Eshte shkaterruar plotesisht rruga qe lidh qytetin e Vlores me zonat bregdetare
Shkarja e dherave ka shkaterruar plotesisht rrugen qe lidh qytetin e Vlores me qytetet e bregdetit. Gati 30 metra e ketij aksi ka pesuar demtime te renda duke u bere rrezik per drejtuesit e automjeteve.
Per pasoje, nje numer i madh automjetesh ne momentin qe ka reshje qendrojne te bllokuara, pasi vetem nje pjese e rruges eshte e kalueshme. U be nje kohe e gjate qe ne kete aks nuk eshte nderhyre, nderkohe qe drejtuesit e automjeteve pohojne se nuk eshte normale lenia e nje aksi te tille ne kete gjendje.
Erozioni ka bere punen e vet, duke demtuar plotesisht rrugen nga shkarjet e dheut dhe duke krijuar carje. Shume prej drejtuesve te automjeteve e shikojne me shume pesimizem rregullimin e ketij aksi rrugor, si dhe shprehen se shteti duhet te marre masa e nuk eshte se kushton shume fond per te bere te mundur riparimin.
Kemi mbi dy vjet qe kalojme me frike ne kete aks rrugor dhe askush nuk e merr persiper per ta kthyer ne normalitet. Kjo rruge me shiun e pare qe bie, bllokohet nga dherat qe bien nga kodra ngjitur, e sa me shume shi bie, aq me shume fundoset.
Nje inxhinier ndertimi shprehet se nga kjo rruge nuk mban me dhe se shteti duhet te marre masa per te vene plinta ne te, ne menyre qe te normalizohet qarkullimi me dy kahe, pasi aktualisht rruga eshte me nje kalim dhe ne sezonin veror do te jete problem.
Pyetur ne telefon, drejtori i Rruga-Ures Vlore thote se rruga eshte prishur qe ne 2009-n dhe se pritet nje investim nga shteti per te, pasi ata vete nuk kane fonde. Mesohet se investimi per te u be nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve. Por, sic thone drejtuesit e mjeteve, rruga qendroi ne rregull vetem gjashte muaj. Me pas u degradua deri ne shembjen totale te saj.
Rruga e Kryevidhit peson carj>e
Rruga e Kryevidhit ka pesuar demtime te renda. Eshte fundmarsi dhe situata ne rruge ne nje korse gjatesore prej rreth 100 metrash linear ka precipituar keto 2 muajt e fundit duke e cuar situaten thuajse ne piken kritike te rruges. Ne nje sektor anesor te saj ka rreshqitur nje rrip rruge e asfaltuar me diameter afersisisht 1 meter, ndersa trupi i trasese se rruges eshte zhveshur thuajse rreth 1.5 meter.
Renia e shtreses se asfaltit ne pjesen anesore te rruges ka lene te zbuluar nga agjentet atmosferike shtresat e cakullit qe mbushin aksin e rruges, madje shtresat e rreshqitura duken me sy te lire qe kane nxjerre jashte mburojes edhe rreth gjysme metri dhe te ngjeshur.
Ky dhe ka qene poshte shtreses se gurte, e cila tashme nuk paraqet asnje mbrojtje. Me tej shihet me sy te lire nje shtrese e madhe rruge, e cila ka marre nje forme te luget, ndersa carjet gjatesore te shtreses se asfaltit ne mes te rruges i afrohen nje ¾ metri.
Thellesia e gropes se hapur, megjithese eshte mbushur pak, i afrohet nje metri, ndersa shihen me sy te lire tubacionet nentokesore te kanalizimeve dhe ujesjellesit qe jane te ekspozuara. Pervec carjeve anesore te trasese rrugore, ne te dyja anet ajo ka marre carje edhe mes permes carje, e cila me gjithe mbushjet emergjente qe i jane bere, mbetet e hapur dhe dherat e rruges jane ne tendence rreshqitjeje te vazhdueshme.
Edhe nje ose dy shira te forta dhe e gjithe rruga ka per te perfunduar poshte ares, - thote nje nga banoret e zones, i cili shpreh shqetesimin e tij se rruga rrezikon te gjithe zonen po te nderpritet, pasi eshte edhe e vetmja rruge qe lidhet me bregdetin, zonen e plazhit te Spillese, zone jetike per zhvillimin e bizneseve te zones.