Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Artisti qe jeton kohen e vet

Publikuar me : 11.06.2010 Ne : Kulture - 191 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Bisede me Zef Pacin, kurator i ekspozites Nder kohe te piktorit Edi Hila. Historiani i artit mbi nje ekspozite qe nuk kerkon te ekzaltoje dicka formale por ka parfumin dhe kuterbimin e realitetit tone


E rendesishme per njeriun eshte te dije cilit vit i perket. Me keto fjale Edi Hila tregonte se marredhenien e tij me artin, kryesisht ne nivelin e asaj qe shpreh se sa te menyres se si e shpreh, perpiqej ta ndertonte permes te vertetes. Mesazhi eshte disa vite perpara kur Hila ekspozonte disa cikle me tematike sociale nga tranzicioni shqiptar.

Portrete shtepish ishte nje seri ku paraqitej kontrasti i pasurimit te shpejte te shqiptareve dhe shemtise arkitekturore; ndertesa te bera me pak para, kryesisht me kontributin e emigranteve, sidomos ne zonat rurale.


Ekspozita Nder kohe qe u hap dje ne Galerine Zeta eshte, eshte pjeserisht vazhdim i dialogut te artit te Hiles ne nivelin aktual shqiptar ekonomik, social po edhe te besimit te individit.


Nder 6 tablote, ajo me titull Kercenimi qe eshte zgjedhur si imazh i ekspozites luan rolin e atij gurit qe hidhet ne pellg dhe perhape rrathe. Festa ne ate tablo eshte nje banket hijesh. Prej fytyres qe ka njeriu i Kercenimit (njeri i kercenuar) ngjan se gjenerojne realitetet e tablove te tjera te Hiles, edhe pse njeriu aty nuk eshte fare prezent.


Me Zef Pacin, Pedagog i Historise se Artit, kurator i Nder kohe dhe i ekspozites se Vizatimeve te pashfaquna te Hiles, dy vjet perpara, beme nje bisede.


Kurator i ekspozites, e keni titulluar Nder kohe. Çfare raporti kane me kohen kur flasim tablote e Edi Hiles?


Tek kjo fjale ka njefare rendesie edhe menyra si eshte shkruar. Qellimi eshte qe nder dhe kohe te shprehe kuptimin e shtrirjes ne kohe te tranzicionit tone, nje periudhe qe edhe po zgjat edhe spo mbaron. Eshte nje e perkohshme e perhershme, eshte nje situate pezull. Kete situate autori e nxjerr ne pah nepermjet ketyre veprave, ku ndertesat nuk jane te mbaruara, apo si tek kjo tablo qe kemi perballe.


Pse kjo tablo, e quajtur Kercenimi, eshte zgjedhur imazh i ekspozites?


Te Kercenimi, te kjo feste ku ne menyre indirekte edhe pse eshte nje feste ndjen nje prani kercenuese, sikur hukat brenda nje atmosfere qe nuk ka asgje.


Ne kontekstin ku e ka ndalur autori momentin, gjithmone ka dicka te pezullt. Duket sikur na jep pamje te paplota qe nuk zberthehen me veshtrim te pare se cili eshte subjekti, por ka gjithmone ambiguitet te asaj se cfare do te ndodhe. Natyrisht kete Edi Hila e ben me qellimin jo vetem per te konstatuar nje fakt po edhe duke u munduar qe kuptoje shkaqet.


Per kete arsye edhe piktura me ngrehinen me antena parabolike qe shohim perbri, tregon pak a shume izolimin dhe vetmine tone. Nje njerezi duke pare pertej nepermjet antenave, duke pare nje bote pertej.


Ose tabloja e cudove. Te vjen nder mend ideja e nje sakrifice e nje flijimi. Titullohet Proces, proces ne kuptimin e dickaje pezull po edhe ne kuptimin gjyqesor.


Kjo pikture e arkave ne seri ne buze te rruges te percjell ndjenjen e arkave te lodhura te tregut ne oren 6-7 pasdite...


...dhe te nesermen ato jane i njejti tran-tran qe perseritet. Tabloja ben pjese ne ciklin Objekte buze rruges, cikel qe flet per sisteme ekonomike paralele, nje menyre per mbijetese. Ndoshta ju kujtohet tabloja e nje akuariumi per te shitur peshk buze rruges, apo e cirkut te improvizuar qe hapet dhe mbyllet, e nje makine ambulante akulloreje.


Dyqanet e nuseve buze rruges...


... me petkat te varura nga jashte apo fuoristradat te stolisura me kordele per dasma. E gjithe kjo vjen prej nje veshtrimi te mprehte te realitetit. Hila eshte nje artist qe ka zgjedhur te mos jetoje ne kullen e fildishte, te kuptimin qe krijon nje klime rreth vetes per te pikturuar, por duke i hapur syte per te pare realitetin per te kuptuar shkaqet.


Per nga tematika piktura e Edi Hiles duket e zbritur ne rruge, nje pikture e angazhuar ne pervoja sociale te drejtperdrejta. Autori nuk e ben kete per hir te nje ideologjie, jo ne kuptimin e angazhuar.


Ky piktor ka shume vite qe merret me temen e ndertesave te paperfunduar. Kujtoj tablone mbi ndertesen e asaj qe u be me vone Tajvani, kur Hila pikturonte restorantin si krokodil, barin Lady Diana perballe me Hotel Dajtin. Ishin vitet 95-96, para se Parku Rinia te kthehej ne parkun qe shohim sot.

Portretete shtepish eshte nje cikel qe perfaqesohet me nje a dy tablo te kjo ekspozite. Ju duket se e ka mbyllur Hila me trajtimin qe i ben arkitektures?


Arkitektura eshte nje fenomen i cili te aksidenton edhe ekzistencen, kur behet agresive dhe pa e kuptuar fillon e vepron edhe ne pavetedijen e njeriut.


Njerezit jane barometri i asaj cka mund te kete shkaktuar arkitektura me agresivitetin, me dhunen. Per kete arsye une mendoj qe eshte nje eshte nje shqetesim aktual dhe qe ky piktor e ka vene ne dukje qysh ne krye te heres.


E vetmja tablo me klorofil ne tere grine e pikturave qe shohim eshte kjo e ndertesave binjake si dy bunkere ne mes te fushes.

Vete ato ndertesa gjeometrike qe ia behin mes nje are jane nje akt, nje nderhyrje.


Çfare perfaqeson ne trajektoren e krijimtarise se Hiles ky moment ekspozimi?


Para pak vitesh ne kete galeri eshte hapur nje ekspozite e Hiles me vizatime te paekspozuara me perpara. Ato ishin nje shenje rezistence ndaj nje realiteti shtypes ndrydhes.


Une e kam quajtur Vizatime te pashfaquna 1970-1989 ose nje luhatje mes anonimatit e mosasimilimit, sepse mund te rrezikonte qe te rrinte ne hije, por ishte edhe nje rropatje per te mos u asimiluar, per te mos hyre ne rendin e artisteve qe iu sherbenin me ose pa deshire diktatures.


Pastaj ka pasur ne krijimtarine e Edi Hiles ne vitet nentedhjete nje fryme poetike ku i thurte lavdi qytetit te tij te lindjes ashtu sic e mbante mend ai, duke e lidhur pak me nje situate edhe surreale, me banden muzikore te qytetit, me rrugicat, me grate qe shetisnin, me pjacen, e gjithe keto. Mirepo pikerisht ketu, qendron edhe virtyti i ketij piktori.


Tek kjo periudhe ndihet nje deshire ikjeje. Ne periudhen e mevonshme nuk eshte me kjo deshire, perkundrazi ajo kthehet ne nje deshire per ta veshtruar ne sy realitetin. Ai cmon realizmin, sic e ka thene dhe vete, ate lloj realizimi qe eshte problematik. Ne kete drejtim them qe ka patur levizje ne krijimtarine e tij.


Ndermjet ciklit te pikturave qe marrin shtysa sociale ku ndihet pakenaqesia me realitetin e ri shqiptar, te vjen ndermend nje tablo e nje dekade perpara nje autoportret i Hiles i zhytur ne vaske. Ndjenja e pakenaqesise qe nis prej vetes dhe prej kete, ndergjegjesimi per te marre nje rol nepermjet artit... Tabloja ka bere pershtypje atekohe dhe fitoi Onufrin.


Mendoj se beri pershtypje sepse nxirrte ne pah ate lloj artisti qe permendem me lart artistin te mbyllur ne kullen e fildishte. Nje artist qe vetekenaqet ka nje lloj narcizizmi. Kete gje Hila nuk e pelqen. Artisti sipas tij mundohet te kape parfumin po edhe kuterbimin e realitetit, pra te jete artist qe e jeton kohen e vet. Impenjimi ne jete i njeriut si qenie sociale per te eshte shume i rendesishem.


Per keto arsye duhet te vijne ta shohin njerezit kete ekspozite?


Per te gjitha keto arsye qe thame. Per te pare nje ekspozite e cila nuk kerkon te ekzaltoje dicka formale por ka parfumin dhe kuterbimin e realitetit tone, kete ndjesi indirekte qe ndjehet tek peizazhi jone dhe ne jemi mesuar ta kalojme ngaqe kemi fituar imunitet.


Kjo eshte shume e keqe. Ne kete menyre veshtrimi i Hiles eshte shume i fresket, pa stoli te teperta. Eshte nje ekspozite me nje impenjim shume serioz social te autorit.


Personalisht perse e pelqeni Hilen?


Nder te tjera per kurajen dhe qe nuk i eshte nenshtruar komercializmit.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Lamtumire maestro!

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 46 here.
Lamtumire maestro!"Zhizel i Fundit", puna e fundit e Agron Aliajt, dhjetor 2011 Valeria Dedaj Elsa Demo   Mëngjesin e së enjtes, në repartin e reanimacionit të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” u nda nga jeta koreografi shqiptar Agron Aliaj në moshën 79-vjeçare. Lajmin e bënë të ditur të afërm të familjes Aliaj të cilët prej 7 marsit, kur maestroja u aksidentua, e kanë shoqëruar nga një spital në tjetrin. Kohët e fundit Aliaj, në gjendje të paralizuar kishte lënë...Lexo te gjithe artikullin »


» Underground
» Viti i dyte vazhdon me shlyerjen e borxheve
» Nje kengetar ne gjuhen latine per Carl Orff-in
» Kuaj dhe bicikleta. Po viti ’97?
» Vlore, mbyllet Aulona Folk
» “Orient Expresto”, jazz nga Kroacia
» Jeta dhe dashuria ne komunitetin gay
» Koncert premiere nga William Walton
» Rona Nishliu, mjaft mire si fillim
» Shekspiri nga Ballkani, mire dhe keq

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit