Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Çfare i ndodhi Martes?

Publikuar me : 22.05.2011 Ne : Kulture - 495 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ledia Kostandini eshte nje artiste e re e artit vizual. Ajo eshte fituese e Çmimit Ardhje per artin bashkekohor, cmim qe i jep nje shteg integrimi nje artisti te ri. Punet e Ledias, 28 vjec, jane shfaqur shpesh dy vitet e fundit.
Ne Onufri 2010 ai mori pjese me instalacionin Beton pambuku ciklamin. Ishte makineri betoni loder e maskuar si nje karroce topsheqeri.


Ne ekspoziten Çfare i ndodhi Gjeneralit? ne muajin prill, ne Galerine e Fakultetit te Arteve Pamore ajo prezantoi instalacionin Filma me kartone ku serish me nje karakter komik, ajo trajton ne pese televizore kartoni nje marredhenie te filmave te vjeter te Kinostudios me aktualitetin mediatik.
Ne ardhje ku konkurroi krahas 6 artisteve te rinj qe jetojne e krijojne brenda dhe jashte Shqiperise, Ledia mori pjese me kete instilacion dhe dy tablo, vaj ne kanavace Drejt Evropes dhe Çlirim 2010.


Juria nderkombetare i vleresoi me cmim veprat e saj per koherencen e kerkimit artistik, koherencen ndermjet konceptit dhe formes tek vepra, mundesine e ecurise dhe te rritjes, te bindur se per artistin e zgjedhur, rezidenca ne Nju Jork do te jete nje mundesi per nje zhvillim te metejshem ne krijimtarine e saj. Juria e ka konsideruar te vlefshem perdorimin e materialeve te arkivit qe ka bere Ledia Kostandini, aftesine e saj per te pervijuar lidhjen ndermjet se kaluares dhe te tashmes, dhe artikulimin ne nje plan shume personal te mediumeve te ndryshme, nga piktura te instalacioni dhe te fotografia. Prandaj i jepet ky cmim.
Ekspozita Ardhje eshte e hapur ne Galerine e Fakultetit te Arteve Pamore deri me 24 maj.


Ledia, duhet te te kene kerkuar shume durim keto pune ne mbledhjen e materialit, perpunimin, zbatimin e idese. Si ndodhi procesi per Filma me kartone?

Une jam njohese shume e mire e filmave te prodhuar nga Kinostudio Shqiperia e Re. Brazdat eshte nje nder ta. Duke ndjekur kete film, me beri pershtypja biseda e ciftit protagonist, i shoqi qe i thote bashkeshortes Tani je bere traktoriste, nuk je me ajo Marta delikate qe njoh une. Personazhit te traktoristes, ne rol aktorja Elida Janushi, i kishin dhene disi trajta mashkullore. Nga kjo skene dhe duke pasur parasysh qe sot qarkullojne modele femerore krejt e kunderta e asaj Marte, me lindi deshira te beja disa personazhe ne forme teatrale. Kerkimeve te mia ne internet me emrin Marta iu pergjigjen kryesisht skena erotike. Me dilnin ca Marta te cuditshme. Atehere kam marre trupin e nje Marte te tille, kam perpunuar kartonin dhe e kam bashkuar me portretin e atij personazhi femeror te realizmit socialist.

Marta njeh nje transformim te vazhdueshem ne perzierjen me modelin Lady Gaga, me personazhe nga seriali amerikan Sex and City. Perse e shkuara me te tashmen shikohet nepermjet televizionit?

Eshte nje forme qe kam gjetur per te lidhur dy kohet. Filmat shqiptare, qe ua di historine, batutat, trillin, po edhe trajtat naive, tani kemi filluar ti kuptojme ndryshe, ndersa dikur i merrnim ashtu sic ishin.
Por une marr shkas edhe nga dokumentaret. Vizita e Xhorxh Bushit ne televizorin qe eshte veshur me shami aksioni, nderthur disa personazhe nga Çifti i lumtur te cilet i kam lidhur me harene e asaj dite ne Tirane. Dikush mban pankarten ku shkruhet Welcome Gods Messenger. Mua me duken ndonjehere sikur kohet jetojne paralelisht.
Trajta e televizorit ben qe edhe vete publiku te jete kurioz e te shohe cfare ndodh aty brenda.



Sa ka lidhje kerkimi yt me nostalgjine?


Une jam nostalgjike per feminine time, per teatrot me kukulla, per filmat me kartona qe kam pare dikur. Ndersa prisja dhe ngjisja kartonat per kete cikel punesh, me dukej sikur merrja pjese ne ate kohe. Jam munduar ti trajtoj filmat duke shkuar drejt asaj kohe. Une informohem per ate kohe dhe duke qene prezent ne nje kohe tjeter. Ironizoj realitetin sot duke perdorur te shkuaren.


Ti thua se ka spontanitet ky proces, por u bene tri vjet qe e trajton ne forma te ndryshme kete tematike, kete motiv, edhe ne pikture, dhe arrin te besh nepermjet karakterit komik nje zhveshje te skemes se realizmit socialist ne kinemane shqiptare.


Te gjithe e dine sa e rende ka qene ajo kohe, por si nje brez tjeter kam mundesine ta trajtoj ndryshe. Im ate nuk ka pasur mundesi ta studioje kohen e vet. Ndersa une jam e interesuar ta njoh kohen qe ai ka jetuar. Shpesh e pyes ate, i pyes, sa here me jepet rasti, te afermit e mi. Keto biseda jane nje lloj clirimi dhe nepermjet tyre bej krahasimet e mia.

Si reagon babai?


Ai argetohet pa mase ne menyren se si e shoh une kohen e tij. Me thote qe i pelqen ta shohe me ane te syve te mi rinine e tij. Patjeter qe ai me njeh mire, njeh botekuptimin tim.
Babai ka qene mesuesi im i pare, jo ne kuptimin tutorial te fjales. Ai eshte shume i hapur kundrejt rrymave te reja te artit, edhe pse fizikisht jeton i mbyllur, ne qytetin tim te lindjes, Pogradec.


Ti ke e shtrire kete motiv dhe perpunuar ne mjete te ndryshme, nga piktura, te instalacioni, animacioni, po edhe fotografia.


... te animacioni tredimensional por i palevizshem. Mund te mos reshtesh duke bere te njejtin motiv dhe te ndryshosh vetem formen. Jam akoma ne eksplorim te teknikes. Pikturat duken qe kane ndikim nga fotografia. E rendesishme eshte te jem e drejtperdrejt ne ate qe them. Imazhet e mia jane gjithmone te qarta, figurative. Nuk dua te jene te fshehta, misterioze. Une e cmoj kontaktin me jeten dhe boten.


Dy tablote qe plotesojne prezantimin tend ne Ardhje, jane te tilla, te drejtperdrejta per natyren politike.


Jane shenja te politikes. I kam bere ne nje moment qe kam qene shume e nevrikosur me politiken. Jam ndikuar nga imazhet mediatike te aktualitetit, por ne kete rast edhe nga imazhet ne revistat e dikurshme si Ne sherbim te popullit, Ylli. Ne keto skena masive e festive jane disa shenja te vogla qe e sjellin ne kohe situaten, ngjyrat e flamujve ne nje feste per pervjetorin e Çlirimit. Kjo fjale gjen nje reference me te sotmen jemi te lire, mund te levizim lirisht jashte, skemi nevoje per viza, mund te bejme cte duam! Jemi ne vitin 2010 kur ndodhi clirimi i madh i Shqiperise.


Te gjitha keto, mund ti konsideroj vetem si nje reflektim permbi jeten aktuale, e cila si atehere, fatkeqesisht duket e lidhur ngushte me perjetimet e ngjarjet politike. Shpesh me duket sikur asgje nuk ka ndryshuar ne drejtim te raportit politike-popull dhe sidomos ne lidhje me manipulimet qe behen ne kurriz te ketij te fundit. Historia perseritet si nje deja vu ne skena te shumta. Euforia politike eshte ndonjehere ajo qe jo vetem mbulon te verteten por edhe mund te luaje padrejtesisht me endrrat e njerezve.
Kam studiuar pikture monumentale dhe me pelqen akoma dimensioni impozant ne pikture qe ruhet edhe ne keto dy tablo.

Si e interpreton efektin e televizionit te njerezit?

E kam ndjekur me vemendje marredhenien e shqiptarit me televizionin, dhe e konsideroj nje histori dashurie te perhershme. Njihet veshtiresia per ta pasur si objekt, dhe kjo ka bere qe shqiptaret te dashurohen edhe me shume me te, dashuri qe ka ndryshuar me evoluimin e teknologjise. Kjo duket drejtperdrejt te punet e mia. Me intrigon po aq edhe menyra si jane renditur kanalet, si jane ndikuar nga kanalet e huaja. Dhe eshte vetem nje stacion qe jep 24 ore filma shqiptare. Aq i vogel eshte ai informacion, te njejtin film e sheh njehere ne dy jave, sa ben pyetjen Çfare informacioni kane pertypur shqiptaret per dekada me radhe? Kurse sot eshte nje mori informacioni pa fund qe shfaqet dhe iken dhe ndoshta nuk futet aq thelle ne trup. Kjo mua me ben pershtypje.

Punet e tua kane nje gezim feminor, kane kuriozitetin e njeriut te rritur qe nuk ka distance me boten. Punet te Onufri dhe ne Ardhje e treguan kete.


Me ndodh qe une te reflektoj aty veten time dhe eshte e vertete qe une ruaj ne vete nje bote feminore. Pergjithesisht une keshtu jetoj. Merrem me ilustrime dhe botime per femije. Merrem drejtperdrejte me boten e femijeve.

Eshte edhe bota e njeriut qe vjen nga provinca dhe jeton ne nje qytet te madh ku flitet shume e behet shume pak, por qe kuriozitetin e ruan.


Kam jetuar gjysmen e jetes ne Pogradec, akoma i kam te gjitha kontaktet me ate realitet. Prinderit e mi jetojne atje. Mendoj per njerezit qe jetojne atje, menyren se si konceptojne jeten. Kur jam ketu nuk mendoj, sepse me merr vorbulla e ketushme. Ndonjehere Tirana me duket e huaj, sepse i perkas akoma atij vendi, Pogradecit, i cili reflektohet ne botet e vogla te njerezve, te psikologjia dhe intimitetet e tyre.


Gjate kohes se Akademise kam qene shume afer me vitet qe kisha lene pas ne Pogradec dhe kam punuar mbi temat e botes se vogel, jam marre me intimitet e njerezve ne kuptimin e vertete te fjales. Puna e diplomes trajtonte pikerisht kete nje qytet ne levizje, ajo qe une kisha ndeshur ne Tirane, nje qytet pa identitet ose qe nuk do te te ofroje shume identitet. Pergjimi e quaja.



Kane ndryshuar shijet e tua per artin pamor?

Ne Lice kam qene e ndikuar nga impresionizmi. Kam kopjuar nje pjese te mire te puneve te Sezanit, Van Gogut. Prej impresionisteve mesova te perdor ngjyren, kontrastin e ngjyrave dhe penelaten. Pak nga pak njoha fotografine dhe u largova disi nga natyra duke u lidhur me fotorealizmin. Jam e prirur drejt nje realizmi metafizik.


Me vone do te ndikohesha prej Eduard Hopper-it, prej piktures se tij me skena pezull dhe personazhe ambig qe ska rendesi ti kuptosh cfare duan te thone. E admiroj trajtimin qe Hopper i ben karakterit provincial brenda ne Nju Jork. Çdo njeri duket sikur prek boten e tij brenda asaj bote aq te madhe.
Tani besoj do te kem mundesi ta shoh nga afer. Hera e pare qe dal jashte kontinentit.

Kjo rezidence ne Nju Jork, cfare te ofron?


Prezantim ne nje tjeter atmosfere, njohje me kuratore, drejtues galerish, artiste te Evropes Lindore. Ne gjashte jave ke mundesi te marresh pjese ne open studios. Kjo eshte nje menyre se si nje artist vizual ecen perpara dhe kontaktet jane te rendesishme.. Nje nder te metat e mia eshte pikerisht mungesa e kontakteve me boten e artit bashkekohor pertej Shqiperise. Eshte e veshtire dhe kur nuk je ne konkat fizik me prurjet e ketij arti boteror, eshte e kote. Nje artist vizual ne Shqiperi duket se ndodhet ne nje hapesire te lire por shpesh te paorientuar.
Çmimin Ardhje e shoh si nje shtyse. Asgje me shume. Nuk dua qe te tjeret te te njohin vlerat e me pas keto vlera te shuhen tek ty. Ky eshte rreziku qe provon artisti.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Lamtumire maestro!

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 46 here.
Lamtumire maestro!"Zhizel i Fundit", puna e fundit e Agron Aliajt, dhjetor 2011 Valeria Dedaj Elsa Demo   Mëngjesin e së enjtes, në repartin e reanimacionit të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” u nda nga jeta koreografi shqiptar Agron Aliaj në moshën 79-vjeçare. Lajmin e bënë të ditur të afërm të familjes Aliaj të cilët prej 7 marsit, kur maestroja u aksidentua, e kanë shoqëruar nga një spital në tjetrin. Kohët e fundit Aliaj, në gjendje të paralizuar kishte lënë...Lexo te gjithe artikullin »


» Underground
» Viti i dyte vazhdon me shlyerjen e borxheve
» Nje kengetar ne gjuhen latine per Carl Orff-in
» Kuaj dhe bicikleta. Po viti ’97?
» Vlore, mbyllet Aulona Folk
» “Orient Expresto”, jazz nga Kroacia
» Jeta dhe dashuria ne komunitetin gay
» Koncert premiere nga William Walton
» Rona Nishliu, mjaft mire si fillim
» Shekspiri nga Ballkani, mire dhe keq

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit