Jane rreth 400 familje kryeqytetase, te cilat pritet te perfitojne nje apartament ne kompleksin banesave sociale, qe bashkia e kryeqytetit po nderton ne zonen e Shkozes. Here pas here funksionare te bashkise i kane bere thirrje qytetareve te aplikojne per te perfituar nje banese te tille, duke renditur edhe kategorite te cilet do te kene prioritet gjate procesit te perzgjedhjes.
Te gjithe qytetaret e interesuar per nje apartament te tille kane kohe deri me 30 shtator per te dorezuar dokumentet e nevojshme prane bashkise se kryeqytetit.
Dokumentet qe nje aplikant duhet te paraqese jane certifikata e lindjes se tij dhe certifikata familjare, e cila duhet te jete terhequr gjate tre muajve te fundit nga institucionet perkatese, nje kopje e noterizuar e dokumenteve te identifikimit, nje dokument qe verteton se aplikanti eshte banor ne njesine bashkiake ku eshte paraqitur kerkesa.
Ne ato raste kur kandidati per nje banese sociale eshte i divorcuar dhe ka nje femije ne kujdestari duhet paraqitur edhe vendimin gjyqesor per kujdestarine e femijes. Vertetimi duhet te shoqerohet me librezen e punesimit ose me kontraten e punesimit nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore.
Po keshtu duhet paraqitur edhe nje vertetim nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Patundshme qe tregon se aplikanti nuk ka te dhena mbi pronesine e shtepise ne emer te personit qe kerkon strehim dhe pjesetareve te familjes se tij. Nje tjeter vertetim nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Patundshme per siperfaqen e prones qe zoterohet nga familja ose nga ndonjeri prej pjesetareve te saj, si dhe nje vertetim nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Patundshme mbi disponueshmerine e pronesise se cdo godine, e cila mund te perdoret si nje godine banimi.
Per ata aplikante, te cilet jetojne ne apartamente me qira duhet paraqitur kontrata e qirase e nenshkruar ne pranine e noterit. Ndersa, ato familje, te cilat jetojne ne nje banese me kushte jo te mira ose qe rrezikon shembjen, duhet paraqitur kopja origjinale e vertetimit te leshuar nga Sherbimet Teknike te Bashkise.
Ne rastin e cifteve te sapomartuara duhet paraqitur akti i marteses dhe certifikatat per llogaritjen e moshes totale.
Lista e dokumenteve qe duhen paraqitur ne sportelet e bashkise duhet te permbaje edhe disa dokumente te tjera si nje vertetim nga punedhenesi, i cili deklaron pozicionin dhe te ardhurat e aplikantit dhe ate te cdo pjesetari tjeter te familjes qe eshte ne gjendje pune.
Po keshtu duhet dorezuar edhe nje dokument i marre prane organeve te taksave dhe ato te sigurimeve shoqerore per kontributet e depozituara, kur nje prej pjesetareve te familjes eshte i vetepunesuar.
Vertetim i punesimit te rastit (oret e punes dhe te ardhurat per nje vit), si dhe nje vertetim te shumes se pageses nga Zyra e Ndihmes dhe Kujdesit Bashkiak, per pjesetaret e familjes se perfshire ne programin e ndihmes ekonomike per personat me aftesi te kufizuara. Vec ketyre duhen paraqitur edhe tri vertetime te tjera perkatesisht per shumen e pages, i cili duhet terhequr nga zyra e punesimit e njesise bashkiake perkatese.
Vertetim te shumes se pageses nga zyra e punesimit e njesise bashkiake perkatese, per personat e perfshire ne programin e ndihmes ekonomike, si dhe nje tjeter vertetim te leshuar nga organet e sigurimit shoqeror per personat e dale ne pension.
Pas perfundimit te aplikimeve, me date 30 shtator gjithe dokumentacioni do ti nenshtrohet procesit te perzgjedhjes, ku perparesi do te kene kategorite e familjeve ne nevoje. Nder te gjithe aplikantet do te jene fitues ata qe kane fituar piket maksimale sipas sistemit te pikezimit qe pritet te miratohet me vendim te Keshillit Bashkiak te Tiranes.
Tirane, Qender Sociale per moshen e trete
Pak dite pas perurimit te qendres sociale per te rinj bashkia e Tiranes dje ka peruruar nisjen e punes ne nje tjeter qender, kesaj here dedikuar moshes se trete. Qendra Sociale per Moshen e Trete eshte vendosur prane mjediseve te ish - Ndermarrjes se Sherbimeve Mekanike (prane ish-Kombinatit te Drurit Misto Mame), ku, sipas projektit te bashkise, do te shnderrohet ne nje strehez ku te moshuarit do te gjejne perkujdesje dhe sherbim cilesor.
I pranishem ne perurim, kryebashkiaku Rama, duke vleresuar kthimin e nje germadhe ne qender komunitare per moshen e trete, me gjithe kushtet per te kaluar pensionistet kohen e lire, tha se ky eshte nje hap i madh perpara i perbashket per te krijuar ne te gjithe kryeqytetin kushtet ku te gjitha grupmoshat te kene pikat e tyre te referimit.
Ne Tirane jetojne rreth 22.350 te moshuar ne veshtiresi sociale dhe ekonomike, ku kategoria e te moshuarve te vetmuar, qe jetojne te braktisur, perben nje nga grupet me ne nevoje per sherbime.
Qendra e re e sapo hapur synon ofrimin e sherbimeve cilesore, duke ndihmuar dhe integruar te moshuarit ne nje jete sa me aktive. Sherbimet qe ofrohen ne Qender perfshijne sekretariatin social, i cili sherben per orientimin e klienteve drejt sherbimeve qe kane nevoje, shperndarjen e informacionit per te gjitha sherbimet sociale qe ofrohen, sallen e informimit me nje biblioteke me libra, revista, gazeta dhe kompjutere, ku te moshuarit do te mund te marrin informacione te reja rreth vetes dhe komunitetit.
Ne qender eshte dhe dhoma e mjekut, ku te moshuarve tiu ofrohet diagnostikim dhe keshillim mjekesor nga mjeku specialist per probleme te ndryshme shendetesore, dhoma e emergjences per te moshuarit kur nuk ndihen mire gjate dites.