Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
“Biznes” me biznesin!

Publikuar me : 02.12.2011 Ne : Kuriozitete - 83 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Artan XH. DUKA – Prof. As. Dr.

 

Të parët në festë …

“TEG”, kompleksi më i ri tregtar, që përtej utilitetit të pazarit është shndërruar njëkohësisht në atraksionin më të fundit “turistik”, është vërtet një arritje mbresëlënëse e sipërmarrjes shqiptare që meriton të përshëndetet teksa ofron një paralele vërtet perëndimore të eksperiencës konsumatore. Përtej meritës së investitorëve, qeveria, siç dhe pritej, nuk e fshehu ambicien për t’u perceptuar si pjesë e suksesit, ndonëse nuk munguan edhe komente për tejkalimin e etikës së qeverisjes përmes perceptimit të klientelizmit të radhës. Ajo u bë pjesë e dekorit dhe fanfarës së inaugurimit (për më tepër që përkoi me datën e “nxehtë” të diskutimit të projektbuxhetit), me shpresën e gjenerimit të një perceptimi sa më pozitiv rreth rolit të saj si promotore e mbështetëse e zhvillimit të biznesit strategjik në vend, gjë që gjeti hapësirën e bollshme dhe këndin përkatës mediatik.

 

… anonim në zhgënjim

Ndërkohë që media trumbetonte këtë sipar të ri të biznesit në vend, një tjetër lajm si ai i mbylljes së “Praktiker”, për më tepër i cituar nga një burim prestigjioz si “Rojter”, kaloi pa shumë komente, njëlloj sikur të ishte një lajm i rëndomtë kronike. Shpërfillja deri në marzhinalizim e kësaj ngjarjeje prej optikës së mjaft mediave, analistëve, politikës shtetërore por dhe asaj opozitare, është tepër zhgënjyese për seriozitetin me të cilën përjetohet ecuria e biznesit të madh në vend. Sindroma e “strucit” apo sfumimi me alter-lajmin siç ishte rasti “TEG”, nuk mund të shmangin “ngritje vetullash” rreth largimit në fjalë dhe implikimeve të mundshme në imazhin e duhur për investime të huaja më tej. Deri dje një “ambasador” për atraktivitetin e tregut shqiptar, sot vakuumi që ai lë pas mund të komentohet në mënyra të ndryshme.

Nëse ardhja e tij ishte një kryelajm dhe publicitet pozitiv për klimën e investimeve të huaja, largimi rrezikon të provokojë deri efekte të padëshirueshme boomerang “de-marketing”. Simbolikisht largimi i “Praktiker”, ndonëse vendimi mund të jetë i pastër menaxherial për të ristruktuar më me efikasitet strategjinë e biznesit përballë krizës së sotme, duhet perceptuar edhe si problemi ynë, qeverisë në radhë të parë, për të analizuar dhe përballuar me realizëm çdo input “shqiptar” që mund të ketë përshpejtuar apo “vulosur” pjesërisht, direkt apo indirekt, këtë largim. Ne nuk jemi ekonomi perfekte dhe në rast se duam të joshim biznesin e huaj në përgjithësi dhe atë të madh në veçanti duke e inkurajuar në investimin në vijimësi, duhet të sigurohemi në bërjen me rigorizitet të “detyrave tona të shtëpisë” – garantimin e “fair play” mes konkurrentëve, transparencën e objektivitetin e zbatimit të regjimit të taksave, lehtësimin e procedurave ligjore, zbatimin rigoroz të Kodit të punës etj. Investitorë si “Praktiker”, nuk janë investitor dosido, por “etalonë” marketing dhe asete të çmuara, të cilat nuk i kemi luksin t’i humbasim për të promovuar realisht të “bërit biznes në Shqipëri”. Ndërsa bizneset janë të pavarura në vendimmarrjet e tyre, e rëndësishme është të krijohet mjedis sa më atraktiv dhe komod për ta, lajtmotiv ky që duhet të jetë prioritar për debatin politik e më gjerë me palë direkte përballë komunitetin e bizneseve, fati i të cilëve përcakton edhe perspektivën e mbarë shoqërisë.

 

Mes Transparencës dhe “Robin Hood”!

Pjesë e këtij debati është dhe sistemi i taksave, që përtej spekulimit politik duhet të synojë ekuilibrin mes “drejtësisë” në kontribute dhe “promovimit” të biznesit. Çdo regjim taksash ka dritë-hijet përkatëse ndaj edhe taksa “progresive”, krejtësisht normale në perëndim, ndërsa mund të perceptohet si instrument për “drejtësi” sociale me diskriminimin pozitiv ndaj rrogavogëlve, nuk mund të mos provokojë hamendje dhe dilema rreth fatit të biznesit korrekt në kushtet kur ai perceptohet se përballon kosto dhe konkurrencë përtej “librit” dhe i nevojiten dëshpërimisht, për më tepër në kushtet e krizës, burime për t’u lançuar, mbijetuar apo zgjeruar më tej.

Pavarësisht sistemit të taksave, në thelb të gjitha demokratike, debati reduktohet tek vjelja korrekte e tyre (përfshirë edhe ato vendore) dhe administrimi transparent në investimet dhe shpenzimet publike duke garantuar kësisoj “rregulla loje” të drejta, konkurrencë të lirë dhe korrekte për të gjithë protagonistët e biznesit ashtu edhe mirëqenie progresive për mbarë shoqërinë. Parë nga një këndvështrim alternativ, përtej spekulimeve të politikave të “majta” apo të “djathta”, taksat ndoshta nuk duhet apriori të diskriminojnë, qoftë dhe pozitivisht, ndaj përpara se të anatemohet taksa e “sheshtë” (sikurse po ndodh edhe me atë progresive) duhet të ezaurohen të gjitha shanset që ofron ajo, duke filluar me monitorimin e efikasitetit të investimeve publike, rishpërndarje që parasheh diskriminim pozitiv për shtresat në nevojë etj. Pa paragjykuar apriori një politikë taksash favorizuese për shtresat jo të pasura, përgjegjësia dhe përkujdesja ndaj tyre, veçanërisht për ato të marzhinalizuara, duhet, së pari, të mishërohet në politika nxitëse punësimi (papunësia nuk mund të taksohet) përmes nxitjes së interesit për investime të biznesit vendas dhe të huaj (veçanërisht atij të madh), zbatim korrekt të Kodit të Punës, indeksimi realist i rrogës minimale apo asistencës sociale, rritje e nivelit të pataksueshëm për rrogat e ulëta, monitorimi rigoroz i konkurrencës në treg për të dekurajuar reminishenca të monopolit dhe oligopolit në favor të konkurrencës së lirë me efekte në nivelin e çmimeve, efikasitet në shpenzimet publike dhe subvencionime për shtresa në nevojë, rishikim dhe monitorim të efikasitetit të taksave vendore, rivlerësim të strukturës dhe rentabilitetit të aparatit burokratik etj. Me tepër se butafori të pozicionimeve të “majta” apo të “djathta” kemi nevojë për pozicionime të duhura ku e majta dhe djathta janë komplementare dhe jo përjashtuese të njëra-tjetrës. Përtej debatit dhe lakimeve cinike reciproke për përfitime personale apo përqasje “Robin Hood” – janë ndaj biznesit, mbetet fakti se ndodhemi të gjithë në një barkë dhe fati i biznesit është dhe fati i ynë.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Xhuxhi i shtate i KQZ-se

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 37 here.
Andi Kananaj Xhuxhi i 7 duhet do të jetë viktimë e numrit që mban mbi krye. Ai duhet të jetë mrekullia e 7, pasi të kalojë 7 male me vota, për t’u kthyer në një Qeros të denjë për përrallën e vet. Magjia e numrit 7, do të jetë garancia që zgjedhjet nuk do të vidhen si 7 herët e mëparshme. Përzgjedhja nuk duhet të jetë qesharake si emisioni 7×7, dhe nuk do të tregojë për martesën e lumtur me princin, pas seksit me shtatë burra shtatshkurtër. Xhuxhi i 7, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Imuniteti i gjyqtareve, pengese apo justifikim
» Rinia perballe krizes
» Teopolitika dhe kandidatja e Vatikanit
» Reforma e notave ne arsim, urgjente
» Partia e Ekremit, antikushtetuese
» Klima e biznesit te huaj dhe pasiguria
» Diploma pa dije
» Kujdes me termat e ligjit!
» Lojerat e fatit dhe nje debat i munguar
» PD-PS, lufte per te vjedhur pushtetin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit