Publikuar me : 08.12.2011 Ne :
Rajoni - 48 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Liderët europian duhet të qëndrojnë të bashkuar për të shpëtuar euron këtë javë – janë shprehur dy liderët e ekonomive më të mëdha të eurozonës. “Dështimit në gjetjen e një marrëveshje në samitin e Brukselit është një luks që nuk mund ta ofrojmë” tha presidenti i Francës, Nikola Sarkozi. “Kjo është detyra jonë. Nuk kemi zgjidhje tjetër”, shtoi ai, duke theksuar se BE nuk do të ketë shans të dytë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se “vendet duhet të lënë mënjanë egoizmin nacional” dhe t’i bashkohet zgjidhje për vendet e prekura nga kriza e borxheve.
Gjermania dhe Franca po kërkojnë që Bashkimi Evropian të ketë më shumë influencë në buxhetet kombëtarë të vendet që përdorin euron.
Por plani kërkon miratimin e 27 vendeve anëtare të BE-së pasi për këtë nevojitet ndryshimi i traktatit të unionit. Mirë po kryeministri i Britanisë David Kamerun ka kërcënuar se kjo do jetë një marrëveshje e vështirë pasi nuk do të heqë dorë nga interesat e vendit të tij.