Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bosch Jo, emerimeve politike ne Kushtetuese

Publikuar me : 11.05.2010 Ne : Kronike - 205 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

DREJTESIA


Ambasadori i SHB-se Xhon Uidhers, kerkoi shfuqizimin e nenit per imunitetin nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperise


Kreu i Misionit te OSBE- se, gjate takimit te djeshem kerkoi standarde qe edhe emerimet ne gjykata te kryhen me transparence

TIRANE- Ambasadori i OSBE-se ne Tirane, Robert Bosh (Robert Bosch), apeloi qe perzgjedhja dhe emerimi i gjyqtareve te rinj per vendet vakante ne Gjykaten Kushtetuese dhe te Larte, te jete jo politike.


Po ashtu ai sugjeroi edhe ndryshime ne Kodet mbi te cilat funksionon sistemi i Drejtesise ne vend. Perkrah tij, pak momente me pas, ambasadori i SHBA-se Xhon Uidhers (JOHN L.Withers), kerkoi qe te shkohet edhe me tej, duke hequr nga Kushtetuta e Shqiperise, termin Imunitet si pengese ligjore per hetimet e Prokurorise.


Deklaratat e tyre erdhen gjate takimit ne kuader te Dites Kombetare te Drejtesise te organizuar nga kryetarja e Gjykates se Larte, znj.Shpresa Becaj, me pjesemarrjen e dy ambasadoreve Bosh dhe Uidhers, kryeprokurores Ina Rama, zv/kryetarit te KLD-se Kreshnik Spahiu, kryetarit te Gjykates Kushtetuese Vladimir Kristo, dhe pedagoge e studente te Shkolles se Magjistratures etj. Ne takimin nje oresh, ambasadori Bosh i sugjeroi grupit te punes te ngritur nga Presidenti i Republikes z.Bamir Topi, disa nga kriteret sipas tij qe duhen respektuar ne keto emerime.


Ai permendi perjashtimin nga emerimi te figurave politike, si dhe rekomandoi si kusht qe kandidatet te jene juriste te shkelqyer me reputacion dhe te te pakorruptueshem. Nje pjese e grupit te punes te ngritur nga Presidenti per kete qellim ishin te pranishem ne takimin e mesiperm.


Shpresoj qe te gjithe personat e perfshire ne procesin e perzgjedhjes do te sigurojne qe individet e perzgjedhur te jene jo-politike. Sidoqofte, te qenit apolitik nuk mjafton,-tha ambasadori Bosh, duke sugjeruar qe per te gjitha emerimet ne sistemin gjyqesor te zbatohen standardet me te larta profesionale dhe etike.


Me tej ambasadori i OSBE-se, kerkoi qe edhe anetaret e KLD-se ne vendimet e perzgjedhjes, emerimit dhe transferimit te gjyqtareve ne gjykata te bazohen mbi kritere profesionale e etike. Ne nje demokraci moderne, institucionet, perfshire gjyqesorin, duhet te jene transparente dhe te pergjegjshme.


Transparenca ne sistemin gjyqesor dhe pergjegjshmeria ne veprimet gjyqesore ndihmon ne rritjen e besimit te gjykatat,-tha Bosh. Sipas tij, per te realizuar reformen ne drejtesi nevojiten ndryshime madhore ne Kodet e Procedures Penale e Civile.


Ne fund, kreu i misionit te OSBE- se ne vend, kerkoi nga Kuvendi ndryshimin e ligjit per statusin e gjyqtareve te Gjykates se Larte pas mbarimit te mandatit te tyre 9 vjecar. Statusi i paqarte i ketyre ish-gjyqtareve nuk mund te jete i pranueshem per askend.


Keta njerez nuk mund te kerkojne pune ndersa sherbejne ne gjykate, shume shpesh iu duhet te marrin vendime qe mund te jene te papershtatshme me perspektivat e punes se tyre te ardhshme. Duhet te sigurohemi, qe anetaret te cileve u mbaron mandati te kene nje te ardhme te qendrueshme profesionale dhe ekonomike- tha ai.


Uidhers Hiqni imunitetin


Gjate takimit te djeshem, edhe Ambasadori SHBA-se ne Tirane, Uidhers, nenvizoi nevojen e perzgjedhjes se njerezve profesionale e te pavarur politikisht ne menyre qe sic theksoi ai, te sigurohet nje sistem drejtesie me vlera. Gjithashtu, ne fjalen e tij ambasadori Uidhers, propozoi qe te hiqet neni i imunitetit ne Kushtetute, qe organi i akuzes te jete i lire per ndjekjen dhe luftimin e korrupsionit.


Nderkohe, vetem tre dite me pare, ishin kreret e njesise se task-forces se prokurorise se Tiranes dhe vete kryeprokurorja Ina Rama, qe kerkuan nga Kuvendi qe te hiqet imunitetit i zyrtareve te larte dhe gjyqtareve per te pasur dore te lire ne hetimin e tyre. Kete iniciative, e mbeshteti ne takimin e djeshem edhe zv/kryetari i KLD-se z.,Kreshnik Spahiu, qe kerkoi qe imunitetit te mos jete pengese ne luften ndaj korrupsionit, duke permendur pese vendimet qe KLD-ja ka marre per heqjen e imunitetit te gjyqtareve ne vend.


Becaj, rezerva per emerimet e reja te KLD-se


Kryetarja e Gjykates se Larte, znj.Shpresa Becaj, kerkon ndryshimin e Kodit te Procedures Penale, Civile, ndryshime ne projektligjin per Gjykatat Administrative si dhe ne ligjin organik te Gjykates se Larte, duke kerkuar shtimin e numrit te gjyqtareve, si dhe krijimin e Kolegjit Administrativ.


Propozimet Becaj ia ka drejtuar Kryetares se Kuvendit te Republikes, Jozefina Topalli, Kryeministrit Sali Berisha si dhe Presidentit te Republikes, Bamir Topi njeherazi me cilesine e kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise (KLD).


Anetaret e KLD-se, kohet e fundit kane kryer emerime dhe transferime te disa gjyqtareve, per te cilat Becaj, anetare e KLD-se, ka shprehur rezerva per kriteret e emerimeve dhe transferimeve te gjyqtareve.


KLD-ja, pervec plotesimit te kritereve ligjore dhe respektimit te procedurave per emerimin e gjyqtareve, duhet te mbaje parasysh edhe gjyqtaret e Gjykates se Larte te cileve i ka mbaruar mandati, statusi i te cileve eshte i qartesuar ne ligjin organik te Gjykates se Larte.


Çdo gjyqtari te Gjykates se Larte qe i mbaron mandati, duhet qe me kerkese te tij, te sistemohet ne nje nga Gjykatat e Apelit ne vend dhe jo ti nenshtrohen procedurave si cdo gjyqtar tjeter e madje duke mos u emeruar e duke mbetur pa pune.


Edhe per gjyqtaret te cileve i eshte suprimuar vendi i punes, duhet qe ata te kene perparesi ne perzgjedhjen dhe emerimin e tyre dhe jo te refuzohen kerkesat e tyre,-tha Becaj ne nje komunikimin me median. Ajo shprehu rezerva per kriteret e perzgjedhjes, emerimit dhe transferimeve te 16 gjyqtareve nga KLD-ja ditet e fundit.

Kriza
Ne sistemin e Drejtesise, nuk ka mandate


Kolegji Civil dhe Penal i Gjykates se Larte, vazhdon te gjykoje ceshtjet e vitit 2007 dhe 2008. Kjo pak kohe pas krizes se krijuar ne vitin 2008, menjehere pas perfundimit te mandatit te gjashte anetareve te kesaj gjykate, duke sjelle veshtiresi ne krijimin e kolegjeve.


Edhe pas zevendesimit te tyre, situata e krijuar ne 2008 duket se mund te perseritet. Shkak per kete mund te behet se ne Gjykaten e Larte tre kolegjet, njeri penal dhe dy civile, kane nga kater anetare te cileve iu ka mbaruar mandati dhe sipas ligjit nuk mund te qendrojne me ne kete detyre. Me mandat te perfunduar jane gjyqtaret Perikli Zaharia, Spiro Spiro, Irma Bala dhe Evgjeni Sinoimeri.


Keshtu Gjykata e Larte eshte prekur ashtu si edhe ato te shkalleve me te uleta nga virusi i zvarritjes se proceseve. Ne krize mund te futet ne fund te ketij muaji edhe Gjykata Kushtetuese, qe pritet te mbetet vetem me tre anetare, perfshire kryetarin dhe dy anetaret Vitore Tusha dhe Sokol Berberi.


Ne kete gjykate iu ka mbaruar mandati, gjyqtareve Sokol Sadushi, Fehmi Abdiu e Kujtim Puto. Me 25 maj u perfundon mandati gjyqtareve Xhezair Zaganjori e Petrit Ploci. Nga ana tjeter, edhe Keshilli i Larte i Drejtesise ka pa mandat kater anetare, per shkak te mos kalimit te ligjit te Konferences Kombetare Gjyqesore qe duhet te miratohet me shumice te cilesuar votash ne Parlament.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shembet ura, nxenesit rrezikojne mbytjen

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 91 here.
Shembet ura, nxenesit rrezikojne mbytjenUra ku kalonin nxenesit para shembjes / Foto: Bardha Nergjoni GRAMSH – Një urë-pasarelë është shkëputur në mesditë duke bërë që dy nxënës të përfundojnë në ujë. Për fatin e tyre të mirë, ka pasur shumë lëvizje dhe dy nxënësit, 11 dhe 14 vjeç, janë nxjerrë nga uji nga banorët e zonës. Kryetari i Komunës Poroçan, Haki Llapushi, i kontaktuar nga “Shekulli”, tha se nxënësit kanë qenë rastësisht vetëm dy gjatë shembjes së urës, pasi aty kalojnë 40...Lexo te gjithe artikullin »


» Shembet ura, rrezikojne mbytjen nxenesit
» Shembet ura, 2 nxenes rrezikojne mbytjen
» Kanosi policin, procedohet penalisht
» Arrestohet per falsifikim shtetasi grek
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe nuk u mbajt
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe s’u mbajt
» Makina perplas motorin, plagoset nje person
» Arrestohet nje 22-vjecar per plagosje
» Arrestohet nje 22-vjecari per plagosje
» Ekstradohet nga Britania nje i kerkuar

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit