Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bojaxhi "llogari" per Hamallajn ne prokurori

Publikuar me : 06.10.2010 Ne : Kronike - 126 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kreu i Inspektoriatit Ndertimor pretendoi se banesat ne Hamallaj ishin pa leje dhe se zona eshte shpallur turistike me vendim


Ndertimoret ne vere te ketij viti, sulmuan zonen e hamallajt, per te prishur ndertimet pa leje. Banoret denoncuan



TIRANE-
Task-Forca e prokurorise se kryeqytetit, pas regjistrimit te procedimit penal mbi bazen e kallezimit te banoreve te fshatit Hamallaj te Durresit, merr ne pyetje kreun e Inspektoratit Ndertimor, Urbanistik Kombetar Gjergji Bojaxhi. Ky i fundit akuzohet nga banoret fshatit Hamallaj per shperdorim te detyres, pasi kishte urdheruar inspektoratin ndertimore per prishjen e banesave te ndertuara ne zonen e plazhit.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare prane njesise se perbashket hetimore, ku prokurori Olsi Dado dhe oficeri i zyres se tij, kane siguruar per dy ore deshmine e kreut te ndertimores Bojaxhiu ne lidhje me kallezimin e banoreve.


I pyetur nga Shekulli per deklarimet e tija ne prokurori, vete kreu i INUK-ut refuzoi te beje ndonje koment, duke e cilesuar thirrjen dhe pyetjen e tij si nje rutine te punes se organit te akuzes.


Nga ana tjeter, burimet nga Task-Forca shtuan se Bojaxhiu eshte pyetur me cilesine e deklaruesit dhe personit qe ka dijeni per ngjarjen. Pyetja e tij, mesohet se eshte bere pa pranine e avokatit pasi sipas procedures penale, kur personi thirret me cilesine e deklaruesit nuk eshte e nevojshme prezenca e avokatit.


Sipas burimeve nga prokuroria, konfirmohet se vete Bojaxhiu, gjate marrjes ne pyetje i ka qendruar urdhrit te firmosur nga vete ai per prishjen e ndertimeve pa leje ne Hamallaj. Urdher ky, qe sipas deklarimeve te Bojaxhiut, ka ardhur mbi bazen e Vendimit te Keshillit te Ministrave te firmosur nga vete kryeministri Sali Berisha, ku zona e fshatit Hamallaj perfshihej ne zone turistike dhe ne menyre kategorike ndalohen ndertimet.


Gjithashtu, keto burime shtuan se Bojaxhiu e ka cilesuar urdhrin e tij per prishjen e banesave si te ligjshem dhe te bazuar ne vendimin e Keshillit te Ministrave dhe veprimet e tija jane ne perputhje me ligjin dhe rregulloren e Institucionit qe ai drejtorn. Banoret e fshatit Hamallaj te Durresit me 1 korrik 2010, u konfrontuan me policine pasi kundershtonin aksionin per prishjen e ndertimeve pa leje.


Banoret kundershtuan me force vijimin e aksionit qe parashikonte prishjen e 150 ndertimeve pa leje, duke qelluar me mjete te forta ndaj policise. Ky urdher per prishjen e ketyre banesave, ishte dhene nga kreu i INUK-ut Bojaxhiu, fadromat e te cilit u kthyen mbrapa pas perleshjes me banoret.


Per kete perleshje, forcat e policise arrestuan disa banore, ku familjaret e tyre me pas iu drejtuan prokurorise duke kallezuar Gjergji Bojaxhiun per akuzen e shperdorimit te detyres, per faktin se kishe leshuar urdhrin per prishjen e banesave te tyre ne menyre te kundraligjshme.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shembet ura, nxenesit rrezikojne mbytjen

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 91 here.
Shembet ura, nxenesit rrezikojne mbytjenUra ku kalonin nxenesit para shembjes / Foto: Bardha Nergjoni GRAMSH – Një urë-pasarelë është shkëputur në mesditë duke bërë që dy nxënës të përfundojnë në ujë. Për fatin e tyre të mirë, ka pasur shumë lëvizje dhe dy nxënësit, 11 dhe 14 vjeç, janë nxjerrë nga uji nga banorët e zonës. Kryetari i Komunës Poroçan, Haki Llapushi, i kontaktuar nga “Shekulli”, tha se nxënësit kanë qenë rastësisht vetëm dy gjatë shembjes së urës, pasi aty kalojnë 40...Lexo te gjithe artikullin »


» Shembet ura, rrezikojne mbytjen nxenesit
» Shembet ura, 2 nxenes rrezikojne mbytjen
» Kanosi policin, procedohet penalisht
» Arrestohet per falsifikim shtetasi grek
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe nuk u mbajt
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe s’u mbajt
» Makina perplas motorin, plagoset nje person
» Arrestohet nje 22-vjecar per plagosje
» Arrestohet nje 22-vjecari per plagosje
» Ekstradohet nga Britania nje i kerkuar

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit