Jane shtuar zerat nga Europa qe i kerkojne klases politike shqiptare ta zgjidhe vete krizen e saj. Ditet e fundit, komisioneri per zgjerimin, zoti Stefan Fule, e ka perseritur dendur kete kerkese, duke referuar edhe mjetet qe Shqiperia ka e duhet te perdore, sic jane Gjykata, Kushtetuta, Institucionet.
Ne pamje te pare, ky qendrim duket si shprehje respekti dhe besimi ne aftesite e elites dhe institucioneve shqiptare. Shqiperia ecen e duhet te ece vete tani qe eshte bere anetare e NATO-s dhe po kerkon te marre statusin e vendit kandidat ne BE!
Mirepo, po te mbahet parasysh deshtimi i deritanishem i perpjekjeve te Europes per zgjidhjen e krizes sone politike, vetiu te shkon mendja se ky qendrim nuk ka te beje me shprehjen e respektit. Duket me shume si lodhje e Europes me ne, madje edhe si braktisje, qofte edhe e castit. Zgjidheni vete!
Ne qe nuk zgjidhem gje deri me sot ne pranine e delegacionit te madh te Keshillit te Europes, me ndihmen e zyrtareve me te larte te Komisionit per Zgjerimin, me ecejaket aktive dhe fort dashamirese te ambasadoreve Widhers te SHBA-se, Montobio te Spanjes, Lohan te BE-se dhe Boch te OSBE-se, ne pra qe i kthyem duarbosh gjithe keta partnere, gjithe keta miq, gjithe keta ndermjetes, duhet ta zgjidhim vete, duhet te vrasim veten e te zgjidhim vete!
Ne fakt, ne kete kontekst, kjo formule me shume kuptime, ka edhe kuptimin e ndeshkimit. Ju ndeshkojme ta gjeni vete zgjidhjen per krizen tuaj! Koha ka filluar! Po nuk e gjetet, kriza do tju perpije ne vorbullen e saj te gjitheve.
A vertete besojne ne Europe se qeveria dhe opozita e Shqiperise mund te ndertojne vete, pa ndermjetesim, nje dialog te frytshem qe do ti jepte fund krizes? Nuk besoj! Te kerkosh dialog brenda institucioneve, te kerkosh zgjidhje brenda parlamentit - kjo eshte parimore. Ne duhet ti falenderojme zyrtaret europiane qe nuk merziten te na perserisin pa pushim mesazhe te tilla te drejta.
Por, ne emer te miresjelljes, e kemi per detyre tu themi keto mesazhe nuk mjaftojne me, nuk tingellojne me dhe nuk lidhen me me krizen shqiptare. Kuvendi i Shqiperise e konsumoi boterisht vullnetin e shumices qeveritare per te mos e zgjidhur krizen, duke ngritur nje komision hetimor te njeanshem, te pavlefshem, qe ka mbetur ne leter.
Kriza shqiptare ka ekspozuar para botes dobesite e institucioneve qe jane dobesite e demokracise ne kete vend. Kriza e refuzimit te transparences se zgjedhjeve ka bere vetvetiu, pa dashje, nje transparence te nje lloji tjeter transparencen e frikes se qeverise per tu perballur me hetimin parlamentar te kutive te votimit; transparencen e nje sistemi ku arbitrariteti ka vene ne gjunje garancite.
Shumekush ne Europe dhe ne Shqiperi nuk e kishte ditur kete. Por e mori vesh, fale krizes qe po nxjerr ne drite te verteten e Shqiperise.
Shumica e PD-se, me mbeshtetjen e PS-se, ka prishur vitin e kaluar disa balanca jetike te pushteteve, duke i lene krizat eventuale pa menaxhim institucional, ne meshiren e fatit, apo ne meshiren e paleve antagoniste.
Presidenti i Republikes, edhe pse nuk i mungon dashja dhe vullneti, eshte rezervuar te konsumohet ne role dhe ne zgjidhje qe nuk i sheh te mbeshtetura qarte ne kompetencat e tij.
Ne keto kushte, per tu bere ajo qe po kerkon Europa, nuk mbetet gje tjeter, vecse Berisha ti telefonoje Rames per te vendosur se bashku zgjidhjen e ngercit. Kjo do te ishte zgjidhja me e mire.
Une mendoj se kete zgjidhje pret ajo pjese e Europes qe na kerkon me sinqeritet ta zgjidhim vete problemin. Nuk po thote kush nuk ekziston problemi. Po thone zgjidheni. Kushdo qe ka dy para mend e merr vesh se kjo thirrje i drejtohet pikesepari kryeministrit te vendit.
Por telefonata e Berishes duket nje utopi per momentin. Berisha eshte perfshire ne nje loje nervash me opoziten, me mendimin se sakrifica e grevisteve te urise ka nje limit, ndersa ai eshte komod ne pritjen e tij.
Ai nuk po kerkon zgjidhje, sic e keshillon Europa, por po pret te dorezohen grevistet, te terhiqet Rama. Eshte e cuditshme se si mund ta mendoje kete nje politikan profesionist, qe e ka provuar vete se cdo te thote te ngresh ne kembe nje levizje politike kaq popullore.
Ne levizje te tilla ka nje moment ku levizja e drejton liderin po aq sa lideri levizjen. Ne mos me shume. Ne kete pike eshte sot levizja e opozites per transparencen e kutive.
Kushdo ka te drejte ta lexoje sipas mendjes se vet kerkesen e Europes zgjidheni vete. Shume njerez e lexojne edhe si nje nxitje per tu derdhur edhe me shume ne protesta demokratike te pandalshme.
Pervoja ka treguar se kreret politike te Shqiperise dhe vete kryeministrit aktual nuk vine te zgjidhja e duhur ne kohen e duhur, por vetem kur mbushet kupa. Keto zgjidhje kane kosto te larte dhe nuk u dihet asnjehere fundi.
Barra eshte edhe besim, thote nje fjale e urte.
Ne e falenderojme Europen qe na nxit ta zgjidhim vete krizen. Pa u futur ne kuptimet e shumta te kesaj keshille, duhet ti themi Europes me ndershmeri, sot dhe jo neser Duam ta zgjidhim vete, por gjerat jane pleksur ne ate menyre sa nuk e bejme dot.
Kemi nevoje per ndihme urgjente nga Europa dhe SHBA-ja. Kemi nevoje per ndihme konkrete, qe nuk mbetet ne rrafshin e parimeve te pergjithshme. Kemi nevoje qe Europa te hyje ne permbajtjen e krizes.
Kemi nevoje qe zyrtaret e Komisionit per Zgjerimin, por edhe te tjere qe merren me Shqiperine, te lexojne raportin e OSBE-ODHRI-i, ku pertej dy tre fjalive me karakter politik qe jane shtuar ne Vjene, vezhguesit e terrenit kane listuar te gjitha shkeljet e Kartes se Kopenhagenit ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009, perfshire numerimin e keq dhe shume te keq ne nje te treten e territorit. Po aty, vezhguesit kane gdhendur frazen fatale se besimi i shqiptareve te zgjedhjet eshte demtuar rende.
Me tej, Europa do te na ndihmonte shume po te shohe e reflektoje mbi kutine e Ruzhdijes, e vetmja qe eshte hapur. Do te na ndihmonte shume po te shohe se dy parti politike, PDK dhe LZHK, kane bere padi penale per manipulim te zgjedhjeve, e para ne prokurorine e Shkodres, e dyta ne ate te Tiranes, por, si ne nje perbetim te pergjithshem kunder transparences, edhe rruga e prokurorise rezulton e mbyllur per opoziten.
Se fundi, Europa do te na ndihmonte shume nese e merr dhe e sheh me syte e vet Kushtetuten e Shqiperise, nese bindet vete se cili eshte neni, cila eshte klauzola qe ndalon hetimin parlamentar te kutive.
Te gjithe jemi dakord qe hetimi te respektoje Kushtetuten dhe te garantoje transparencen. Por, me kete formule qeveria luan sikur Kushtetuta nuk lejon hapjen e kutive. Europa ka degjuar qeverine dhe ne nuk mund ta qortojme pse i ka besuar qeverise sone.
Por eshte momenti ta shohe me sy, eshte momenti ta kerkoje te perkthyer nenin qe ndalon transparencen. Ky nuk eshte cenim i sovranitetit. Posaqe Shqiperia synon te behet pjese e Europes, Europa ka te drejte ta luaje kete rol ne Shqiperi. I lutemi!