Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
“Disipline” bashkiake te plehrat e Sharres

Publikuar me : 31.01.2012 Ne : Sociale - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Entela Resuli

Kamionë, ekskavatorë, çapitje të “kërkuesve” në kërkim të plehrave të riciklueshme. Kjo panoramë e zakonshme që fillonte nga ora 4 e mëngjesit deri në orën 2 të mbrëmjes pasardhëse në landfildin e Sharrës, tashmë mungon. Prej disa ditësh aktiviteti i përditshëm i “punëtorëve” (persona të cilët çdo ditë mbledhin mbetje të riciklueshme për t’i shitur) në vendgrumbullimin e plehrave nuk është më i ngjashëm më atë të ditëve më parë.  Për punën që bëhet aty janë vendosur disa rregulla e janë marrë masa. Sipas bashkisë së Tiranës, po zbatohet projekti që është menduar më herët. Së pari lejimi i punëtorëve që janë vetëpunësuar në atë mal mbeturinash dot të bëhet me orar dhe kryesisht do të punohet gjatë natës. Nga ana tjetër, janë marrë masa të rrepta për sa i përket ruajtjes së objekteve e makinerive në atë vend. Kjo disiplinë e vendosur prej disa ditësh ka shkaktuar zemërimin e  qindra burra e grave të cilët shprehen të revoltuar për këtë rregull të “befasishëm” që është vendosur.

Ata tregojnë se policia nuk ka lejuar që të vazhdojnë punën për grumbullimin e mbetjeve. Nën zë kanë dëgjuar që ky vendgrumbullim është marrë nga një firmë private, por nuk dinë më tepër për këtë gjë. Sipas punëtorëve, drejtori i plehrave ka dhënë urdhër që askush të mos afrohet pranë “malit” të mbeturinave, duku u thënë në sy se, “nëse afroheni, do t’j shtyp me makinë të gjithëve”. Nga ana tjetër bashkia e Tiranës shprehet se nuk ka asnjë detyrim ndaj këtyre punonjëseve pasi ata janë të “vetëpunësuar” aty dhe për pasojë e kanë të vështirë të mësohen me rregullat e reja të punës në Sharrë.

Rreth 500 punëtorë çdo mëngjes zbarkojnë në Sharrë, një pjesë e tyre banojnë pranë plehrave, dhe një pjesë jo e vogël në zonat për rreth.

Sipas një vëzhgimi të “Shekulli”-t dita e punës e një punëtori shkon te 4 000 lekë të reja. Shumë prej tyre kanë edhe dy pjesëtarë të tjerë apo më shumë nga familja e kësisoj të ardhurat familjare arrijnë edhe 12 000 lekë në ditë apo më shumë, e duket se përpos lodhjes ata shkojnë të kënaqur në shtëpi, ndonëse gjithmonë tentojnë të tregojnë më pak të ardhura se sa realisht fitojnë.

Vendgrumbullimi i plehrave në Sharrë ka ndryshuar pamje vit pas viti për shkak të prurjeve të mëdha që shkarkohen atje. Sot kjo pjesë e fushës është e izoluar me një plastmas dhe mbi të është i vendosur një sistem tubash që sigurojnë përcjelljen e gazrave që formohen nga depozitimi i mbeturinave në një gropë të tillë. Në fundoren e vet ai lloj gazi është shpërthyes. Në momentin e punës aty nuk lejohet të ndizet cigare apo të mbash me vete shkrepse, pasi rreziku është i madh. Ajo shpërthen. Sipas specialistëve që gjendeshin në Sharrë në ato momente, praktikisht njerëzit aty punojnë mbi një bombë gjigante! Çdo ditë fuqia e kësaj bombe rritet edhe më shumë. Aty punojnë rom dhe komunitete të tjera.

 

 

Si funksionon puna në Sharrë?

Vjen kamioni, i cili shkarkon mbeturinat dhe në atë moment kolektorët fillojnë të mbledhin materialet që u nevojiten (kartona, plastikë, shishe plastike, material metalike si shufra alumini, bakri, çeliku,etj). Këto materiale, pasi i grumbullojnë i shesin tek ndërmjetësit e firmave ricikluese. Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Mjedisit dhe e Ujërave në rrethinat e Tiranës operojnë 20 shoqëri riciklimi (zyrtarisht). Në Sharrë shkarkohen mbeturinat urbane të qytetit të Tiranës, komunës së Dajtit, Vorës dhe  Vaqarrit. Kjo shpjegon dhe sasinë e madhe të mbeturinave të shkarkuara në atë pikë.

 

Çfarë shkarkohet?

Nga informacione të marra nga përgjegjës të landfildit në Sharrë mësuam se aty shkarkohen në ditë rreth 800-900 ton mbeturina, që do të thotë 1000 m3 mbeturina në total, pra 100-200 kamiona. 70 perqind-80 perqind e kamionave që operojnë në qytetin e Tiranës janë të Bashkisë së Tiranës ndërsa pjesa tjetër janë  të firmave  private. Mbeturinat urbane që shkarkohen në landfildin në Sharrë janë mbetje organike dhe materiale të riciklueshme (si psh: plastikë, metal, copë, letër, qelq etj). Plastika klasifikohet në: shishe plastike, qese konsumi, qese e trashë e pastër, etj. Metali klasifikohet në: skrap (hekur i thjeshtë, shufra, llamarina), metale me ngjyrë, bakër, alumin, bronx etj, kanoçe.

 

Braçe: Para dhe pasuri nga plehrat

Vendimi për “mbylljen” e Sharrës vjen vetëm pak kohë pas miratimit nga qeveria të ligjit për plehrat. Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, në profilin e tij në “facebook” nuk ngurron të shkruajë:

“Lulzim, e kape dhe biznesin e plehrave?!! Dëgjoni seç po ndodh: Bashkia e Tiranës administron landfillin e Sharrës, vendin ku grumbullohen plehrat e Tiranës. Siç verifikohet lehtësisht çdo dite disa qindra qytetarë, burra, gra, por edhe fëmijë rrëmojnë çdo ditë aty për të mbledhur mbeturina të riciklueshme. Natyrisht për t’i shitur dhe siguruar para për bukën e gojës. Prej dy ditësh ata janë ndaluar ta bëjnë këtë gjë!

Me daljen e ligjit për riciklimin e plehrave: Pas kapjes menjëherë të biznesit të riciklimit të plehrave nga klientët e pushtetit, Lulzim Basha ka vënë plehrat e Sharrës në dispozicion të këtyre firmave, punonjësve të tyre, të cilët pa kosto marrin mbeturinat për biznesin e tyre shumë shumë fitimprurës! Kulmi! Deri këtu! Para e pasuri edhe nga Plehrat”, shkruan Braçe ndërsa ironizon: “Lulzim Basha, ai që dëgjon zërin tuaj!”

 

 

Bashkia e Tiranës gënjen romët!

Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagoi dje kundër Bashkisë Tiranë, e cila sipas saj ka lënë në mes të shiut 26 fëmijë e të moshuar të komunitetit rom. Në një njoftim për shtyp, KSHH thotë se pasi vizitoi komunitetin rom që ndodhet në afërsi të Liqenit Artificial, u njoh me gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen këta banorë. Konstatuan se midis tyre kishte rreth 26 fëmijë dhe të moshuar të cilët ankoheshin se ishin të sëmurë. Romët rrëfyen se përfaqësues të Bashkisë së Tiranës në mbrëmjen e datës 23 janar, i kishin njoftuar të prishnin vetë barakat dhe çadrat. Në të kundërt autoritetet bashkiake do të prishnin shtëpitë e tyre me një fadromë, e cila ndodhej në vendngjarje. Bashkia u kishte premtuar se do t’i strehonte në lagjen “5 Maji” menjëherë. Familjet rome e kishin zbatuar urdhrin e tyre duke shpresuar në mbajtjen e premtimit nga ana e bashkisë, por nuk ka ndodhur kështu. Nga data 24 janar familjet rome jetojnë në mes të shiut dhe të ftohtit.  “Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se sistemimi i këtij komuniteti rom duhet bërë menjëherë, jo vetëm për arsyet humane, por edhe sepse një gjë e tillë parashikohet nga strategjia përkatëse e miratuar nga Qeveria jonë. Nënvizojmë se duke mbajtur premtimin e dhënë ndaj këtij komuniteti, Bashkia e Tiranës do të kontribuojë në rritjen e besimit të shtetasve ndaj tij si pushtet vendor. Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje organeve kompetente dhe kryesisht Bashkisë Tiranë që me urgjencë të marrë masa për sistemimin e këtyre familjeve rome në një mjedis të përshtatshëm për të jetuar”, thuhet në njoftimin zyrtar. Familjet rome janë të ardhura nga Elbasani katër vite më parë dhe janë vendosur në afërsi të Liqenit Artificial  të Tiranës, ku  jetonin në baraka dhe çadra të ndërtuara prej tyre.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Holanda shpall te ligjshme partine e pedofileve

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 59 here.
Holanda shpall te ligjshme partine e pedofileveNjë gjykatë lokale në Hagë ka marrë një vendim krejt të papritur duke e shpallur të ligjshme partinë e pedofilëve (PNVD). Ky vendim u bazua në lirinë e shprehjes dhe kështu nuk u vendos kufi në krijimin e kësaj partie. Madje ajo u njoh zyrtarisht edhe nga qeveria e Holandës. Pra, në këtë rast, liria e të shprehurit funksionoi kundër të drejtave të fëmijëve. Qëllimi kryesor i kësaj partie është: - Legalizimi i kontakteve seksuale mes të rriturve dhe të miturve 12...Lexo te gjithe artikullin »


» Holanda Shpall te ligjshme partine e pedofileve
» Gjeorgji, parada gay, dhjetera te plagosur
» Fillimisht ndertesa, me pas katet nentokesore… Kjo ndodh ne Kine
» “Festat e Berluskonit ishin nje tubim prostitutash”
» Vajza balerine, me kembe proteze, sfidon konkurrentet e saj
» Propozim nen ujevare
» Vajza me gjysme trupi merr pjese ne olimpiaden e notit
» Tradhtia, ia pret testikujt burrit 61-vjecar
» Dasma, nje perralle nga e kaluara
» Vazhdon mallkimi i familjes Kennedy

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit