|
Deshmia e mjekes Mimoza Bocari, ne duart e se ciles vdiq Hekuran Deda
Publikuar me : 28.01.2011 Ne :
Kuriozitete - 176 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Me poshte eshte nje analize e mjekes Mimoza Bocari. Znj.Bocari e njohur per lexuesit e Shekullit per disa shkrime gjate protestave te majit 2010, sjell sot jo thjesht nje analize, por edhe nje deshmi, edhe nje akuze. Me poshte, artikulli i saj, derguar ne Shekulli pas protestes se 21 janarit.
U deshirua si nje demonstrate paqesore qytetare, por u devijua nga rruga e saj nga nje grup njerezish qe nuk kontrolluan emocionet e tyre kur pane se ne trotuaret e bulevardit te kombit ishin mbushur me te gjitha forcat policore te mundshme qe disponon shteti. Trotuari eshte i qytetarit, policia nuk e kish vendin atje. Kjo prishi e para ekuilibrin. E dyta ishte hedhja e gazit mbytes dhe dushi me uje te ftohte ne mes te Janarit.
E treta, vrasja me paramendim e njerezve te pafajshem.
Ne mes tyre kishte djem shume te rinj qe nuk e justifikonin revolten qe shfaqnin duke qelluar me gure nga larg ndaj forcave te rendit, pijanece qe nuk u mbanin kembet, qe nuk i takonin turmes qytetare qe kish dale paqesore per ti demonstruar qeverise ne pushtet se nuk eshte dakord me qeverisjen e saj. Nese ishin keta ata qe qeveria lajmeroi disa dite me pare si banda kriminelesh qe do marrin pjese ne demonstrate, ngelet per tu sqaruar nga ana e ligjit. Kur e dinte kete qeveria pse nuk mori masa, ti parandalonte? Une personalisht si qytetare e thjeshte qe nuk perdora, por u mundova te evitoj dhunen e ketyre elementeve, u demtova si qindra te tjere nga gazi lotsjelles i hedhur nga policia, e cila per mua shkeli ligjin dhe reagoi jashte kompetencave te nje policie te nje sistemi demokratik dhe eshte fajtore perkundrejt shumices paqesore te popullit.
Kjo polici qelloi pa kontroll me shkopa gome shume qytetare te pafajshem, ne nje kohe qe kishte te gjitha mundesite te izolonte nje grup te vogel njerezisht te dhunshem, dhe te mos demtonte popullin, me taksat e te cilit paguhet rroga e tyre.
Kjo polici ushtroi dhune edhe ne oren 17.30 kur nje pakice te rinjsh vazhdonin te gjuanin me gure. Sulmi vazhdoi ndaj njerezve qe rrinim paqesor ne shesh, qe z. Bumci i quajti falanga krimi. Ata vrapuan ne rruge duke u futur deri ne thellesi te ambienteve private te lokaleve tek Kullat duke goditur cdo njeri qe u dilte para, duke i dhunuar keshtu trupin dhe lirite demokratike.
Njerin nga viktimat qe ndodhej ne nje distance rreth 15m nga dera e kryeministrise e kisha ne duar. Koka e tij ishte shpuar nga nje plumb dhe truri i ishte derdhur perjashta. Ai plumb erdhi nga larg me precizion dhe ja hodhi atij te mjeri sic thuhet trute ne ere. Ne qofte se demonstruesit do te ishin te armatosur, ata do ti kishin drejtuar armet nga kryeministria, sic drejtuan guret dhe shkopinjte dhe jo nga shoket e tyre.
Edhe pasi pamjet e qarta televizive tregojne nga del plumbi, akoma qeveritaret shqiptare te pa skrupull, na bejne budallenj ( njesoj si me videon Meta) e thone i vrane. Krimi eshte i dyfishte e para, qelluan mbi popullin e pa armatosur pa qene te kercenuar, e dyta mohojne krimin duke fajesuar opoziten, per te mashtruar popullin.
Kjo demonstrate popullore po i vihet emri puc per marrjen e qeverise, per marrjen e kryeministrise. Kjo eshte delirante. Kjo demonstrate e paralajmeruar ishte nje demonstrim
paqesor i popullit kundra qeverise hajdute te korruptuar, tani edhe kriminele. Qellimi i demonstrates ishte lajmeruar doreheqja e qeverise se deshtuar dhe zgjedhjet e parakohshme. Askush nuk donte te hynte me dhune ne ambientet e kryeministrise. Ne oren qe policia u terhoq, oborri i saj ishte i pambrojtur dhe askush nuk u orvat te hynte brenda. Kjo ishte ajo qe pashe dhe perjetova.
Kjo quhet per mua dhune qeveritare, shpifje dhe komplot antipopullor. Zgjidhja paqesore ishte shume e thjeshte. Forcat e armatosura te panumerta policore mund te izolonin shume lehte kete grup te vogel agresiv dhe te mos dhunonin e vrisnin popullin paqedashes.
Kjo dite ishte nje dite e tmerrshme per Shqiperine. 21 janari ishte shfaqja spektakolare e asaj qe luhet 20 vjet ne kurrizin e Shqiperise. Ishte nen- ajsbergu i 20 viteve shkaterrim te nje populli te mire, te nje kombi, te nje shteti, nga hakmarrja e eger postkomuniste. Ata qe drejtojne Shqiperine akoma pa hapur dosjet komuniste, qe u infiltruan ne vitet 90 dhe abuzuan me endrren e popullit te etur per liri e demokraci, qe e besoi dhe beson akoma pa kuptuar, se te gjithe kreret e politikes shqiptare deri me sot kane abuzuar me besimin dhe jeten e tyre, me ekzistencen e kombit tone.
Mos harrojme se 1/3 e ketij populli sot jeton ne mergim, se vajza te ketij kombi keta 20 vjet fitojne buken e gojes me prostitucion ne rruget e Europes, se trupat e mijera djemve flene ne fund te detrave e mijera te tjere burgjeve. Mos harrojme se ½ e shqiptareve vuajne per buken e gojes, jetojne ne kufijte e varferise dhe paguajne gjysmen e rroges energji elektrike, energji te cilen e prodhojme dhe eksportojme me shumice. Vdekjes se ketyre martireve te demokracise mos harroni tu shtoni viktimat e perditshme te atyre qe vrasin veten cdo dite ne Shqiperi nga varferia, nga depresioni i papunesise.
Mos harrojme qe ky shtet ne keta 20 vjet jo vetem qe shkaterroi ate qe ndertoi me mundim ne 50 vjet diktature, por nuk ka as bazen me elementare te ekzistences, industrine ushqimore, bujqesine. Mos harrojme pastaj shkaterrimin masiv te natyres, pyjeve, drureve frutore, dhe ne vend te saj betonimin e cdo bukurie dhe mbushjen e vendit me plehra, shitjen tij. Mos harrojme te diplomuarit fallso qe prodhojne 50 universitete te dijes dhe sherbimin mjekesor te shkaterruar. Sa shume krime te tjera qe cdo njeri nga ju i di me mire se une.
Sikur te mos mjaftonte kjo fatkeqesi kemi dhe ate qe e quajne nderkombetaret. Ambasadori amerikan dhe politikane te ndryshem te Europes shperfillin problemet tona duke apeluar se ne duhet te mbajme qetesine. Nuk eshte koha per demonstrata te dhunshme.
Kush e perdori dhunen zoti ambasador i Amerikes? Pse nuk i drejtohesh me emer atij qe perdori dhunen? Kishte masa e popullit arme dhe uniforma? Perse u qellova une qytetari i lire paqesor me gaz, uje, shkopa gome dhe plumba? Keta politikane amerikane dhe europiane, qe flene dhe hane buke ne atdheun tone, marrin 50 fishin e rroges se popullit tim dhe na kendojne kengen e djepit, fli se gjumi te ben mire.
Keta ulen me dhunen ne tavoline, kerkojne kompromis te krimit me demokracine dhe bejne veshin te shurdher ndaj problemeve te popullit. Shtetet anetare ne BE si Itali, Gjermani, nenshkruan marreveshje per investime ne Shqiperi, megjithese e di fare mire se Shqiperia ka 20 vjet qe nuk e ka zgjidhur problemin e prones, dhe problemi i prones eshte baza e demokracise.
Mbi nje popull qe jeton nen diktature nderkombetaret kerkojne qetesine si shpagim te integrimit ne Europe, me predikime si prifterinjte parajsen mbas vdekjes. Keta nderkombetare shikojne me syte e tyre nga del plumbi ne demonstrate dhe thone u vrane ne demonstrate. Jo politikane, ata nuk u vrane. Ata i vrau qeveria demokratike shqiptare me te cilen ju bisedoni dhe hani darka tek Krokodili duke harruar se jeni ulur ne tavoline me krokodil.
I ftoj keta politikane te pushojne se na trajtuari si budalla. Ne jemi vetem mikprites dhe ju respektojme kur na respektoni. Nderkombetaret u tronditen se u shfaq dhuna ne Shqiperi, shprehet shtypi, por ne dhunohemi per dite ne kete Shqiperi nga korrupsioni dhe padrejtesia.
Çfare prisni ju politikane qe raportoni gjithmone se Shqiperia ka korrupsion te larte, se ligjet nuk zbatohen, ku varferia dhe papunesia eshte fenomeni me i madh, ku shteti ka 20 vjet qe ka bere ligjet qe si zbaton. Ligji i kthimit te prones ka 20 vjet qe eshte shkruar dhe eshte problem jo vetem se pronaret nuk po e marrin ate, por se po tallen prej 20 vjetesh me te gjitha menyrat ne zyrat e padrejtesise, deri ne piken e fundit te dinjitetit njerezor.
Une dhe familja ime jam nje nga ata qe po e vuan kete padrejtesi. Kjo tallje 20 vjecare e politikaneve shqiptare te te gjitha ngjyrave nuk gelltitet dhe ju nuk keni asnje te drejte ne keto rrethana te na predikoni qetesine.
Kjo qe ju i kerkoni popullit shqiptar qe kerkon te drejtat e tij, ne gjuhen shqipe nuk quhet qetesi por perulje dhe gjunjezim. Kete une nuk e bej se nuk dua ta ma perdhose askush jeten. Prandaj u internova per demonstraten e 28 janarit 1990, rrezova Bustin e diktatorit, u debova nga Partia Demokratike ne Mars 1991, grevova ne greven e urise maj 2010, demonstraten e 21 janarit 2011 dhe do bej perseri gjithcka per te drejten time njerezore dhe aspiratat e mia demokratike.
Sot eshte marre peng nje Edi Rama dhe po i vihet atij pergjegjesia per gjithcka qe ndodh ne Shqiperi, duke dashur keshtu te trajtojne problemet ekzistonte si te paqena. Per kete demonstrate, qeveria ekzistuese dhe llogoret enveriane te partise socialiste kane 3 dite qe lehin kundra Edi Rames. Asnje sflet per revolten e ketij populli qe i mbushur me urrejtje vershoi bulevardit per drejtesi e demokraci. Ne jemi jo ekzistente, ne trajtohemi si vegla qorre nen hijen e z.Rama? Te besosh kete duhet te jesh kerric, ta anashkalosh mendjelehte.
Jo, populli qe del rrugeve te Tiranes kish vetem nje gje te perbashket me Edi Ramen, kerkesen per demokraci dhe doreheqjen e kesaj qeverie korrupte qe vjedh jetet tona. Populli qe vershoi rrugeve do dale perseri per demokraci e drejtesi edhe pa Ramen. Problemi eshte se turma i pergjigjet gjithmone nje zeri qe perfaqeson qellimin e saj. Ne kete moment eshte ky njeri qe ben kete thirrje dhe populli iu bashkua kesaj thirrje.
Fjalori i sharjeve te qeveritareve ndaj ketij personi eshte kaq ordiner. Llumi dhe balta qe ata vjellin do ishte mire ti mbanin per vete, se keto nuk i lejohen askujt e jo ma nje politikani. Edhe mjerani me rrugac i rruges shan nga nena e motra dhe nuk i prek te vdekurit. Keto jane fenomene te dekompozimit njerezor, d.m.th plehra.
Sharjet dhe intrigat jane arme e te dobetit pra kjo tregon se qeveria eshte e dobet para Rames.
Lufta midis tyre duhet ti hapi syte cdo fanatiku qe te mendoje per fatin e tij, te familjes, te atdheut ku jeton. Kush perfaqeson interesat e mia? Kush ka bere keq deri me sot? A duhet ti besoj fjaleve boshe apo veprave te qeverise ? A mund te drejtohet shteti dhe pa politike?
Eshte koha per zgjim te ndergjegjes demokratike. Te kesh frike nga e ardhmja sdo te thote te pranosh te keqen e sotme, se atehere ske te ardhme. Hapi syte njeri dhe shikoje te verteten ne sy, thuaj jo te keqes, mos ki frike. Perndryshe injoranca e dhunshme do na mbyse te gjitheve nje nga nje.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine :
Kuriozitete - Lexuar : 37 here.
Andi Kananaj
Xhuxhi i 7 duhet do të jetë viktimë e numrit që mban mbi krye. Ai duhet të jetë mrekullia e 7, pasi të kalojë 7 male me vota, për t’u kthyer në një Qeros të denjë për përrallën e vet. Magjia e numrit 7, do të jetë garancia që zgjedhjet nuk do të vidhen si 7 herët e mëparshme. Përzgjedhja nuk duhet të jetë qesharake si emisioni 7×7, dhe nuk do të tregojë për martesën e lumtur me princin, pas seksit me shtatë burra shtatshkurtër. Xhuxhi i 7, që...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Imuniteti i gjyqtareve, pengese apo justifikim
» Rinia perballe krizes
» Teopolitika dhe kandidatja e Vatikanit
» Reforma e notave ne arsim, urgjente
» Partia e Ekremit, antikushtetuese
» Klima e biznesit te huaj dhe pasiguria
» Diploma pa dije
» Kujdes me termat e ligjit!
» Lojerat e fatit dhe nje debat i munguar
» PD-PS, lufte per te vjedhur pushtetin
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|