Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Anetari i "Bandes se Lushnjes", apelon vendimin

Publikuar me : 22.04.2010 Ne : Kronike - 192 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Sekuestro pronave,
Ne fillim te javes Krimet e Renda sekuestruan pronat ne emer te Afrim Hoxhes dhe pjesetareve te familjes se tij


Avokatet Ligji eshte antikushtetues, pasi eshte miratuar me shumice te thjeshte. Pronat jane shitur dhe tjetersuar


TIRANE- Familjaret e te pandehurit Afrim Hoxha, i akuzuar nga prokuroria si pjesetar i Bandes se Lushnjes e drejtuar nga Aldo Bare, apeluan vendimin e sekuestrimit te pasurise se tyre dhene ne mungese nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda ne kryeqytet. Kjo konfirmohet nga burime te Gjykates se Apelit per Krime te Renda, si dhe nga avokatet e te pandehurit Hoxha dhe pjesetareve te familjes se tij. Sipas tyre, sekuestrimi i pronave qe jane ne emrin e Afrim Hoxhes, e pjesetareve te ngushte te familjes se tyre, eshte i kundraligjshem e i pa bazuar ne prova e ligj.


Ky vendim sekuestrimi eshte marre jashte procedurave penale e civile, ne kundershtim me Kushtetuten duke u bazuar ne nje ligj antikushtetues qe cenon rende te drejten e prones private te mbrojtur me Kushtetute,- thuhet ne kerkesen e apelit te avokateve Alfred Balla dhe Selfo Dosti.


Me tej ne te thuhet Ligji Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, nepermjet masave parandaluese kunder pasurise,- i njohur si ligji Antimafia eshte antikushtetues pasi eshte nje ligj i miratuar me shumice te thjeshte te deputeteve te Kuvendit. Ndersa ai permban dispozita qe nderhyjne ne ligj dhe duhet te ishin bere me shumice te cilesuar nga Kuvendi i Shqiperise (mbi 84 vota).


Ne apelimin e vendimit avokatet kane renditur argumentet juridike kunder vendimit te sekuestrimit te pasurise se familjareve te Hoxhes dhe te pandehurit qe eshte ne proces gjyqesor.


Arrestimi, paraburgimi dhe gjykimi i Afrim Hoxhes, per disa vepra penale, eshte rrjedhoje e shkeljeve ligjore e procedurale, me sfond politik duke paragjykuar nje person te gjykuar me pare per keto akuza- thuhet ne ankimin e avokateve te Afrim Hoxhes.


Me tej shtohet se per kete proces penal ende nuk ka nje vendim te formes se prere. Sipas avokateve, sekuestrimi i pasurise se regjistruar ne emer te familjareve dhe vete te pandehurit eshte kryer pa pranine e avokatit, por vetem te prokurorit te ceshtjes.


Pasurite dhe pronat e sekuestruara jane fryte dhe kontribut i perbashket i te gjithe pjesetareve te familjes Hoxha, vellezerve te te pandehurit dhe bashkeshorteve te tyre.


Nderkaq, sipas mbrojtesve, te gjitha pasurite e sekuestruara pervec apartamentit ku banon familja Hoxha dhe nje automjet, jane shitur prej vitesh dhe nuk jane ne pronesi te pjesetareve te ngushte te familjes Hoxha por te personave te tjere te cilet tashme i kane blere dhe tjetersuar.


Pasurite dhe te drejtat pasurore dhe te ardhurat tona financiare jane te perligjura per shkak se jane perfituar ne baze te veprimtarise tone private te ligjshme, me te cilat i pergjigjet dukshem dhe justifikohet niveli i te ardhurave, fitimeve dhe te gjithe pasurise se sekuestruara te sipercituar,- thuhet ne ankimin e firmosur nga i akuzuari e dy vellezerit e tij.


Pak dite me pare, gjykata me kerkese te Prokurorise se Krimeve te Renda sekuestroi pasurite dhe pronat qe figuronin ne emer te pjesetareve te ngushte te familjes se Afrim Hoxhes dhe vete atij. Ky i akuzuar si pjesetar i bandes se Lushnjes, ne kuader te se ciles, sipas akuzes, eshte siguruar kjo pasuri e sekuestruar.


PRONAT

Afrim Hoxha (si pjesetar i bandes se Lushnjes)
Apartament banimi me siperfaqe 132.95 m2 si dhe nje garazh ne Tirane
Truall + ndertese, me siperfaqe totale 200 m2 ne, Lushnje
Lokal Pasticeri me siperfaqe 110 m2 ne Lushnje
Autoveture, Mitsubishi-Pajero, prodhim i vitit 1999
Autoveture, marka Mercedez-Benz, prodhim i vitit 1989
Kamion, SAURER, prodhim i vitit 1982
Motociklete te tipit YAMAHA, prodhim i vitit 2002

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shembet ura, nxenesit rrezikojne mbytjen

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 91 here.
Shembet ura, nxenesit rrezikojne mbytjenUra ku kalonin nxenesit para shembjes / Foto: Bardha Nergjoni GRAMSH – Një urë-pasarelë është shkëputur në mesditë duke bërë që dy nxënës të përfundojnë në ujë. Për fatin e tyre të mirë, ka pasur shumë lëvizje dhe dy nxënësit, 11 dhe 14 vjeç, janë nxjerrë nga uji nga banorët e zonës. Kryetari i Komunës Poroçan, Haki Llapushi, i kontaktuar nga “Shekulli”, tha se nxënësit kanë qenë rastësisht vetëm dy gjatë shembjes së urës, pasi aty kalojnë 40...Lexo te gjithe artikullin »


» Shembet ura, rrezikojne mbytjen nxenesit
» Shembet ura, 2 nxenes rrezikojne mbytjen
» Kanosi policin, procedohet penalisht
» Arrestohet per falsifikim shtetasi grek
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe nuk u mbajt
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe s’u mbajt
» Makina perplas motorin, plagoset nje person
» Arrestohet nje 22-vjecar per plagosje
» Arrestohet nje 22-vjecari per plagosje
» Ekstradohet nga Britania nje i kerkuar

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit