Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ç’eshte ky inat ndaj tokes?

Publikuar me : 16.10.2011 Ne : Kuriozitete - 51 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Shpërdorimi i tokës bujqësore në vend është një fenomen që haset kudo në forma të ndryshme. Diku nëpërmjet ndërtimeve pa kriter, erozionit apo hapjes së rrugëve të reja. Gjithandej gjenden shtëpi apo ndërtime të tjera që kanë hedhur themelet mbi tokë të punueshme ose siç thirret në gjuhën popullore “toka e bukës”. Mania për të zbritur në fushë i ka kapur të gjithë. Është e lehtë, ajo që mendohet rëndom është se ndërtimi në “fushë” do më pak shpenzime, je afër rrugëve nacionale dhe më kryesorja, je në tokën tende. Kjo e fundit nuk është kusht që duhet plotësuar domosdoshmërisht, çmenduria e viteve të fundit e ka vërtetuar më se miri këtë.

Nga çdo rreth i Shqipërisë raportohen të dhëna për zënie të tokës bujqësore nga ndërtimit. Ky fenomen është ndalur disi që prej fillimit të procesit të legalizimeve, por njeh hov të madh në përgjatë fushatave zgjedhore. Rasti konkret ishte fushata për zgjedhjet e fundit lokale, ku në çdo cep të vendit mbinë ndërtime të panumërta një pjesë e mirë e tyre mbi tokë bujqësore.

Përgjatë këtyre dhjetë viteve të fundit, në vend janë ndërtuar shumë rrugë të reja që kanë përmirësuar dukshëm infrastrukturën. Por, pjesa më e madhe e tyre janë ndërtuar mbi tokë bujqësore. Rasti i parë ishte ai i autostradës Tiranë-Durrës, për të cilën u sakrifikuan dhe sakrifikohen ende qindra hektarë tokë bujqësore. Rruga u projektua mes përmes fushave, pa marrë parasysh ruajtjen e tokës. Shembull të gjithë ka gjithandej nëpër vend, por më i riu është ai i autostradës Levan-Vlorë. Që në nisje deri në hyrje të qytetit të Vlorë, rruga kalon në pjesën më të madhe nëpër “tokë buke” ose përmes ullishtave.

Alarmi për mbrojtjen e tokës bujqësore është dhënë që në fillim të viteve ’90 nga ish-Presidenti Ramiz Alia dhe është përsëritur thuajse nga të gjithë ministrat e radhës kanë drejtuar Ministrinë e Bujqësisë.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Xhuxhi i shtate i KQZ-se

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 37 here.
Andi Kananaj Xhuxhi i 7 duhet do të jetë viktimë e numrit që mban mbi krye. Ai duhet të jetë mrekullia e 7, pasi të kalojë 7 male me vota, për t’u kthyer në një Qeros të denjë për përrallën e vet. Magjia e numrit 7, do të jetë garancia që zgjedhjet nuk do të vidhen si 7 herët e mëparshme. Përzgjedhja nuk duhet të jetë qesharake si emisioni 7×7, dhe nuk do të tregojë për martesën e lumtur me princin, pas seksit me shtatë burra shtatshkurtër. Xhuxhi i 7, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Imuniteti i gjyqtareve, pengese apo justifikim
» Rinia perballe krizes
» Teopolitika dhe kandidatja e Vatikanit
» Reforma e notave ne arsim, urgjente
» Partia e Ekremit, antikushtetuese
» Klima e biznesit te huaj dhe pasiguria
» Diploma pa dije
» Kujdes me termat e ligjit!
» Lojerat e fatit dhe nje debat i munguar
» PD-PS, lufte per te vjedhur pushtetin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit