nga koncesionet
» Ligjet per punetoret vetem ne leter
» BE, nuk ndryshon GDP-ja
» Koncesionet, KLSH kap 17 milione dollare shkelje tek METE
» Çmimi i Albpetrol-it, u vleresuan vetem muret dhe jo rezervat e naftes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit