Tirane- Ministri i Jashtem, Lulzim Basha nuk eshte paraqitur sot ne Prokurorine e Tiranes, pas thirrjes se prokurorit te ceshtjes *Durres-Kukes*, Arben Kraja. Ish-ministri i Transporteve akuzohet per shperdorim me detyren duke i shkaktuar nje dem prej 230 milion eurosh, shtetit.
Sot ne oren 14.00 kur pritej qe ne Prokurorine e Tiranes te shkonte ministri Basha, eshte pare te hyje vetem avokati i tij Zef Nikaj. Ai ka qendruar pak minuta me prokurorin e ceshtjes. Burime nga prokuroria konfirmojne se Nikaj nuk ka pranuar te firmose asnje shkrese, sic i eshte kerkuar nga organi hetimor. Ndersa nuk behen te ditura arsyet e mosparaqitjes se Bashes, i cili tashme eshte thirrur si i pandehur ne prokurori. Avokati i tij eshte larguar pa u prononcuar edhe pse ka patur nje interes te madh te medias qe prisnin para dyerve te prokurorise.
Ministri pa imunitet, Lulzim Basha, eshte njohur nje muaj me pare me raportin perfundimtar per abuzimet e medha ne rrugen *Durres-Kukes*. Sipas burimeve, rruga *Durres-Kukes* i ka shkaktuar nje dem prej 230 milione euro shtetit. Basha ne fillim ishte vetem i pyetur ne prokurori ndersa 4 dite me pare eshte komunikuar vendimi i prokurorit per te hetuar mbi ish-ministrin e Transporteve, aktualisht minister i Jashtem. Pra tani ai eshte i pandehur, per kryerjen e vepres penale te *shperdorimit te detyres* dhe *ushtrimit te ndikimit te paligjshem tek funksionaret e zgjedhur* ne bashkepunim me dhe ish-drejtorin juridik prane Ministrise se Transporteve, Andi Toma.
Tashme rruga Durres-Kukes do te kete ne banken e te akuzuarve, ministrin e Jashtem Lulzim Basha, qe ne kohen e firmosjes se rruges ishte minister i Transporteve. Sot ishte dita e pare kur Basha duhet te paraqitej ne Prokurori si i pandehur. Avokati i tij Zef Nikaj eshte shprehur diten e marte se *sipas flete-thirrjes njoftohet klienti im Lulzim Basha te paraqitet me daten 27 nentor ne Prokurorine e Pergjithshme". Po keshtu ai ka shtuar se vete Basha do te shkoje ne Prokurori. Por perkunder asaj qe deklaroi avokati dy dite me para, ministri Basha nuk iu pergjigj sot kerkeses se Prokurorit.