Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Rajoni - 84 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një tentativë për një vetëvrasje është realizuar ditën e sotme në Poloni nga një prokuror, në të cilën po mbronte çështjen në lidhje me përplasjen e aeroplanit, ku humbi jetën ish-presidenti Lech Kaczynski.
Prokurori ushtarak polak, Mikollaj Pshibil, ka kryer këtë akt të rëndë pa përfundimit të një konference, në të cilën ai ka mbrojtur hetimin ushtarak lidhur me rrjedhjet e informacioneve për përplasjen e aeroplanit.
Ndërsa ka kritikuar mediat në lidhje me publikimin e informacioneve të kësaj ngjarje të rëndë, ai ka shtuar se prokurorët kanë të drejtë të kërkojnë incizime të telefonave të gazetarëve, që raportojnë në lidhje me këto hetime.