|
“Falja e gjakut”, pse nuk mbeshtetet premiera
Publikuar me : 21.06.2011 Ne :
Kulture - 182 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'Producenti shqiptar i filmit “Falja e gjakut” me regji nga Joshua Marston, reagon pse bordi i Qendres Kombetare te Kinematografise refuzoi mbeshtetjen e premieres se ketij filmi ne Shqiperi. Andamion Murataj i shtepise filmike “Lissus”, ne deklaraten e te enjtes ne mbremje thote se “me kete vendim, QKK ne menyre absurde i refuzon filmit mbeshtetjen e institucionit qendror te kinemase shqiptare.
Nderkohe qe pas fitores se Ariut te Argjendte ne festivalin Berlinit, filmit i kane ardhur ftesa per pjesemarrje nga nje sere festivalesh te Kategorise A, ku ne shpresojme te nderohemi me cmime te tjera”. Murataj kujton qendrimin nihilist te QKK qyshse nisi prodhimi i filmit. “QKK kurre nuk arriti dot te behet nje institucion perfaqesues kombetar dhe partner i denje per kompanite nderkombetare, duke humbur oportunitetin e bashkeprodhimit te filmit me te suksesshem te kinemase shqiptare.
Ky film u be i mundur vetem me buxhet te financuar 100perqind nga fonde te huaja, gje qe nuk i ben nder Shqiperise, pasi kurre me pare nuk jane prodhuar filma te ketij niveli ne Europe pa suportin e domosdoshem lokal”. Murataj, pa saktesuar kur, garanton se edhe pa kete mbeshtetje premiera ka per ardhur ne Shqiperi. Ai shpreh keqardhje per vendim qe “shkon kunder interesave kombetare te kinemase Shqiptare” dhe shpreson se do te rishikohet.
Me 16 qershor Bordi Miratues i Projekteve te QKK mori vendim per projektet alternative qe kane te bejne me festivale te filmit, botime e promovime. Nder to ishte projekti per “Distribucion per filmin artistik me metrazh te gjate “Falja e gjakut”, paraqitur nga “Lissus Media” sh.p.k. Bordi vendosi qe te marrin mbeshtetje financiare projektet Teme Diplome te studenteve, Dega regji filmi & Tv- 2011”, Festivali Nderkombetar i te Drejtave te Njeriut 2011; Festivali Nderkombetar i Filmit te Animuar “AniFest Rozafa 2011”; Dite te Filmit Modern Rus ne Shqiperi; Takimi i pre-selektoreve te Festivalit Nderkombetar te Filmit te Berlinit ne Shqiperi dhe Fee per programin “Producers on the move” te organizates EFP gjate festivalit te Kanes. Tre te fundit jane projekte te QKK. Artan Minarolli, kryetar i Qendres iu pergjigj “Shekullit” per disa pyetje mbi vendimet e mesiperme.
Ka koment Qendra per deklaraten e producentit “Falja e gjakut”?
Vete bordi nuk beri asnje koment. Thjesht e rrezoi projektin per distribuimin e filmit. Une si kryetar i Qendres, jashte kompetences se Bordit, mund te them kete. Asnjehere nuk ka ndodhur qe distribuicioni i nje filmi shqiptar te behet nga QKK. Nuk ka ndodhur qe QKK te mbeshtete premierat e filmave qe ajo nuk i financon. “Falja e gjakut” nuk eshte financuar prej nesh.
Shtepia filmike e sheh qysh prej fillimit si te qellimshem mosmbeshtetjen e projektit.
Keto jane biseda te tejkaluara tashme. E verteta eshte qe “Falja e gjakut” nuk u financua sepse xhirimet e filmit jane bere ne mars, kurse bordi i QKK eshte mbledhur ne qershor. Zoti Andamion Murataj e di shume mire kete. QKK asnjehere nuk mund te financoje projekte qe jane xhiruar. Ligji thote qe financohen projektet per film jo prodhimet. Ligji eshte i qarte ne kete pike. Me regjisorin Joshua Marston e kemi diskutuar qe nese xhirimet do te shtyheshin, QKK do te mendonte per mundesine e financimit te filmit.
Me vjen shume keq qe ky problem ngaterrohet me ceshtje te tjera.
Ditet e filmit modern rus me sa para i mbeshtesni?
Fondi per filmin rus eshte minimal. Ne ndihmojme vetem per mjediset, kurse per te ftuarit, regjisore ruse, mbulohen nga Ambasada Ruse ne Tirane.
Ju po mbeshtesni per te katertin vit projektin e te rinjve regji filmi dhe TV te Akademise se Arteve. A e keni pare nivelin?
Akademia nuk ka asnje lloj fondi dhe kinemaja ne tavoline nuk behet. Studenti kete hap te prodhimit te filmit duhet ta mesoje ne kete faze si ndertohen marredheniet me ekipin me producentet. Ky eshte qellimi.
I mban parasysh bordi rezultatet e projekteve qe miraton?
Prandaj u kthyen mbrapshte 15 projektet e filmit te shkurter artistik. Asnje nga ata nuk ishte skenar per film. Ata dalin jashte gjinise se filmit te shkurter. Vijne me skenare qe jane tregime ose novela. Dhe problemet thelbesore te trajtuara dobet. Kjo mund te provohet. Ka ndodhur qe kur skenaret jane kthyer me qellimin per t’i risjelle te perpunuar, autoret sjellin te njejtin skenar. Kjo eshte arsyeja qe vendimi i bordit ishte drastik. Heren tjeter ta mbajne parasysh kerkesen per nje nivel me profesional.
Elsa Demo
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine :
Kulture - Lexuar : 46 here.
"Zhizel i Fundit", puna e fundit e Agron Aliajt, dhjetor 2011
Valeria Dedaj
Elsa Demo
Mëngjesin e së enjtes, në repartin e reanimacionit të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” u nda nga jeta koreografi shqiptar Agron Aliaj në moshën 79-vjeçare. Lajmin e bënë të ditur të afërm të familjes Aliaj të cilët prej 7 marsit, kur maestroja u aksidentua, e kanë shoqëruar nga një spital në tjetrin. Kohët e fundit Aliaj, në gjendje të paralizuar kishte lënë...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Underground
» Viti i dyte vazhdon me shlyerjen e borxheve
» Nje kengetar ne gjuhen latine per Carl Orff-in
» Kuaj dhe bicikleta. Po viti ’97?
» Vlore, mbyllet Aulona Folk
» “Orient Expresto”, jazz nga Kroacia
» Jeta dhe dashuria ne komunitetin gay
» Koncert premiere nga William Walton
» Rona Nishliu, mjaft mire si fillim
» Shekspiri nga Ballkani, mire dhe keq
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|